
Nga Genta KALOÇI SKËNDERI
Jetojmë në kohë ku shumë lehtë mund të blesh shtëpi të llojeve, formave, cilësive, madhësive të ndryshme. Në 1991 dolëm nga një sistem ku mirë apo keq fusha e ndërtimit dhe ndarjes së shtëpive bëhej sipas përparësive, nevojave të njerëzve.
Sgurisht, që kishte vështirësi strehimi, mos harrojmë situatën nga e cila dolëm pas luftës në 1944 dhe gjendjen socialekonomike të vendit. Kaluam një periudhë me sfida të mëdha e vështirësi marramëndëse si popull dhe në anën tjetër mbetej problemi demografik, zhvillimi i shoqërisë, emancipimit, shkollimit, shëndetsisë dhe aty futej edhe problemi i strehimit.
Shumë prej famileve strehoheshin nëpër konvikte shtetërore, nëpër hotele e dhoma me qera.
Do thotë dikush e çfarë të keqe ka kjo, si kjo gjendje është edhe në angli ku nuk mund të marrësh dot shtëpi me qëra vetëm për shkak të çmimeve marramëndëse.
Shoqëria e ka vetrregulluar një problem të tillë nëpërmjet ‘sharing’ ndarjes së shpenzimeve në një shtëpi të madhe. Nga përvoja ime personale unë preferoja të jetoja në ato shtëpitë klasike dy katëshe angleze (duke shmangur konviktet), ku në katin përdhes gjenden ambjentet e përbashkëta, kurse në katin e sipërm ishin dhomat e gjumit ku secili qiraxhi kishte dhomën e vetë me çelësin personal.
Përmenda diçka të tillë për t’u futur në problematikën vendase. Burimet financiare prej çerek shekulli të ardhura nga emigracioni në formën e kursimeve por edhe si rezultat i veprimeve joligjore gjetën hapësirë investimi në fushën e ndërtimit.
Ndërtimi u zhvillua aq shumë saqë ishte mënyra më e mirë për të pastruar paratë. E si mund të bëhet një skemë e tillë, përveç se një produkt mund ta blesh me çmim shumë të ulët dhe deri në fund të zinxhirit arrin te blerësi, i interesuari shifrën e çmimit përfundimtar, marramëndës.
Në këto çmime përfshihet kostoja e punës, kostoja e materialeve të përdorura, ekspertiza, konsulenca, zarfi i lejeve përkatëse për ndërtim, për urbanistik, për banim të gjitha këto përpjestohen për aq hyrje që ka ndërtimi duke i përfshirë si kosto në ambjentet e përbashkëta të blerësve të apartamenteve.
Le të qëndrojmë pak te ndërtimet, që ndërtohen më shumë sesa ka nevojë tregu, pa rregullim urbanistik, pa kontrolle të cilësisë së ndërtimit, por ndërtime që kostoja e tyre nuk kalon as 1/10 e çmimeve që kanë në treg.
Përse kjo hapësirë kaq e madhe për të përfituar nga ndërtuesit dhe nënpunësve që japin lejet përkatëse në favor të zarfit e shumës sipas rastit. Nuk mjafton vetëm kjo, por ndërtuesit janë bërë një gangrenë e shoqërisë sonë, janë bërë shkaku, arsyeja e konflikteve, krimeve në shoqëri.
Shifrat e ndërtuesve biznesmen që shesin apartamente, sipërfaqe toke, pallate mbi disa herë, që i hipotekojnë, që i vendosin si garanci bankare për kredi nuk janë të pakta, por janë në një shifër shumë të lartë.
Përse nuk flet shteti, përse nuk mban qëndrim ndaj mafias së ndërtimit në lidhje me kontratat/marrveshjet fiktive midis ndërtuesit dhe blerësit?
Në media dëgjojmë vetëm për hallet që paska ky sektor, përse nuk flasin për puntorët e zanateve të ndryshme që punojnë e paguhen në mall e jo në lek?
Rastet janë të shumta ku hidraulikët, elektriçistët bëjnë punimet dhe paguhen me apartamente, të cilat në rastin më të mirë mund të jenë shitur vetëm 2-3herë. Përse nuk flet shteti, qeveria në mbrojtje të qytetarit, kush do e mbroj qytetarin, emigrantin që direkt apo indirekt ka mbajtur ekonominë e vendit në shpatullat e veta,i cili haset vazhdimisht, me vjedhjet, nëpërkëmbjen, talljen, injorimin, përbuzjen e klasës politike, por edhe të ndërtuesve?
Kush do flasi në favor të qytetarit të thjeshtë për ti mbrojtur nga deputeti që angazhon cuba/administratorë për të frikësuar banorët dhe blerësit?
Kur do flitet për abuzimin e ndërtuesve të cilët manaxhojnë pa asnjë të drejtë pallatet, komplekset, që vjedhin energjinë elektrike me lidhjet e çuditshme dhe të dyfishta në mënyrë që mos të paguajnë në zyrat, dyqanet e tyre lluksoze?
Kush do flasi për shfrytëzimin e taracave nga ndërtuesit, të cilët nga momenti i dorëzimit të pallateve do duhej t’u hiqej e drejta e angazhimit me manaxhimin dhe administrimin e pallateve, të cilat konceptualisht janë të vetëqeverisura nga pronarët e apartamenteve ashtu siç ndodh në të gjithë botën.
Sigurisht, dhe në rastin që asnjë nuk bie dakort t’a marri përsipër ka firma private që merren me to në trasparenc të plotë llogaridhënie dhe jo ndërtuesi që mundohet të shfrytëzoj gjithçka që është e mundur.
Gjithashtu, duhet përmendur se në kontrata ka një vjedhje të papreçedent në rast botëror, marrveshja e hyrjes është psh 115m, kurse në matje reale nuk ka as 90m, dmth 20-25m vjedhje për çdo hyrje. Kush mban përgjegjësi për këto dhe kush do kërkoj përgjegjësi në favor të qytetarit?
Taracat janë bërë fusha biznesi për ndërtuesit/administratorë, të cilët vendosin antenat e kompanive telefonike me të drejtë pagese mujore, pa pyetur banorët dhe duke i përvetsuar ato shuma pa i përpjestuar për çdo hyrje. Në të njëjtën kohë, kërkojnë lekët e administrimit, por përse nuk i zbresin ato lekë nga detyrimet e banorëve dhe kështu të gjitha palët janë të kënaqura dhe puna bëhet?
Nuk mund të rri pa përmendur edhe faktin sesi duken pamjet e pallateve, dritareve, ballkoneve tona me antenat e satelitët. Kush do i mbroj të drejtat e pronarëve të apartamenteve duke u rikujtuar mafias së ndërtuesve (me ndihmë politikanët në hije) se taraca është zonë/hapësirë e përbashkët e përpjestuar dhe paguar me dhjetra/qindra herë nga blerësit e apartamenteve, por që e kanë të ndaluar në mënyrë absurde përdorimin e tyre?
Për t’a ilustruar në greqi të gjithë banorët kishin çelës për depon poshtë pallatit, dhe për taracën në mënyrë që t’a përdornin secili për nevojat e veta, vendosjen e antenave, satelitëve, nderjen e rrobave etj.etj.
Personalisht, kam një pyetje përse nuk n’a japin shërbimet që meritojmë sidomos kur bëhet fjalë për çmime që janë pothuajse sikur ble në qytete europiane. Gjithashtu, në këto apartamente jo cilësore ashtu si nga lëndët e para dhe teknika e ndërtimit ka hapësirë për t’u hetuar në të gjithë hallkat e zinxhirit të korrupsionit.
Kush do flasi për të gjitha këto ndërkoh që, po shuhen kryefamiljarë dhe bij nënash nga bëmat e mafias së ndërtimit?
Përgjigjet dhe mënyra e zgjidhjes së këtyre problemeve është shumë e thjeshtë, duke hequr kopetencat, duke xhveshur plotësisht ligjërisht ndërtuesit shfrytëzimin e mëtejshëm të pallateve, komplekseve.
Xhveshja e tyre ligjore dhe kalimi i tyre në dorë të banorëve si e drejtë e tyre themelore të manaxhimit të pronës private sipas dëshirës së tyre sigurisht brenda normave ligjore të bashkjetesës në komunitet.
Kur ka dëshirë, ka edhe zgjidhje.