Fabul
Milingona dhe demokracia.
Foli milingona në dritare :
-Kjo demokracia ¢udi e madhe
Ne lëm leshtë,disa e dredhin
Ama disa , as qethin fare,fare….
“”””””””””””””
Fabul
Pyetja e deles dhe përgjigja e lopës.
I thotë delja lopës në ballkon :
-Një parti ka rënë nga pushteti
Për mashtrime e korrupsion
Dhe fytyra i është bërë bajgë
Por nëqoftëse,ajo vjen prap
¢’farë është ,rrotacion ?
Përgjigjen lopa në ¢ast :
– Jo ,është bajgacion.
“”””””””””””””””
Fabul.
Habia e lopës.
Ne oborr thotë dhia me baluke :
-Kur te futemi në Europë
Do ecim në sheshë me lule.
I a pret lopa sapo del nga dera :
-Uu,po’ kjo Europa s’ka fare ferra !!.
“””””””””””””””””
Dy fabula dhe një grimcë.
Kufiri.
Në fund të arës ,cik
Fshatari mbolli një thanë
Në mes të saj një fik.
Pastaj i vëndosur tha :
-Kufiri te thana,
Këtej e andrej s’ka.
I a pret dashi në krah :
– Eh, or lum miku ,
Urithët me defter bakalli
Nga thana e ¢ojnë te fiku.
Kur ndryshon ngjyra.
Atje ne fushë pyet një bizon :
-Kur ndryshon ngjyra e atij mikut
C’fare eshtë ?
I shpejtë dërri pa’ dipllomë :
-Është mutacion.
* * *
Partitë hajdute ,me pesë vetë
Kërkojn në zgjedhje shumë deputetë
Aq shumë sa habitet një veshëgjatë
-Kush do u jap votat, cili elektorat ?!
Nga maja e thanës ,hidhet dhia :
-Do ua jap hajdutëria.
“””””””””””””””””””””
Fabul
Si quhen ata ?
Duke folur për psikollogjinë
Studenti pyet professorin:
-Ata që jan si kalliri pa kokrra
Quhen me të drejtë të shkoqur
Po’ ata që kan e shesin dokrra ?
Rrufe professori : – të koqur .
“””””””””””””””””””””””
Fabul
Duhet rrjete teli
Nje dite i tha qengjit nena:
-O bir ,te them te verteten,
Ka kohe qe egziston e thena,
“Peshku i madh e can rrjeten”.
Me njehere hidhet gjeli:
– Po sikur ketej e tutje
Te perdorim rrjete teli ?!!