9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega

PIKËPAMJE PËR KRJIMTARINË LETRARE, KRITIKËN DHE KRIZËN E IDENTITETIT Intervistë e gjatë me shkrimtarin Flori Bruqi Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega Atë që nuk e bëri shteti e bëri njeriu, Flori Bruqi, Konti i kulturës dhe letrave shqipe. Leksikoni pikë së pari është një leksion për Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Flori Bruqi u ka ngritur njerëzve një permendore të derdhur ne shkronja, i ka vlerësuar në motivin më të lartë që kurrë nuk do ta përjetonin nga shteti, të cilit i shërbyen me devocion, ashtu siç bënë çdo gjë për kombin e tyre. Gjëja më e keqe dhe e rëndomtë tek shqiptari është mungesa e kujtesës dhe e ndërimit, që prej tyre vjen bashkimi, ndërsa ato i mbajnë sytë e lumturohen në gardhin e lartë të ndarjes mes nesh, që po me paratë e popullit ndërton muret e ndarjes.Flori Bruqi është një etalon i paparë, një shpirt i madh që nuk kërkon lavd. Një njeri që çdo ditë e vë një gurë të latuar në këndin e kulturës kombëtare. Ai i ka dhënë një frymë të re Akademisë së shkencave dhe arteve në NevYork. Flori Bruqi është një tra i fortë dhe i rreshkur si guri i xeherorit, me anë te të cilit mbahet kulmi i kulturës që të mos shembet. Ai ecën me vuajtjen dhe heroizmin e popullit të vet, pa kërkuar merita dhe pa u dukur. Qetë ecin para, parmenda u shkon mbrapa, e më pas plisi mbulon dheun që të mbijë fara. Kështu mund ta përkufizoj kontributin e Flori Bruqit në këto rreshta spontane siç m’i tha shpirti e siç m’i tha fjala. Kam qenë në promovimin e librit të akademik z. Fylli dhe e pashë respektin që kishin njerëzit më të lartë të kulturës në Kosovë 5Zef Pergega për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues, shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani, është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare, ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë. Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë… Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore. Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike. Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur, Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij 6Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues, shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani, është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare, ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë. Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë… Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore. Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore. Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike. Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur, Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij 7Zef Pergega përmbajnë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare dhe shkencore. Studiuesi Bruqi i ka sistemuar këto shkrime,që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare dhe shkencore për krijimtarinë e tij të ndryshme, poetike, publicistike dhe shkencore, për ato botime të fushës profesionale. Flori Bruqi (1952) përveç kolanës letrare dhe shkencore mbajnë f irmën e tij 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe qindra -mijëra punime në shumë veb faqe interneti (20032016). Është editor i Agjencionit “Floripress”, si dhe bashkëpunëtor i dhjetëra veb faqeve në internet. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm, që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000). Menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion e preparateve farmaceutiko-kimike të fabrikave “Schülke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës. Personalisht kam njё bashkёpunim 14 vjeçar me Florin, duke botuar dhjetëra artikuj kryesisht me temë ngjarjet nё Kosovё.-Flori Bruqi, ju njohim si shkrimtar, kritik letrar dhe publicist. Si vrojtues i zhvillimeve shoqërore, a mund të na thoni, ku është kombi shqiptar sot? F.Bruqi: Para 60 vjetëve në Vienë, një grup intelektualësh në mërgimin e detyruar nga komunizmi, shqiptar, shkruan librin “Nga do ia mbajnë shqiptarët”? Në libër thuhet, se kombi 8Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq mes ngërçit të trashëgimisë turke dhe orientale dhe ecjes drejt Perëndimit, drejt familjes europiane, së cilës duam që të besojmë se i përkasim. Unë do të thosha: inercinë, atë aftësi tragjike që kemi ne për të qëndruar vendnumëro, atë aftësi të çuditshme që kemi për t’i injoruar shenjat dhe për të mbyllur veshët kur kambanat bien. Pas gjithë këtyre viteve do të shtroja edhe një herë po atë pyetje: nga do t’ia mbash?-Nga Perëndimi apo nga Lindja? -Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk pushojnë. Sipas jush, kanë shqiptarët identitet unik? Për më tepër, a mund të flitet për një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar? F.Bruqi: Mendoj se problemi kryesor i ne shqiptarëve është kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitet, për histori, për lashtësi kombëtare, pa arritur të kuptohet se çfarë është në të vërtetë identiteti kombëtar. Historianët dhe akademikët që duhej të ishin të parët në debatin për identitetin kombëtar janë të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin. Na pëlqen të flasim për historinë në një kohë që jemi nxënësit më të këqij të historisë; na pëlqen të flasim për lashtësinë, dhe nuk mbajmë mend ato ngjarje që kanë ndodhur para 30-40 viteve, na pëlqen të flasim për identitet në një kohë që jemi të gatshëm t’i nënvleftësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet tona të kombit. Ju më pyesni nëse ka një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar. Nuk besoj aq shumë te homogjiniteti, i cili mbart brenda vetes rrezikun e armikut më të madh të kulturës, uniformitetin. Besoj te paradoksi se sa më e larmishme të jetë kultura e një vendi, aq më e bashkuar dhe e njëjtë është ajo. Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, janë shkrimtarët më të pangjashëm mes tyre. 9Zef Pergega Dhe janë shkrimtarë të bashkuar si shkrimtarët më përfaqësues të kombit. -Meqë jemi tek identiteti. Vitin e kaluar, para dy vitesh u festua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkaq, në anën tjetër, kemi një përpjekje të vazhdueshme për afrim me Turqinë. Në këtë aspekt, ndodh që qeveritë shqiptare të shfaqin një “vëllazëri” me politikanë turq. Si i vlerësoni ju këto marrëdhënie dhe si shpjegoni marrëdhëniet e turko-shqiptare të viteve të fundit? F.Bruqi: 100 vjetori i Pavarësisë, ishte ndër ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare, por e festuar në mënyrën tonë. Me një eufori skenike dhe pompoze. Mendoj se 100 vjetori i Pavarësisë, duhej të ishte qe një çast reflektimi kombëtar. Reflektimi se si ca burra të shquar të kombit shpallën Pavarësinë kombëtare, duke na lënë pasurinë më të rrallë e më të çmuar në bankën e ndërgjegjes tonë. Çfarë kemi bërë ne me këtë pasuri të trashëguar, me këtë llogari bankare të lënë 100 vite më parë? Si e kemi shpenzuar, manexhuar këtë pasuri të lënë me aq amanete? Mendoj se e kemi manexhuar dhe vazhdojmë ta manexhojmë shumë keq. Eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Bogdanit, Budit, Marin Barletit, Naim Frashërit, Atë Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan S.Nolit do të ktheheshin përmbys në varret e tyre po të dëgjonin deklaratat e kryeministrit turk dhe të kryeministrave shqiptarë për vëllazërinë e gjakut, për fshehjen e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në zyrat e presidencës shqiptare dhe në zyrat e kryeministrisë e të Ministrisë së Jashtme saherë që një delegacion i lartë turk vjen e 10Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe viziton vendin tonë. Kohët e fundit ndoqa në kanalet televizive angleze një intervistë të gjatë me presidentin turk, Rexhep Erdogan. Ai tha se, ”ndjen një kënaqësi të rrallë sa herë që viziton vende myslimane, si Egjipti, Kosova, Bosnja dhe Shqipëria” Se si ndjehem, si në shtëpinë time, tha ai. Se ne myslimanët kemi diçka që vendet e krishtera nuk e kanë, vëllazërimin mysliman, solidaritetin, miqësinë dhe mikpritjen!,, Po qe se ndonjë kryeministër anglez a gjerman a francez, do guxonte të thoshte se ndjejnë kënaqësi kur vizitojnë vende të krishtera, deklaratë e tyre do të konsiderohej një skandal i “political correctness” dhe një shovinizëm i krishterë.Që kur kryeministri turk Ahmet Davoutoglu shpalli në Sarajevë ambicien e Turqisë moderne për të krijuar një shtet protektorat për popujt myslimanë të Ballkanit e të Kaukazit, do të qe një naivitet për të mos parë përpjekjet ambicioze të Turqisë për t’u bërë një Super-Pover. Turqia nuk është e sigurt për anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane. Asaj i duhet një kartë rezervë, dhe kjo kartë rezervë e saj është rikrijimi në format moderne i shtetit perandorak osman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë marrëdhëniet e dy vendeve anëtare të Nato-s. Shqipëria ka dhe duhet të ketë marrëdhënie normale me shtetin turk. Por në të njëjtën kohë duke reaguar me forcë dhe dinjitet ndaj çdo reference mohuese të kombit shqiptar. P.sh., kur Dovuglu,duke folur për multi-kulturalismin në Ballkanin turk, dhe kur ai thotë se shqiptarët dhe turqit ”janë një komb” nuk ke se si të mos shohësh këtu shtrembërimin me dashje të historisë. Kjo pikëpamje e shtetarëve të Turqisë moderne nuk është gjë tjetër veç një ferexhe që fsheh 11.

VO/VAZHDON NUMERIN E ARDHSHEM.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.