Nga Genta Kaloçi!
Përgjigje “Vatrës” dhe “Diellit” nëpërmjet F. S. Nolit!
“Vatra” e Faikut të Ahmet Pashiçit 1shekull (95vjet) më parë dhe Vatra e berishizmit të sotëm!
Mora shkas nga deklarata e Vatrës në SHBA kundër qeverisë amerikane ndaj shpalljes non grata të Sali Berishës.
Iu futa kërkimit në internet dhe më doli se Vatra qënka e përçarë dhe paska një fraksion të saj në përplasje me njëra tjetrën matanë oqeanit.
Të dyja palët sulmojnë njëra tjetrën se nuk janë Vatra e mirëfilltë dhe manipulojnë, mashtrojnë opinionin publik me firmat, vulat, formatin, shtypin, logon.
M’u duk diçka e dalë nga “Twilight zone” i thonë amerikonët, një gjëndje e ndërmjetme, as në gjum e as zgjuar sesi situatat përsëriten nëse njerëzit dhe shoqëritë nuk reflektojnë për të shkuarën dhe të tashmen e tyre, që kanë zënë vend sërish mes nesh në formatin më qesharak.
Menjëherë m’u kujtua publiçistika e unikut Noli e publikuar te Vepra 3, në Tiranë, 1988, fq, 21-47. Ai i përgjigjet Vatrës dhe Diellit duke i demaskuar me disa artikuj të botuara në “Immigranti”, (Uster Worcester), 1926, 27 shkurt, nr. 72. Nënshkruar: F. S. Noli.
Noli në 27faqe mundohet të rradhisë argumentet e tij të kohës me paragrafe, tituj dhe nëntituj si, “hiç e hiç, hiç e gjakderdhës, vatra dhe unë, pasuritë e vërteta, një vërë më e madhe, ca vëra të tjera, lufta fetare e faikut, gogoli bollshevik, kusarë kudo, Shqipëria në buzë të varrit, Çkatërrimi i Vatrës, sulltan hamiti, s’ka më keq e të tjera.”
Çfarë do t’u drejtohej Fan S. Noli faikëve të vatrës së sotme nën ombrellën e berishizmit sllavorus kundër shtetit amë?
Më poshtë përgjigja e Nolit ndaj Vatrës dhe Diellit për përçarjen dhe punën e tyre të dyshimtë në dëm të vendit.
Brenda reshtave të tij ndodhet mendimi, qëndrimi im ndaj situatës aktuale që është kopja e një shekulli më parë.
1- ÇKATËRRIMI I “VATRËS” fq, 43
“Vatra” një herë ka qenë me tre mijë gjer katër mijë anëtarë; po nën administratën e Faik Konicës ka zbritur në ca qindra të paka dhe puna s’ka për të qëndruar as këtu. Nga këto të paka qindra anëtarësh Faik Konica tani paska nër mënt të nxjerrë jashtë, të pakën, gjysmët dhe ta qëronjë Federatën nga të gjithë gjëmbat. Kështu le të mbeten vetëm të saktët dhe besnikët! Sa për buxhetin dhe të ardhurat, për këto se ha malli fare dhe ka të drejtë. Posa “Vatra” u bë një agjenci e hyqymetit dhe “Diellit” një organ dallkauk i mydyrit të Pashiçit, e do e drejta që harxhet ti heqë të gjitha hyqymeti, i cili skursen para për zyrat e propagandës, për spiunët e për larot. Po ahere “Vatra” është e vdekur si një shoqëri independente, dhe çudia është që paska në Amerikë ca “vatranë” të lumtur që se kanë kuptuar akoma. Jazëk, jazëk!
2 – SULLTAN HAMITI fq. 45, Vepra 3
Faik Konica na thotë që Ahmet Zogu është më i mirë se sulltan Hamiti se qenka shqiptar, sikur Esat pasha nuk ishte shqiptar, sikur Mufit Libohova nuk është shqiptar nga raca. Po ç’ka të bënjë gjaku shqiptar, kur mungon ndjenja kombëtare dhe patriotike?
Pashiçi, kur bërtisnin disa deputetë serbë kundër krijimit të një shteti shqiptar independent, u përgjeq fare bukur: “Mos u mërzitni, se Shqipërinë indipendente do ta prishin vetë shqiptarët!” (Profetike shkatërrimi 1991-2021, shënimi im) Dje Esati, sot Ahmet Zogu! (sali berisha, shënimi im). Sa për gjuhën shqipe, që përdoret si gjuhë zyrtare, gëzohemi, po jemi të shtrënguar ti vëmë fre enthuziasmës sonë, se fryma e saj gjuhe është e huaj. Dhe “Dielli” botohet shqip, dhe në një shqipe më të mirë, po Fryma është e Belgradit!
3 – S’KA MË KEQ fq.46
Gjith ay korrespondent i “Diellit” na transmeton mendimin e një ish-ahmetisti të flaktë mbi situatën e sotme, me këto fjalë: “Ishim më mirë në kohën e grekut!” Dhe këto fjalë dalin nga goja e një muhamedani të Toskërisë. Kur shqiptarët të mërzitur nga indipendenca e tyre bashibozuke, nisin psherëtijnë edhe për dominatën* e huaj më të keqe, ahere domethënë fundi i Shqipërisë.
Me pak fjalë zëvendësoni emrat e djeshëm me personazhet e kohës dhe do shikoni se nuk keni nevojë të përsëriteni. Punën më të mirë për tu përgjigjur këtyre elementëve antishqiptar i ka përmendur shumë qartë Noli ynë i madh.
Me kaq mjafton. Më shumë gjeni librat e Nolit buzë rrugëve të Tiranës nga shitës ambulantë. Nuk i gjeni në libraritë e dhjerokracisë berishiane, ah, ndjesë “diktatura ahmetiane nën gjurmët e Makiavelit (siç e përmend Noli në fq44) si çvillim normal qënka evollucion.”
*Përçarja Vatrës-
3- Deklarata e Vatrës;