22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Nga arkiva e poetes Dava Gjoka

ME TË VETMEN SHPRESË !!!
Të trishtë e shoh unë tokën !
Me lot shikoj dhe qiellin !
Ah kur vështroj Botën
Them ,si ja zunë diellin !
Mbushur brenda shpirtit
Plot mllef e mërzi
Këto stinët e vitit
Si shkuan se di !!!
E tash vetëm pres
Siç prita përherë
Me të vetmen shpresë
Se do t’ketë Pranverë !
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 29 Tetor 2020
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
VEÇ POETËT E POETET …!!
Në shtrat po dergjet poezia
E rënkon se është “sëmurë “
Vargjet s’flasin nga mërzia
Kërkojnë t’zonë ,grua a burrë !
Edhe shenjat e pikësimit
Nuk po duken jo,jo fare
Janë mërzitur prej shqetësimit
S’shohin kund figurë letrare !
Rima thotë askush s’më don
E ajo fort mirë e di
Nëse vargu nuk rimon
Kurrë nuk quhet poezi !
Qesh me vete hiperbola
Thotë , sa shumë , mua më duan
Sa fillon ti shkruajë dora
Nga unë veten ” poet ” quan !
Poezia n’shtrat do mbetet
Për sa kohë se gjen të zonë
Veç poetët e poetet
Çohu n’këmbë ,asaj do i thonë !
Dava Gjoka Lleshaj. Tiranë 29 Tetor 2020
“””””””””””””””””””””””””””””””””
KUR KALON NEPER MIRDITE
Sa herë vij këtu n’Mirditë
Në këtë vend n’Katund të vjetër
M’kënaqet shpirti e m’çelen sytë
Nuk e ndërroj me asnjë tjetër
Sapo ulesh n’tavolinë
Menjëherë fillon tradita
Krejt ushqimet bio t’vijnë
Siç e ka zakon Mirdita
Porosinë merr kamarieri
Për secilin siç është dëshira
Çfar do t’hamë e çfar do t’pimë
Unë dua verën nga Bukmira
Dhe më pas vjen porosia
Me ushqimet sipas dëshirës
Kryeson djathi nga dhia
Me verën e Arbërit të Bukmirës
E pastaj na vijnë me radhë
Mishi i kecit edhe i gicit
Vjen dhe hirra krejt e rrallë
Salca e kosit e buka e misrit
N’këtë vend t’bukur ku u rrita
Ruhen vlerat dhe tradita
T’kënaqet syri kur shikon
Ujin nga mali që gurgullon
Në këtë vend plot hijeshi
Ndjen kënaqësi kur pranë kalon
Mezi pres t’vij përsëri
Gjithçka bio këtu t’shijon
Këtë vend t’bukur me traditë
S’ke me e gjet ti askund tjetër
Kur kalon nëpër Mirditë
Ndalu pak n’Katund të vjetër
Dava Gjoka (Lleshaj)
Tiranë 28 tetor 2018
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.