16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Nga ditari i Prof.Luke Luka

SHKODRA E HISTORIJA E SAJ…

Flete ditari (nr.9)

(Kultura asht ajo qe mbetet mbrapa, kur çdo gja asht harru)!…
SAHATI I INGLIZIT
Mund të jetë një imazh i mur me tulla dhe ambiente të jashtme
Sahati i Inglizit, edhe ky nji identitet i Shkodres, asht ndertu rreth viteve 1870 – 80, prej nji lordit anglez.
Lordi me emnin Sir Padget, bleu kete shtepi prej nji tregetarit shkodran, i cili e shiti lire, sepse aty rreth e rrotull saj gjendeshin disa vorre muslimane (Ne ate kohe, siç kena tregu ne postime tjera, vorrimet baheshin ne bahçet prane shpive, per arsye te vdekjeve te shumta). Bestytnite krijuen nevojen me dale prej situates jo te favorshme !Keshtu, zoti i shpise me familjen u detyruen ta lane ate shpi sepse, simbas thanjeve, u ndigjonin rregetima naten e nganjihere dukeshin flake te kalterta.(Kjo dukuri ndoshta prej prosimit te gaznave te kufomave e fosforit)!?…
Kulla u ndertu per nji qellim tjeter prej lordit. Ai donte qe kulla te sherbente si kambanare, per kishen anglikane
se mendonte ta kthente shpine ne kishe!
Por Valiu i Shkodres, Mahmut Ortogan , nuk e dha lejen per kishe, sepse vendi aty sherbente perseri si varreze (Kara – Has)!…
Ne Shkodren tone te lashte, , objektet e vjetra, kishte kene me vend, te ruheshin siç u ruejt kulla ,se ato flasin e tregojne kulture, gja qe nuk ndodhi ne vitet ne vazhdim per shume vepra tjera arti!..
***
Duket se sahati i vendosun ne Kulle nuk ka punu mire e populli , me qesendi (tallje me humor), i ka kriju nji bejte, qe bashke me kullen ka ardhe deri ne ditet tona:
Kundraxhija maje te bizit,
Karshi pusit t’ Sali Ages,
Çpo punon Sahati i Inglizit,
si mullini i Hajdar Ages….
Kjo shtepi per nji kohe te gjate ka sherby si muzeu i qytetit!………………………

Foto e shpise dhe kulles……

“”””””””””””””””””””””””””””

Per KUJ timore!
Kur vjen tetori, na kujtohet letersia e diktatori ( Ai hori)!
esse
Me motive prej poezise “Kur rrente” te poetit shkodran Fabian Çoba.!
Ai:- Sikur te isha njizet vjeç,
Kisha me shku edhe une
ne malesi e n’ katund!….
Por, per dreq, une, e hupa kete shans, se nuk bahem ma i ri, me gezu katundin tuej e pase perbri, me te mirat e tij!…Punojne bashke burra e gra, te reja e te rij, ne diell e ne shi, e bota na e ka lakmi!…Ushqimi kryesor buka kallamoqe, qe nuk i gjendet kund ma e mire nji tjeter shoqe!..Ka te mira pa fund, lum kush te na,jeton ne katund!…
Na- E ndigjonim kete ideolog me hile, qe per qytetare e katundare, i shiste botes mend e ar , pa kandar!…
Probleme te vogla e te medhaja kishim perdite, per driten, ujin, buken e vojgurin!
Paskena kene te forte me rrah murin!..
Se jena popull xhan
Ham bar e pim uje
Pa ia shtri doren askuj..
E nostalgjiket le ta dine se gjarpeni i cofun nuk helmon, por ere te keqe kundermon!..

Sot: – Ka kene gjithmone ( e ka me kene) gjithkush per vedi (bile dy here), dimen e vere, mandej ishalla, tepron edhe per tjere?…

*

Perseri problem buka, uji e dritat ?!..(Shume prej atyne qe kane mundesi me ba dicka te mire po ikin; ekonomiste, inxhinjere, mjeke, infermiere, artiste e sportiste!)

Po Kryeministri?!..

Perveç bindjeve politike nuk kam asgja me te. Madje si emigrant, kishe dashte qe ai te ishte i mire, por shija e pushtetit?!.

Je e s’je

qysh se ke le

edhe kur din

edhe kur s’din

t’hine ne kry

se nuk bahet gja pa ty!

(E thu me vedi:- paska pase te drejte mileti ( i shkreti), me votu per mu!)

Thote nji proverb se fytyra me mjeker apo pa mjeker, nuk tregon dimensionet e trunit!………

Prandaj,o milet, inteligjenti rrehet njihere, i pafajshmi e i urti dy here, tri here rrehen budallejt!……………

***Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Ne foto, Shkodra, kur Shqipnija ishte fener ndriçimi ne bote…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.