7.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Janar 2025

Nga Agim Picaku.

Nga Agim Picaku.
——-
Gjovalin Bushi,ç’më kujtove Shirokën e madh o njeri i mirë!L'immagine può contenere: 8 persone, matrimonio
……..
Në vitet ’30,Frederik Shiroka sëbashku me personalitete të shquara të kulturës,artit e shkencës,studionte në Austrinë mike e të civilizuar.Ai sëbashku me Çabejn,Poradecin,Budën,Inxhinier Xhadrin etc…,ishin brezi i shkëlqyer i studentëve që u kthyen në Shqipëri për të hedhur themelet e shkencës,kulturës dhe të mjekësisë shqiptare.E vura këtë titull për faktin se Dr.Gjovalini më kujton mua dhe qindra e mijëra njerëzve që e njohin,të paharruarin Frederik Shiroka dhe veprën e tij të shquar e humane të sanksionuar 2400 vite më parë në betimin e Hipokratit.Dr.Gjovalini dhe kolegët e tij,kanë shpëtuar qindra jetë njerëzore falë përkujdesjes shembullore,humanizmit e aftësive të tyre profesionale e shkencore.Eshtë i njohur tashmë fakti se Shqipëria e përllogaritur për numrin e banorve,ka numrin më të madh të aksidenteve automobilistike në Europë,e pjesa dërmuese e këtyre rasteve i drejtohen Repartit të Traumatologjisë në Kryeqytet duke e “detyruar” Dr.Gjovalinin e kolegët e tij të luftojnë çdo ditë me vdekjen.Dr.Gjovalini në fillim,kur isha nxënës në shkollën e Perlatit e thurja ëndrra për të ardhmen,mendoja se më sëpaku Mirditorit mund t’i shkonte profesioni i mjekut!E kjo për faktin se historia na imponoi për pesë shekuj të ishim të gatshëm me armë në dorë për të mbrojtur lirinë,besimin te Krishti dhe trojet tona.Kështu unë zgjodha rrugën e ushtarakut,ku u përballa me kriminelët dhëmbë për dhëmbë,humba shumë shokë të mi djem trima e të ndershëm,u plagosa dy herë dhe falë kolegëve të tu të shkëlqyer u riktheva në jetë.Shembulli yt më tregon se mjekët si ti duhen respektuar e madje shejntëruar,sepse ata janë engjëjt e Zotit që luftojnë natë e ditë me vdekjen.Secili vend europian do të krenohej me një mjek e kirurg si ti,por ti vendose të jesh këtu e t’u shërbesh me dashuri,përkushtim e profesionalizëm njerëzve në nevojë që janë bashkëkombasit e tu.Nuk duhet të pendohesh kurrë për këtë vendim që ke marrë,sepse ke fituar prej tyre respektin dhe mirënjohjen e përjetëshme duke ecur me guxim,vendosmëri e sakrifica të mëdha në gjurmët e Shirokës së madh,yllit të ndritur të kirurgjisë shqiptare.E ky fakt e bën krenare jo vetëm Mirditën,por të gjithë Shqipërinë,e cila ka arritur t’i japë mjekësisë së saj figura të shquara të formatit tënd.Një falenderim special për ty dhe kolegët tuaj,sepse jeni luftëtarë të vendosur e të pamposhtur në betejën për jetën!
Agim Picaku.
————
Dr.Gjovalin BUSHI-Kirurg.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.