11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Nga ditari i z.Emitaf Limani

 

//PERJETIMI I KETYRE DITEVE….KOVID 19//

Normalisht, cdo njeri e perjeton me menyren e vet, sikurse dhe jeten e bene po vec’mas.
E vertete, qe kemi nje objektiv te perbashket, te mbrojme jeten tone individuale duke u vet’izoluar, si i vetmi mjet per te shpetuar veten, jeten e tjereve, te aferme dhe tere shoqerine, nga ky kercnim serioz.
Personalisht, vet’izolimi nuk me shqeteson aspak, respektoj me pergjegjesi tere rregullat, perballe kesaj katastrofe, te pa imagjinuar qe po shtrihet ne keto permasa gjeografike, dhe e shpejte ne shuarje masive jete njerezish.
Ky eshte per’jetim i trishte qe e bene te paperfillshem vet’izolimin dhe rregullat, si brenda familjes se vogel dhe vendeve tjera.
Vertet, kjo lufte, shpresoj eshte e fituar, do le pasoja te renda, psikologjike dhe ekonomike, por kur luftojme dhe fitojme te qenurit jete, do e kemi me te lehte ti sfidojme keto pasoja.
Te gjithe per vete,nje per te gjithe dhe te gjithe per nje do ja dalim.
Kete beteje do ta fitojme vete, me mjeket tane qe perballen te paret duke sakrifikuar, pse jo dhe me drejtueset shteteror ne krye, dhe solidaritetin nderkombetare.
Jam shume optimiste, do te doja qe ky optimizem te jete per te gjithe, por pa
nenvleresuar rregullat me elementare.
SHPRESA E MUND TE KEQEN…

Ahh…. // SA E TRISHTE ESHTE
PER MUA KJO DATE.//

—Ne mengjesin e sotem te kerkova…!
—Rreth rrotull shtepise i rashe….!
—-As jashte as brenda nuk te pashe…!
—-Kisha qene ne ender, jo zgjuar akoma.
—-Kur hapa syte, u kujtova,
—-Eshte 22 Marsi 1988,
—-32 vite me pare,
—- Nene e shtrenjte, u ndave nga kjo jete,
—-O sa e lenduar, e etur dhe permalluar jam:
—-Per te pare njehere syte e tu te qeshur,
—-Per te degjuar ate ze te embel tendin,
—-Per te puthur e pergjafuar, si njehere dikur,
—-Per te marre nje ledhatim tendin,
—-Qe shume me ka munguar,
—-Qe tere jeten me le te lenduar….!
22/3/1988 22/3/2020

Njeriu bashkejeton me trishtimin dhe hidherimin.
MOMENTE DHE KUJTIME TE HIDHURA ME NENEN TIME.
31 VITE ME PARE.

Ishte dite e shtune, dt.21/3/88.Nje dite e zakoneshme per pune.Ne mengjesin e kesaj dite, po pregaditesha per te vajtur ne pune.
Me gjestin tim te perditeshem para se te largohesha per pune, do pershendetesha me Nenen si gjithemone, per ti uruar njera- tjetres nje dite te mbare.
Mirepo c’ndodhi….?? NJE MENGJES NDRYSHE…! Nena nuk ishte si cdo here.Nuk me buzeqeshi, as me perkedheli sic benim ngahera.Nuk po kuptoja asgje me rendesi.
Me pa drejte ne sy, donte te me thoshte dicka, por po e mundonte.Me siguri nuk e ndjente veten mire.Arriti te me thoshte: SOT MOS U LARGO.
Dicka me shqetesonte, por nuk doja te mendoja keq.I thashe te largohesha per pak kohe, per ti ardhur ne ndihme me sherbim mjeksor, duke menduar me te miren e mundeshme, me shprese se cdo gje do shkonte mire.
Pergjigja ishte shume e ngadalte: “NUK PREMTON KOHA”me tha: por une nuk ju binda.Megjithe masat e shpejta, qe e pamundur ti rezistonte te keqes.Ajo ndodhi sapo une u largova.
Per mua ishte e keqja e pare, me e renda qe po provoja pergjate jetes time.
Ngriva, u shtanga.Trishtimi dhe hidherimi me pushtuan zemren, shpirtin.Ajo qe me jepte force, kurajo si gjithemone, po me mungonte….! Menjehere rashe ne heshtje:
“Po mendoja diten e neserme qe do te ndaheshim fizikisht, per te mos u pare me”.
Mengjesi i dt.22/MARS/88, ishte me e rende per mua. Nga nje dite e bukur pranevere, per mua ishte dita me e ftohte e dimerit. NENE E SHTRENJTE….. Une, me gjestin tim te perhershem, u afrova prane teje, por ti nuk me veshtrove me, me ato syte e bukur te qeshur, sepse i kishe mbyllur pergjithemone. TE perqafova,te ledhatova, te perkedhela, por nuk me dhe me ngrohtesi, vetem ftohsi, trishtim, hidherim dhe dhimbje pa fund….!!!
Nese do me pyeste dikush ne ate moment, se per ke mund te jepje JETEN, vetem per TY NENE…. DO TE PRANOJA…!
Shume kushe me thoshte: me kohen sherohen te gjitha.Por un di te them qe JO, JOOO….!
Njeriu bashkejeton me hidherimin, trishtimin dhe dhimbjen,dhe me tendecen qe e mira, gjithenje te dominoj mbi te te keqen.
Sa me shume vite largohen, malli shtohet, dhimbja rendohet,por kujtimet dhe momentet e vecanta te mbajne afer me njeriun e humbur.
Edhe perse kane kaluar 31 vite, pa TY Nene, une jetoj kujtimet me TY, dhe me duket sikur cdo dite shihemi bashke.Ti qendron ne mendjen time, ne zemren dhe shpirtin tim, si pjese e te njejtit trup.Cdo levizje dhe veprim i imi ka ndjeshmerine tende.Degjohen fjalet e tua,porosite dhe keshillat me shume vlere qe transmetoje per mbarevajtjen ne gjithecka perkiste per jeten tone……!!
Une nuk di te shkruaj fjale te bukura, di vetem fjale zemre e shpirti qe kemi jetuar bashke.NENE!! TI meriton shuuume per te shkruar: U largove para kohe,ishe pothuajse ne gjysmen e jetes.
Nene e shtrenjte: Ti ishe gjithecka per mua. ISHE BOTA.Gjithe theniet e botes nuk mund te shkruhen, por di te them qe ishe model: brenda teje ishte elementi njeri me te gjitha vlerat pozitive, kishe miresin,respektin,mirenjohjen, mirekuptimin,mencurine, besimin,sinqeritetin, dashurine per punen dhe njerezit, gjithecka qe ishte me rendesi per jeten.
Per vec jetes,kjo eshte pasuria me e madhe qe trashigojme nga TY NENE.
KUJTIMET S’ BASHKU nuk kane te sosur. MENDIMET dhe FJALA JOTE me aq vlere jane te pakrahasura. Nje pershkrim per TY, nuk ka fund.NUK MJAFTON NJE FAQE, AS NJE KAPITULL, por nje LIBER te tere….!!
Nene e shtrenjte:sa MALL kam per TY, do te doja te te shikoja njehere me sy, te puthja, te perqafoja e te perkedhelja si dikur,dhe ndersjelltas….por eshte e pamundur…….!!
KUJTIM i perjeteshem e shtrenjeta ime,e dashur dhe e paharruar NENA IME.TI qendron ne mendjen, zemren dhe shpirtin tim.PAQE NE SHPIRTIN TEND…!!
22/3/88 – 22/3/2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.