Kodi i vetmisë si kodi i kohës eterne, ndryshe Kodi i ”Dimrit të vetmisë së madhe …”
Si student i fi llimviteve “70-të, në UT, s’mund të harroj lehtë ndjesinë magjike, misterin që do të sillte mes nesh romani ”Dimri i vetmisë së madhe” i Kadaresë. “Jo sipas moti t e lagështi rës së kriti kës militante, por në frymën e kriti kës letrare akademike” siç do të na këshillonte Umberto Eko, kriti ku i madh italian, mendova t’i rikthehem si një lexim krejt ndryshe, tashmë në liri, këti j romani, ndryshe edhe si një obligim ndaj mungesës së një ballafaqimi serioz të kriti kës sonë me Kadarenë sa real, sa sureal . Larg formës retorike të studimit të një romani synimi im kësaj radhe është evidenti mi i ati j “leximi” që, si për shumë vepra të tjera të letërsisë sonë të traditës, nuk është bërë këto vite, me nënteksti n politi zues: sa paragjykues, sa asgjësues si “vlera muzeale”, apo thjesht historike, as për ”Dimrin e vetmisë së madhe” të Kadaresë. Le të stacionohemi në dy personazhe, fare episodikë, njerëz të thjeshtë, “përfaqësues” të klasës në “fuqi”, sipas doktrinës komuniste: Xani dhe Rremë Huta, i pari fotograf, i dyti fshesaxhi. Xani, me vetëdijen revolucionare se pushteti fi tohet dhe mbrohet me pushkë, fi llimisht vjen në punë me armë(revolver), por, me kalimin e kohës, “për çudi ai u urtësua”, harron revolverin dhe në govatën ku lan fotografi të, ndjehet si në “mbretërinë e përrallave”, ndërsa Rremë Huta, që vigjilencën revolucionare e shikon në kufi njtë e pragmati zmit të ti j: Fshesa, puna, vetvetja. “Qesh, qesh, por më duket ma fute, i thotë një qytetari të huaj”: Ndërkohë që “pritej” vigjilenca (jetojmë apo jo në bllokadë), Rremës i erdhi papritur keq për të: “Kushedi si e ka hallin, i shkreti !” nënvizon autori..Si njihemi me të rinjtë e Rrugës së Dibrës mes të cilëve edhe Arben Struga, si dhe një vajzë me emrin“Kriza e përgjithshme e kapitalizmit”, ideologjikisht, si një ironizim me hereti kët konservatorë që i tmerroi liberalizmi i fi llimviteve ’70-të, autori përmes një digresioni na kalon tek një episod në vitet e Luft ës Anti fashiste Nacionalçlirimtare: Një ulkonje kërkon dy këlyshët e bllokuar në një shpellë në një ditë me dëborë, ku Raboja nëna e Besnik Strugës, gjatë bombardimit struket me “këlyshët” e vet, Besnikun dhe Arbenin. Këmbëngulja e ulkonjës për t’ia dorëzuar të vegjëlit, të kujton rolin determinues, të insti nkti t tek njeriu për të ndjerë gjithçka nga vetvetja. Sikur të thotë t’i mund të më imponohesh, por në thelbin ti m, ndryshe sado të më kesh “pushtuar”, ti nuk ke arritur të qenësishmen ti me. “Truri i Rabos bëri një përpjekje për t’u çliruar nga mpirja dhe e kuptoi më në fund se ç’duhej bërë”, -nënvizon autori. Ndërsa duke iu referuar kandidati t të parti së, Besnik Strugës, ai vazhdon: “Për dy javë ishte vërti tur në ca kooperati va fushore, ish-prona bejlerësh. Atë që quhej përkatësi, urrejtje, ndarje klasore ndjeu papritur t’i shpalosej nën këmbë…ishte diçka e pafund, e rëndë, e përsëritshme në shekuj”, sikur të thotë po ne ç’ndryshuam, aq më keq prekëm negati visht thelbin tonë. Besniku është mjaft skepti k, aspak euforist; ai kurrsesi nuk verbohet para fakti t. “Mund të harrosh një qilim persian që të kanë marrë, – i thotë ai Zanës, por një tokë të tërë kurrë. Po të ishe ti me mua atje dhe të shikoje se ç’na kanë bërë dhe ç’u kemi bërë, do të mendoje ndryshe”, i thotë ai Zanës. Simpati a e autorit, larg çdo entuziazmi, lexohet qartë. Ja një tjetër kuadër: të rinjë që gjuajnë ta shijojnë kohën, në mënyrën e vet, kur prindërit s’janë në shtëpi: Çlirimi, Beni Irisi, “Kriza…”, Sala që s’e njohin të jetuarit si rini revolucionare sipas motos së kohës:“Një bije, mijëra ngrihen” (moto revolucionare e kohës). Nën një dekor idhnak, lëvizin në roman, gjithë format ansambël të jetës, dekor që nuk të ndahet për asnjë moment: në rrugë, në mjedise publike, në familje. Kadare, tashmë, i çliruar plotësisht nga idolatria, skema, na ft on drejt një poeti ke postmoderne.. Duke përshkruar portreti n e shefi t të kuadrit, Kristaqit, që ka në dorë si “rregull” monopolin e parti së-kuadrin, Kadare nënvizon:“Besnikut iu duk pa pritur se në nofullat, mollëzat, ballin e zeshkët dhe sidomos në vendosjen e vetullave të ti j kishte diçka si shkronja “Z”. Penelatat e holla të autorit, detajet karakterizuese, shpesh si të një bashkësie, zhvendosja e vështrimit të autorit nga një rrafsh tek tjetri, si dhe mpleksja e verbit autorial me atë të personazheve, krahas ndërhyrjeve e ndërfutjeve në rrjedhjen e thyer të subjekti t, i japin arkitekturës së romanit ridimensionim përmes marrjes e rimarrjes së herëpasherëshme të spuntove nga momentet kyçe të boshti t subjektor apo episodeve digresionale. Simbolika kontekstuale dhe detaji – diçka nga shkronja Z (zi) rimoti von një rrokullimë më të shpejtë të ngjarjeve. Kur ti mendon se ky shef kuadri, gjurmues biografi sh në profi lin e ti j, mund t’i bëhet pengesë Besnikut me çëçëllimat që vijnë nga krimbnaja të llojit Aranit Çorraj, një koçixoxist i thekur, mëson se shefi n e kuadrit (monopolin e Parti së) “kur nuk na duhet” s’e pyet njeri Ai thjesht të duket sikur leh si qeni në hënë…“Portrete të reja u dukën atje të palëvizshëm. Ishin anëtarë të Byrosë Politi ke të KQ të Bashkimit Sovjeti k. Roma e tretë, tha me vete Besniku”. Nuk është e vështi rë të lexohet nënteksti i fuqishëm. Jemi përpara llojit të një kështjelle Moskaroma apo Romamoska, sti lema të goditura kadarejane, ku vëllai do të hajë vëllanë. Kuptohet, kësaj radhe vëllai i madh, Romai, do të vrasë vëllain e vogël Romelin.Roma e tretë (Kremlini) mendoi, – vazhdon autori: “Dhe vendi i dikurshëm i prerjes së kokave ishte atje midis sheshit, mjaft onte që të mënjanoheshin pak statujat prej bronxi të Minjinit dhe Pozharnskit”.Ja mesazhi: Atëhere doni, apo s’doni ta kuptoni: Ju po e demaskoni këtë qëndrim mes “Romajve” e “Romelëve”, ju s’do të njihni më një Romë të tretë (Kremlinin). Atëhere, (nënteksti )na mbetet një fi nale e madhe: Brakti sja e kësaj lukunie ujqërish… Dhe, nëse ju e brakti sni, unë, si arti st, kam të drejtë të përjetoj, sipas mënyrës sime të shijes, serioziteti n historik të këti j hapi të vendit ti m. Pikërisht këtë hap hodhi Kadare. Ndarja me perandorinë ruse në 1961-in qe një lëvizje cilësore, që përfshiu të gjithë sektorët e jetës:.Vëmendja e letërsisë sonë, me shpresën e ndarjes nga soci zhdanovian, do t’iu drejtohej vlerave të folklorit, si amë, që do t’i ushqente rrënjët e qëndresës në ruajtje të identi teti t tonë kombëtar:. “Si mjeshtër i vjetër, i thirrur në detyrë, eposi po bëhej gati t’i hiqte ngjarjes pjesët e saj të buta, të vdekshme, alo, po, po…ta gurëzonte duke e bërë kështu të paprishshme nga çdo rrebesh” shprehet autori. “Objekti viteti ”, si kriter substancial i romanit bashkëkohor, me tre komponentët e ti j: paanshmërinë, drejtësinë dhe gjakft ohtësinë, i japin autorit më shumë frymëmarrje, ridimensionim të vetvetes dhe krijesës së ti j, në vazhdën e romancierëve më të mirë të shekullit.Vërtet e ndjen veten komunist Besnik Struga, por jo “si Muça pas daisë”: “Unë jam komunist dhe kjo është gjë e brendshme më shumë sesa e jashtme tek njeriu”, …. vetëm si pjesë e ti j”, – kurse pjesa e ajsbergut (më e madhja) shfaqet vetëm në çaste rrezikimi të revolucionit”. Komunizmin, si “çështje e përbashkët”, ai e ndjen krejt ndryshe, jo si “çështje e të gjithë popullit”, por si çështje e kombit edhe e parti së…Autori përdor fj alën revolucion, jo komb, për të qenë i kujdesshëm me kompromisin ekzistencial, por nënteksti është i qartë: Cila, thotë Besniku, është prova? Ja, kjo që kërkon momenti historik! Tek ky i fundit Besniku lexon kombin, Atdheun, kurse censura patjetër “duhet”, ka “të drejtë “ të lexojë Parti në, çështjen e saj, idealin që kalon hapësirën e atdheut:“S’ka si të jem komunist gjatë procesit të ngrënies, pak mund të jesh në dashuri, pak më shumë në mbledhje, pastaj në punë e kështu me radhë”, vijon ai. Kështu parimi i parti shmërisë proletare, parimi bazë i realizimit socialist, sikur cënohet, madje injorohet. Dhe si për të na thënë s’di sa më kuptuat, por mua s’më lejohet të “shprehem” më tepër, autori vazhdon:“Besniku u bë e qartë se ai e kishte me zor të deklaronte në mbledhje, apo në miti ngje se e jepte jetën për revolucionin, sesa ta jepte atë më të vërtetë”. Dekori i romanit në asnjë moment, nuk paraqitet entuziast, rozë, por përgjithësisht i zymtë: erë, suferinë, shi, shi, shi.: “Në Evropë kishte vazhdimisht mjegull, gjysma e Azisë ishte mbuluar qysh tani me dëborë” Një zymtësi që lexohet në të gjithë romanin, përjashtuar ndonjë episod të grupit të të rinjve, indiferentë dhe cinikë ndaj slloganeve.Ja si shprehet Arben Struga, djali i familjes së revolucionit: “Kush ta kërkojë stafetën, le ta mbajë”. Me një fj alë, unë as nuk dua t’ja di këtyre lloqeve. Është fj ala për qyqen “stafetë të revolucionit”, që aq shumë vend zuri një gjysmë shekulli në auditoret e lloj-llojeve. Në anën tjetër, Xhemal Struga,( kanceroz, metaforë e vetë sistemit totalitar) e ndjen veten, si “jashtëloje”nga vetë i biri, Besniku, kur kush është“Dikushi” ka marrë vesh Ngjarjen e Madhe…në kampin socialist. Cili është defi nimi fi nal’lumtur i personazheve në këtë roman? Asnjë si i ti llë, asnjë i lumtur, asnjëri “burim frymëzimi” – jashtë ngjarjes si realitet historik, por i zymtë, qoft ë fati i Besnikut apo i Zanës, shumë, shumë i vetëmjaft ueshëm në luft ën për gjetjen e vetëvetes me dinjitet: Besniku humbet Zanën, Zana humbet Besnikun. “Gjithë qenia e ti j thirri: Zana! E kishte humbur Zanën”, pohon narratori. I pari e kishte humbur Zanën si rrjedhojë e tejmasës së ngushëllimit balzakian, e dyta e kishte humbur Besnikun si refl eks i plotësisë shekspiriane. Njeriu nuk mund të jetë vetëm ajo që duket, por po aq e padukshmja. Kësaj “mangësie”, si mungesë e plotësimit të së tërës apo tejkalim të masës së ngushëllimit, Zana i përgjigjet si plotësim i vetvetes duke fl irtuar me Markun, një i deklasuar, pa pyetur fare për “deklasimin” e ti j, edhe pse është vajzë zëvendësministri. Ndryshe asaj i mungon diçka që e plotëson. Faiku, si mjek e ka të qartë formulën e shenjtë të Hipokrati t, megjithatë nën ethet e insti nkti t të plotësisë, ndryshe sigurimit të fl orinjve, duke u mbajtur në degën e origjinës, realizon pamje nga më makabret, që na kujtojnë egërsinë shtazarake të Kont Ugolinit te “Komëdia Hyjnore” e Dantes: Ja kuadri makabër: “Gatë, ngarkimit të kufomave mbi makinën e morgut për arsye…ndodhi diçka ngjethëse: që brënda trupit, në ijen e të vdekurit, u shfaq furishëm tehu i një thike. Doreza e thikës që duhej të gjendej jashtë, ishte brënda, tehu që duhej të ishte brënda, ishte jashtë. Dukej sikur vdekja kishte harruar rrugën normale të shfaqjes së saj”.Nisur, thjesht, nga prania e emrit të diktatorit, personazhit “gogol”, vepra gjithnjë ka qenë “shkak” denigrues pa të drejtë i vetvetes dhe i autorit. Atëhere kush është personazhi i Enver Hoxhës ? Nëse Hrushovi ka një trajti m të mangët, në komiciteti n, babaxhanllëkun dhe gjakft ohtësinë e njeriut liberal, për E.Hoxhën duhet thënë që dominon deskrepti viteti , ky jepet me tone, theks dhe kolorit që mbetet gjithnjë në kujtesën e lexuesit. Megjithatë, po të kemi të fi tuar brenda vehtes lirinë e “atvrasjes”, sipas Frojdit, personazhi qëndror që mban gjithë ngarkesën esteti ko-fi lozofi ke të subjekti t në linjën e heroit “poziti v” dhe qëndror është Besnik Struga, kurse E. Hoxha është më tepër një personazh historik, sesa i letrarizuar, ndryshe, ai vjen më tepër në kufi njtë e realiteti t historik, sesa të reales arti sti ke. Vërtet Hoxha shfaqet në momente kruciale të boshti t të subjekti t si promotorr i dramaturgjisë së brendshme të veprës, por ai që “menaxhon” rrjetën e intrigës, që bart gjithë fi lozofi në dhe mesazhin qëndror në roman, si koka e një linje, është B.Struga-familja Struga, kurse E.Hoxha, në pikëpamje subjektore, s’është i ti llë. Filozofi a e E.Hoxhës – dogma staliniane:“nuk jemi dakort me doktrinën”- i vetmi tonalitet identi fi kues i ti j- nuk arrin të bëhet fi lozofi a dominuese e romanit. Objekti viteti i veprimit të ti j është refl eks i vërtetësisë historike, kurse “objekti viteti ” arti sti k si refl ekti m i fi lozofi së esteti ke të autorit vjen plotësisht si kriter substancial i prozës moderne. Ndonëse së jashtmi , Struga, duket si zëdhënës i mesazheve të Hoxhës, së brendshmi ata janë komunistë me vizione jo plotësisht të kundërta, por të bollshme si të ndryshme. Për Besnikun, armiqësia me Hrushovin fi llon aty kur: “Ju na kërcënoni se do të na rrëzoni “. Për E.Hoxhën armiqësia fi llon aty ku ne nuk jemi dakord me doktrinën.Nëse për Besnikun komunizmi është diçka e brendshme, për E.Hoxhën ajo është gjithçka. Në funksion të dekodifi kimit të këti j personazhi, kompromentues pa të drejtë i autoriteti t arti sti k të romanit dhe vetë autorit, duhet pohuar se, nëse Struga vjen totalisht si fi gurë arti sti ke, Hoxha, si personazh, afi shohet përmes 40 faqëshit të arshivës plotësisht sipas koncepti t postmodern të letërsisë si univers i vetvetes, ndryshe vetëm në atë sens që i përgjigjet së vërtetës historike, pavarësisht nga nxirja apo ndriçimi në refl ekti min e saj. Ndërsa Hrushovi, si fenomen, heroi i liberalizmit sipas motos: Vilë, veturë, vajzë nuk shpaloset i plotë si maratonomaku i një epoke të re, megjithatë, në përjeti min e ti j arti sti k, nuk lexohen doza të urrejtjes, lexohet kthjellët objekti viteti homerik.. Nata e “Zimave” të zinj vjen në roman si shumë netë e ditë të zeza të kalendarit politi k të Evropës, ku synohej dhe u vendos zi e më zi për ne. Kësaj radhe ne e brakti sëm këmishën e kësaj nate, por me një ndryshim tragjik: U përpoqëm ta modifi kojmë, të origjinalizojmë modelin e kësaj këmishe, ndryshe ta shqiptarizojmë…E, nëse, gjatë kësaj analize, në ndonjë pjesë romani u duket ende i zymtë, apo i rëndë, nën ankthin e dramës që, ne, shqiptarët e përjetuam aq gjatë,“Dimri i vetmisë së madhe”sikur na thotë: “Unë gjithsesi jam juaji, jam pjesë e dhimbjes dhe e krenarisë, por edhe e tragjedisë sonë të përbashkët, për të cilën disesi u paralajmërova, por kurrsesi s’e shmangëm dot, po aq sa nuk e merituam”. E, nëse ndonjë “akademiku” do t’i duket anakronike rikthimi ndaj meje, mos harroni se fati ynë, përballë padrejtësisë globale, në emër të mbijetesës, sikur shmangia e kësaj “njolle”mbi shpinën ti me qenë po aq të pamundura, sa vetë kalvari i sakrifi cave tona si komb, sa njerëzore, sa territoriale, i tkurrur tashmë, maksimalisht, në kufi njtë e 28000 km2 , ndryshe as sa 1|4 e Vetvehtes. Nga KADRI UJKAJ, kriti k letrar