19.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Nga arkiva e z.Luiza Trebicka Vujoshi

……. TAKIMET…

Me Violeten kemi kaluar disa vite te adolishences sone…Ajo banonte afer me banesen e motres time..Takoheshim shpesh….Motra e afronte duke e mbajtur prane ( si ta kishte vajzen e vet) .Violeta kishte familje te madhe dhe jetonin vetem me rogen e babait te saj qe punonte shofer..Gjithenje ishte e pranishte ….Motra shpesh kalonte probleme shendetesore por dhe sociale…dhe u nda nga jeta ne moshe te re…

Vitet kaluan duke mbledhur kujtime …shqetesime….dhimbje kenaqesi Te Gjitha !?

Vite me vone u takuam me Violeten ne nje konference qe trajtonte kontributin e grave ne Fushen s Bisnesit…..Kaluam bashke ….Ajo mbas nje martese te lumtur me Tanush Frasherin jetonte e vetme mbas ndarjes se Tij nga jeta…Dhe une kisha mbi 20 vjet qe jetoja pa Jovanin..Kjo eshte jeta…..

Ditet e fundit u takuan ne Pogradec..Disa here me kishte ftuar por situata shme gezime na i ka penguar…

Kaluam nje dite te qete mes kujtimeve.ne nje nga lokalet buze liqenit qe ne Pogradecin turistik jane realizuar bukur..!

Kaluam nje dite permes kujtimeve me deshiren e mire per takime por me te shpejta…!..Besojme..!

“”””””””””””””””””””””””””””

BUKUROSHI I SHKODRES
( Dikur ne rradhe per te blere vajguri )

Prita me pa durim diten qe do te takohesha me “bukuroshin “.A ka kenaqesi per.cdo njeri, per me teper nje pensionist qe te ngrihet heret ne mengjes dhe te zere rradhe.per takimin!? Sa u kenaqa kur pashe vargun e gjate te njerezve apo te shisheve qe qendronin njera pas tjetres.Cfare pamje e mrekullueshme gra qe dremisnin , te mbledhura rreze murit , burra qe ecnin duke kercitur kembet dhe dhembet nga te ftohtit por dhe biseda….Sa rradhe ke zene ? Dy i pergjigjej tjetri , njeren do ta shes….!.Kur makina solli “bukuroshin” njerezit i mblodhen.te gjitha energjithe qe iu kishin mbetur dhe vrapuan drejt sportelit .Njerezit.e shkathet , capajeve qe vinin te fresket nga rruga e pasuruan kete spektakel.Ata nuk njihnin rradhe por zgjtnin, plot xhentilese, pare pare duke shtyre te tjeret pa pyetur per ??Filluan te fluturonin bidonat , me bukuroshin qe pa kursim i parfumoste gradis me eren e tij Sa lezet..? Tani shishet e shtremberta ishin zevendesuar shtyre e flakur nga te fortet .Keshtu …Bukuroshi iku neper bidonat drejt makinave qe e prisnin me krahe hapur .Te tjeret u larguan Bosh por moren parfumin e “bukuroshit”Bukuroshi vajti tek ata qe ishin te forte me para dhe makina…Te tjeret te shpresonin keshtu dhe kaliteshin pa pyetur per moshen …

“”””””””””””””””””””””””””””””

E prita me shume gezim.udhetimin per ne vendlindjen time ,Korcen….! Do te takohesha me ish nx.qe kisha ite…pa i pare Rrjetet cociale na krijuan mundesine e komunikimin per te realizuar takimin , ne nje nga lokalet e njohur te qytetit ,te Korces prane Katrdrales Orthodhokse Koha kishte bere punen e saj…Tani ato nuk ishin me vajzat e vogle,te rreshtuara ne palestren teper modeste te qytetit por zonja te nderuara te veshura thjesht por plot shije… ,Midis tyre Reshideja qe vitet nuk ia kishin zbehur shkathtesine e Saj..

..Reshidja ( dikur ) banonte prane shtepise time..

E shikoja te shkathet , midis femijeve te rrugices..kur luanin ,me lojnat e kohes qe i sajonin .vete Shpesh futeshim dhe ne ne lojen e tyre. Ne ate periudhe punoja si mesuese e Ed.Fizik.ne Shkollen 7 _VJECARE “KOCI..BAKO”Reshideja ishte nga te parat qe plot pasion pranoi per te qene ne Ekipin e Pare per Femra ne Sportin e Gjimnastikes per Korcen.por duhej dhe miratimi i prinderve.

Shkova ne Familjen e Reshisese tani jo si banuese afer shtepise se Saj por si mesuese per t’i marre leje per vajzen….

Ambjent i thjeshte teper i thjashte por.me njeres bujare , mikprites Prinderit me dhuruan fjalen e ngrohte dhe mbi te gjitha besimin ,.duke treguar respekt per mesuesen,panvaresisht nga mosha e re e saj.

Jane mbresa qe zbukurojne jeten ne rrjedhen e viteve…panvaresisht.Ato ,tani te gjitha me vitet mbi shpine ,si dhe une por, me quanin mesuesen e tyre ne cdo fjale .bisede..Kenaqesi….lumturi pa fund…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.