15.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Nga ditari i gazetarit Tonin Kimca

Mos harroni neser fillon rregulli i ri i facebook ku mund te perdoren fotot tuaja.

Mos harroni afati i fundit është sot!!!

Mund të përdoret në procedurë gjyqësore kundër jush.

Çdo gjë që keni postuar do të bëhet publike që nga sot – përfshirë edhe mesazhet.

Nuk ju kushton asgjë tjetër veçse një kopje dhe paste të thjeshtë.

Më mirë i sigurt paraprakisht sesa telashet ligjore dhe falje në post.

Unë nuk lejoj që Facebook apo ndonjë nga organizatat e lidhura me Facebook të përdorë imazhet, informacionet, mesazhet apo postimet e mia, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Me këtë deklaratë, ju njoftoj në Facebook se është rreptësisht e ndaluar të kopjoni, shpërndani ose të merrni ndonjë masë tjetër timen bazuar në këtë profil dhe / ose përmbajtjen e tij. Përmbajtja e këtij profili është informacion privat dhe konfidencial. Shkelja e privatësisë mund të ndëshkohet me ligj: Facebook tani është institucion publik. Të gjithë anëtarët duhet ta publikojnë këtë shënim.

Nëse preferoni, mund ta kopjoni dhe ngjisni këtë postim.

Nëse nuk postoni një deklaratë të paktën një herë, do të lejohet të përdorni fotot tuaja si dhe informacionet në përditësimet e statusit të profilit.

Mos harro.

Kopjo dhe ngjisni.

Algoritmi i ri zgjedh të njëjtët njerëz – rreth 25-që do të lexojnë postimet tuaja.

Nga celulari:

Mbajeni gishtin në këtë postim dhe do të shfaqet “kopje”.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Mbas më shumë se njëzet e pesë viteve heshtje vëndosa te kthehem ne boten e shkrimit dhe të Gazetarise por vetem për pasion.
Ju pershendes .
Një takim i shumëpritur me Yllin e Kinematografisë Sophia Loren.
Disa herë kur isha fëmijë mendoja se, a do të ishte e mundur të takohesha dhe pse jo të bisedoja me një aktor filmi. Këtu e kam fjalën tek aktorët e mëdhenj botëror, si ata italianë, që i kam ndjekur përmes filmave, dhe pse jo edhe të Hollivudit.
Por ja një ditë, kjo ndodhi, kur jeta të jep mundësi për t’u takuar, përshëndetur, pse jo për t’i dhënë dorën, për ta përqafuar e biseduar… E në fund për të bërë një fotografi, për ta patur kurdoherë në albumin tënd si pasuri të shtrenjtë, pikërisht me aktorin apo aktoren, të cilët i ke ëndërruar që në fëmijëri.
Rasti e solli të takohem me Legjendën e Kinematografisë botërore dhe asaj italiane, aktoren Sophia Loren.
Sophia Loren, fituese e Çmimit Oskar si edhe i shumë Çmime të tjera në film, duke u rreshtuar në krye të aktorëve të mëdhej e gjigand të papërsëritshëm të aktrimit botëror.
Emocionet e një çifti, tashmë, që po i afrohet të 60-ve siç jam unë dhe bashkëshortja ime Liljana, që në shtëpi e thërrasim Luçi; janë të papërsëritshme.
Ridgefield play house në Connecticut është një teatër i vogël me përmasat e Teatrit të Mighenit në qytetin tonë ku shumë këngëtarë, artistë e persona të rëndësishëm takohen në këtë auditor me lumin e madh të njerzve; por duke qenë i vogël në përmasa mundësia e komunikimit është disi e largët dhe shpesh e pamundur.
Është mbrëmje. Nëntori, këtu, bën shumë ftohtë, megjithëse i nxehti nuk mungon si në shtëpi, edhe në makinë, edhe në teatër. Duhet veshur palltoja (tabarja, siç i themi ne në Shkoder).
Nga shtëpia ime largësia me teatrin është rreth pesëdhjetë minuta me makinë. Arritëm në kohën e duhur. Pjesëmarrësit në këtë takim me Sofia (Sophia ) Loren ishin të gjithë më shumë se 60 vjeçarë, unë dhe bashkëshortja ime ishim më të rinjtë e këtij mjedisi.
Mbas shumë takimeve me shumë persona të nderuar dhe me karrierë në botën e artit e të biznesit, ulemi në karrigat tona, duke na servirur verë të kuqe që mua më pëlqen shumë dhe duke na shoqëruar nga meloditë e filmave që Sophia Loren ka interpretuar.
Pas kësaj atmosfere, … më në fund shfaqet Ikona e madhe Sophia Loren, e veshur me njw kostum të kuq me xixëllonja, dhe me një palë këpucë me taka të gjata. Megjithëse ajo është 85-vjeçe i ngjante një vajze të re, me trupin e drejtë e me flokët kaçurrela. Patjetër që fotografia në sfond nga mosha e re të bën të shikosh diferencën në vite, por bukuria e saj edhe në këtë moshë është mahnitëse.
Pyetjet e moderatorit të shfaqjes Steve Persall, film critic for the Tampa Bay Tribune janë të shumta.
Gjëja e parë që më bëri përshtypje te aktorja Loren ishte diksioni në anglisht, që tregonte se të parë kishte gjuhën italiane, të cilën e përziente pothuajse në çdo përgjigje.
Biografia e saj është e pasur, dhe gjithkush mund të klikojë në internet e në pak minuta mund të mbledhësh imformacionin e nevojshëm për Sophia Loren. Unë kësaj here do të ndalem tek të veçantat që përftova nga ky takim i paharruar…
Pika kryesare ishte filmi më i mirë i saj “Dy Grate” (two woman). Është i pari Çmim që Academy Awards jep për gjuhë huaj, e në këtë rast një filmi italian e një aktoreje italiane në Amerikë.
Po përmend edhe disa çmime të tjera, si: – Në vitin 1991 Honorary Award prej Academy in acknowledgment për aktoren më të mirë për kontributin e saj në shkallë botërore. – Ka marrë gjashtë David di Donatello Awards për aktoren më të mirë për filmat “Two wamen”(Dy gratë),”Yesterday” (Dje), “Today and Tomorrow”(Sot dhe Nesër), “Marriage Italian Style” (Martesë në zakonin italian) film që i dhuroi asaj çmimin e dytë Oscar, “Sanflower” (Lulja e Diellit), “The Voyage dhe Six Day” (Gjashtë ditët).
Kur krijoi familjen e saj në vitin 1970, ajo ka marrë pjesë vetëm në dy filma: “Grumpier Man” 1995 dhe “Nina” në vitin 2009. Përveç Academy Award, ajo ka marrë Grammy Award, pesë special: Golden Globes, a BAFTA Award, a Laurel Award, the Volpi Cup per Best Actress tek Venice Film Festival, the Best Actress Award tek Cannes Film Festival, and the Honorary Academy Award in 1991. Kurse në vitin 1995, ka marrë Golden Globe Cecil B. DeMille Award për gjithë jetën për arritjet në AKTRIM.
Në pyetjen: – Cili është filmi më i mirë?
Sofia: “Dy gratë” (Two wamen). Është filmi që më hapi rrugën në karrierën time. Njoha edhe Karlo Pontin, kur bënim xhirimin e filmit. Ishte pjesa më kulminante debati me ushtarët për atë që i kishin bërë vajzës. Kur shkuam në dhomë mbas xhirimit, unë e pyeta regjisorin që të bënim një përsëritje të këtij xhirimit ditën e nesërme, ndërsa ai m’u përgjigj: “Kjo është edhe aktrimi, edhe fotografia më e arritur që kam parë.” Kështu ndodhi, ky film mori çmimin e parë të dhënë në Amerikë, në gjuhë të huaj.
Ajo gjatë gjithë intervistës që zgjati për më shumë se një orë, tregoi shumë sekrete të jetës së saj. Një vajzë 18-vjeçare me një bukuri aq të veçantë, kishte një të kaluar jo të këndshme, pasi së bashku me të motrën ishin rritur vetëm nga nëna, pa baba.
Një nga sekretet e saj ishte takimi i parë me aktorin e madh Charlie Chaplin.
“Një natë dikush i bie telefonit dhe më thotë se jam Charlie Chaplin dhe dua te flas me Sophia Loren… Unë e mbylla telefon, pasi thashë që kjo ishte një lojë. S’ka mundësi që një aktor i madh si ai, të më bënte telefonatë. Të nesërmen në mbrëmje telefonata u përsërit… po nga ai. Motra ime më thotë që është Charlie Chaplin, dhe dëshiron të flasë me ty. Unë nuk i besoja vetes, pasi nuk mund ta besoja që një aktor si ai do të fliste me një person si unë, që isha në fillimet e mia si aktore. Kështu ndodhi… dhe unë mora pjesë në filmin e shkruar dhe të drejtuar prej tij. Ishte 05.01.1967 “A countess from Hong Kong” (Një konteshë prej Hong Kongut).
Po, a do të ketë më filma prej Sophia Loren? Pergjigjja është: – Po! Dhe filmi do të dale së shpejti, dhe drejtohet prej djalit të saj Edoardo Ponti. Vetë aktorja nuk dha asnjë koment të mëtejshëm.
Pyetjes: – Po të kishe për të zgjedhur, se cili është gëzimi më i madh: Marrja e një çmimi Oskar apo lajmi kur bëhesh gjyshe për herë të parë?
Sofia: Patjetër që kur bëhesh gjyshe për herë të parë. Në radhë të parë jam Nënë, gjyshe dhe pastaj aktore.”
Në gjithë bisedën e saj, ajo tregonte që dashuria më e madhe për të ishte familja dhe asaj ia dedikonte çdo gjë.
Megjithë provokimet që moderatori i bënte për eksperiencën e gjatë në fushën e aktrimit, si dhe me takimet e njohjet me aktorët e mëdhenj të të gjitha kohërave, si: Marcello Mastroianni, Carry Grant, Mario Brando, Charton Heston, John Wayne, Paul Newman e të tjerë, për për ndonjë maredhenie intime me to… Sofia u përgjigj duke buzëqeshur: “Unë asnjëherë nuk e kam përzier punën me sexsin. Unë kam patur një bashkëshort të mirë, dhe jetën ia kam kushtuar atij Karlo Pontit dhe familjes, por pa përjashtuar aktrimin që më bëri të famshme.
Montazhet e shkurtëra nga filmat e ndryshëm, ishin zbukurimet dhe emocionet e mëtejshme të këtij takimi të magjishëm.
Pa kuptuar koha kaloi shumë shpejt. Erdhi koha e dhënies së duarve dhe përqafimeve. Emocione të papërsëritshme dhe mbresëlënëse si për mua ashtu edhe për bashkëshorten time.,

Tonin Kimça

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.