Nga ditari i
Ikën javët , ditët , orët…Shkojnë e ne mësuam t’i administrajmë sipas nevojave, dëshirave dhe urgjencave tona, po që u kthekan dhe në qëllim o argëtues,ose domozdoshmëri komunikimi e qëllon si në rastin tim edhe si një detyrë._ përgjegjësi e mrekullueshme me respektimin rigoroz të këtij ditari.Ja dhe sot pa gdhirë më dt 27 Prill 2020 e hënë , ora 10:30 nga Piemonte e Italisë e urtë në shfaqje,po valë nga frika e virusit që e ” zaptojë si e sa desh” u gdhiva me mallin për varret.

Im’Atë bëri gjashtë vjet që iku nga kjo jetë , pak javë më pas po im’ vëlla , i shtrenjti Muli që për të gjashtën herë nuk festojë ditën e lindjes, e Nurua jonë që ish më parë si për ti siguruar çerdhen ” e ngrohtë” akull.
Unë nuk isha!
Dhe të mitë në Tiranë , nuk mundën t’i takonin prej kësaj pandemie.
_ Paçka, do thoshte babai, po syrin unë e di që e lë hap e pret…e preste.
Sa herë pyesim veten _: Ku përfundojmë pas vdekjes,
po eshtrat?
Kujtimi mbetet te ne , e me kalimin e viteve zvanitet disi dhe ai.Shkencëtarët studiojnë universin në ç’do cep të tij po nuk kanë zbuluar asgjë që mund t’i ngjajë Parajsës dhe Ferrit.
Dhe unë
Liliana Shkodrani Baci
si shumë, qofshin besimtarë o jo të tillë, e pranojë misterin po dhe kërkojë të kuptojë diçka e besojë që kjo është e natyrshme për të gjithë.Për këtë më vjen në ndihmë dhe falenderojë atë që quhet POEZI
…..si e tillë është kjo me titullin
Drita që pështjellë shpirtrat njerëzorë
shëmb humbjet e kujt sapo e takon thotë
_Ja dola, të shihja parajsën ;
ish takimi i një tjetri dimension
dhe se s’pash gjëkund Jezusin,
po grupin e kujt hapat i shndrisnin si fllad vjeshtor.
Ishin të mit që kishin shkuar vite më parë.
Ca tjerë më pas e ende më parë.
Më kishin dash.
i kisha pas dash.
Më thoshin_ sa m’lumturove bijë e mamasë,
sa më ndeze xhanin moj thëllëzë e babait.
Ohh,ja ku u pam pas viteve në mëri;
po vëlla e motër mbetemi o Mul
dhe se dhe po ha.
Dhe se dhe hani?Pyeta çudinë.
Ju ini të bukur
syt ju shndrinë, e jeni të lutur t’më vini më tëhu
se ju gjeta më në fund
e haber mixhilisi do u bje,
prej atyre që hanë mish njeriu e të ngopur s’gjejnë.
Ja dhe gjitoni i lagjes së parë;
i bardhë dëborë sy gjelbërosh
shkojë e mbeti ushtar në kufi të zjarrit e lëkurën la.
Qau mëhalla
qau e dashura sa s’ka
qau ime motër se kish rënë në sevda
qau çilimiu i xhajës sot burrë shtetar.
C’është vdekja , ç’është,pyesnim ne fëmijët..
Pash xixat në flokë të gjyshes që s’më njeh se linda kur s’ish
kur kockat kish hi
po gjakun ma la tja lë unë fëmisë.
Pash rojen e kopështit kërrusur pa fuqi
si tallnim ne të shkretin Syrja
se ishim të vegjël të vegjël sa s’ka
po bastunin e tij s’lamë njeri ta kap.
Pash Gjylin e urtë mëndje çelik
kaush caracash s’na falën pas saj.
Gjyli …Gjyli ..jepte batjava
nënat tona i shtronin kafe dhe tesha për kalamajtë.
Pash dhëmbët nxjerrë jashtë si atje mbi tokë të Shikut gazmor në darkë e në agim
nuk ishim miq
nuk ishim të njohur
tani jemi shokë e sa s’ua them dot.
_Ohhh,thashë,_në këtë lulishte me dritë sa miliona llampa…kjo qënka celulë për jetë e për kokë,
nisën jaret e isot,o botë moj ç’ botë ..me mijra ti shumëzosh k’të që pash nuk ua spiegojë dot.
“”””””””””””
Ora 19: 30 jemi ende në të djelën e 26 Prillit 2020 me ditarin ” prag pritje” të cilës nga sot i shtojë ” bishtin”shumë _ pritur “Fitorja është pranë”.
Pak orë më parë ndava entuziazmin e rikthimit të natyrës, reflektimin tonë e besojë në leksionin e errët po që çukit mbi ndërgjegjet tona sa e kemi keqtrajtuar natyrën këtë mrekulli të pagojë po që i shkëlqen buzëqeshja përmes aromës e ngjyrave si dhe magjisë së bukurisë si në Lagunën e Karavastasë me shtimin e pelikanëve kaçurrel një bukuri që të rrëmben shpirtin vetëm kur i sheh, merre me mënd të jesh dëshmitar i atij parakalimi të bukurisë tyre.
E nuk di si merr hov optimizmi, gjëndja shpirtërore e ndihet emocion i bukur që na bën të jemi pjesë e gjithshkaje që ndërrmarrim po ne, e kur zbulojmë arsenalin madhor që mbanë kjo qënia njerëzore një pyetje e bëjmë
_ Kaq fator jemi?
_A mundemi të ndryshojmë trajtimin e saj?
_ Secili prej nesh ka mundësi dhe aftësinë si dhe forcën të kontribojë për përmirësinin e gjëndjes.E po i rikthehem ” egoizmit” poetik….
…..me poezinë e mëposhtme….
Jam kafshatë që shijonë
fermenti në grykë i shkon
jam kafshatë që ngopë
jo cilatdo qofshin gojë.
Jam kafshatë s’gëlltitet lehtë
herë me kockë po sa lodh
jam kafshatë për babëzinë
ç’e kujtoja uri të ngrohtë.
Jam kafshatë e ngatërruar
me zilinë seç e dëbojnë
jam kafshatë përmbi dorë
më këqyrin,si t’më trajtojnë.
Jam kafshatë, eksiq shkonë
kush s’ka dhëmbë e shndërronë
jam kafshatë herë larë në lot
si su ngopkan në k’të botë.
Jam kafshatë shije lloj_ lloj
i mjafton veç ujë një gotë
jam kafshatë para pasqyrës
boll thot mbyte tënden gojë.
“””””””””””””””””””””””””””””””””
Ora 17:00 e dt 26 Prill 2020
Ja dhe një javë e karantinës përfundojë.
E 7_ta .Unë shkruaj perceptimet që më janë dhe të shpërndara sipas gjëndjes shpirtëore e siuatës. Gjithshka shkruaj.Momentet private i fiksojë në shkrime si dhe ato me diapazon më të gjerë e për fat vëmëndjen them se nuk e shkëpusë nga ndjeshmëritë kolektive si ajo e para dy ditëve që ish një përvjetor.
Më saktë i 50 _ i i tokës…..
………….Ja…………
Nuk mund të thuash që Liliana i ka fjalët t’ ja nxjerrësh me grep ose me para siç thoshin pleqtë dikur.Tani kjo frazë quhet folklorike jashtë mode.
Pse e them këtë? Sepse në lumin plot të fjalëve që më nxisin ndjeshmërinë e përvojat drejtuara nuk kam kohë të seleksionojë e vulos mbi tastierë një që më vjen po ndërkohë e vërdalllosin tjera nxitje.E i lë për më vonë siç bëra me opinionin tim ditën kushtuar tokës.
50 vjetorin e ditëlindjes kishte TOKA.
Si e festojë?
Unë them se kishte imagjinuar një gjë të tillë e në njëfarë mënyre besojë këtë virus ka falenderuar.
U kthye natyra.
Po, këto javë ” pushtohet” dhe nga karshilliku i kafshëve në rrugët ku ecnim ne.
Dje po ktheheshim me makinë nga një qëndër që kisha bërë shpezat e në mes të rrugës kryesore të qytetit nuk pritëm semafor,po një çift pëllumbash gjithë tangërllik shëtisnin me pëndët e lirshme e me kohën marrë për qef. Hidhnin dhe sytë e hiç..
Një leksion shuplakë ky.
Një shpullë për të mirë.
E si binin tërthor po përgjatë.
Pritëm fundin e xhiros tyre e nisëm ndotjen e ambjentit ne me makinë.
Ne faqezinjtë !
' xlink:href='#b'/><use fill='black' filter='url(#c)' xlink:href='#b'/><path fill='white' d='M12.162 7.338c.176.123.338.245.338.674 0 .43-.229.604-.474.725a.73.73 0 01.089.546c-.077.344-.392.611-.672.69.121.194.159.385.015.62-.185.295-.346.407-1.058.407H7.5c-.988 0-1.5-.546-1.5-1V7.665c0-1.23 1.467-2.275 1.467-3.13L7.361 3.47c-.005-.065.008-.224.058-.27.08-.079.301-.2.635-.2.218 0 .363.041.534.123.581.277.732.978.732 1.542 0 .271-.414 1.083-.47 1.364 0 0 .867-.192 1.879-.199 1.061-.006 1.749.19 1.749.842 0 .261-.219.523-.316.666zM3.6 7h.8a.6.6 0 01.6.6v3.8a.6.6 0 01-.6.6h-.8a.6.6 0 01-.6-.6V7.6a.6.6 0 01.6-.6z'/></g></svg>” width=”18″ height=”18″ /></div>
<div class=)
38Liliana Shkodrani Baci, Pirro Minella Millona e altri 36

Mi piace
Commenta