21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Nga Gjin MUSA

POE SJEDHE NE KUJTESEN E LEXUESEVE KETE SHKRIM TE BOTUAR NE VITIN 2014.

Një shtet pa Prokurori!

Një shtet pa Prokurori!

Nga Gjin MUSA

  Në këto 24 vite “demokraci”, populli shqiptar është mësuar me eksperimente të çdo lloji! Politika ka qenë gjithmonë ajo që ka mbajtur peng të drejtën ligjore, ka dhunuar çdo organ të pavarur. Zanafilla për fatin e keq fillon që në kohën kur Sali Berisha bëhet President i vendit. Të thuash sot se Berisha e bëri nga pa eksperienca, është gabim fatal. Berisha është ideatori i dhunimit të pavarësisë së drejtësisë në Shqipëri, tërësisht e qëllimshme. Presidenti i parë pas rënies së komunizmit, vinte po nga shkolla e komunizmit, një njeri diktatorial, i betuar për të mbrojtur Marksizëm-Leninizmin, po kaq i betuar për të dhunuar PD dhe demokracinë e sa polindur në Shqipëri. Marrja nën kontroll e të gjitha pushteteve nga ish presidenti Berisha, solli ngjarjet e dhunshme të ‘97 dhe të ‘98, shkatërrimin e Shqipërisë deri në prag të një luftë civile, falë ndërkombëtarëve që e ndaluan këtë tragjedi.

Ad by Valueimpression

Në pushtet kthehet Partia Socialiste, cila përballet me një gjendje kaotike, por e paaftë për të bërë drejtësinë! Shumëkush priti që qeveria e drejtuar nga PS do të bënte drejtësi për ngjarjet e ‘97, ‘98… por u gjet kompromisi i korrupsionit mes palëve. Përsëri Shqipëria pa një qeveri që do të bëjë shtet… 

Rikthimi i Berishës në pushtet u prit me cinizëm nga ndërkombëtarët, shqiptarët i besuan premtimeve bombastike të Sali Berishës, sllogani se do qeverisim me “duar të pastra” lufta pa kompromis ndaj “korrupsionit” e mashtruan elektoratin tashmë të zhgënjyer edhe nga qeverisja e të majtës. Berisha kishte ndryshuar vetëm fjalorin, po veset ishin ato të Berishës President, marrja e të gjitha pushteteve nën kontroll. Populli përballet me një qeverisje harbute, largime nga puna, rrena dhe mashtrime marramendëse, përballë kishte një opozitë që kërkon të bëjë diçka, po herë herë e çoroditur; greva, braktisje të parlamentit, demostrata, po të gjitha pa asnjë rendiment, përballë një opozite që nuk do t’ja dijë opozitës, përkundrazi; sharje, fyerje dhe përçmim… Kjo ishte mazhoranca që udhëhiqte Sali Berisha. Ngjarjet e Gërdecit dha ajo e 21 Janarit nuk e tronditën Berishën dhe kastën korruptive që e rrethonte. Jeta ekonomike e vendit sa vinte dhe vështirësohej, slloganet e Berishës e bënin Shqipërinë “një superfuqi” ekonomike në Ballkan dhe një ndër vendet me “rritje” ekonomike që konkuronte me Gjermanin! Një falsitet i pamoralshëm përpara gjendjes aktuale në vend. Drejtësia dhe prokuroria ishin nën kontrollin Berishian, çdo vrasje mafioze me prapavijë politike mbyllej në kasafortën e krimit -shtet.

Ad by Valueimpression

Humbja fatale e PD dhe ardhja në pushtet e të majtës ishin të mirëpritura nga ndërkombëtarët dhe nga vetë votuesit shqiptar. Premtime si në çdo fushatë elektorale, një vit qeverisje, një qeverisje me të mirat dhe të metat e veta, por ajo që bie në sy dhe që pritet, një drejtësi e papolitizuar po i mungon Shqipërisë. Peshqit e mëdhenj, të korruptuarit, ata që ndërtuan Gërdecin dhe ata që vranë me 21 janar bëjnë fresk nga zyrat luksoze… biles janë edhe ideatorët që bojkotojnë parlamentin, pra një opozitë e dobët moralisht, e papjekur politikisht, e lidhur me krimin ekonomik dhe me vrasjen. Opozita e sotme është ndër ma të shëmtuarat që ka njohur jeta politike në këto 24 vjet, një opozitë që drejtohet nga një Lulzim Bashë, i lidhur me krimin korruptiv dhe është autori i vrasjeve të 21 Janarit.

Basha u emërua në krye të PD po nga një i inkriminuar si Sali Berisha, prandaj opozita shqiptare është tërësisht e çoroditur dhe drejt një shpërbërje të pashmangshme. Fjalori i “liderit” Berisha është një fjalor rrugaçërie të cilin Lulzimi nuk guxon ta kritikojë, sepse është peng i krimit. Lulzim Basha e ka degraduar PD vetëm për t’iu fshehur drejtësisë… Mazhoranca aktuale nuk po e mban premtimin për arrestimin e të inkriminuarve, shteti nuk ka ligj dhe drejtësi, prokurori bën sehir, tallet me dosjet që kërkohen edhe nga ndërkombëtarët të gjykohen sa më shpejt. Kur flet Lulzim Basha për qeverisjen aktuale, kjo është mëse qesharake, një kryebashkiak i pa bashki, po i mbyllur në SHQUP se bashku me Berishën dhe Eduart Selamin me zyra luksoze, këta banditë të demokracisë.

Ad by Valueimpression

PD është e çoroditur sepse fabrika e drogës u shkatërrua, aty ishin miliardat e bandës së PD, tani janë pa asnjë shpresë për miliardat këta banditë që e shpërfytyruan demokracinë. Mazhoranca duhet të luftojë me çdo çmim që Shqipëria të këtë një prokurori dhe një gjyqësor të denjë për të bërë drejtësi. Çdo vonesë është me pasoja, PD braktis parlamentin me qëllimin e vetëm për të bërë gjoja “opozitë” merr në mbrojtje një guvernator banke që ka vjedhur direkt apo indirekt jo pak po 7 miliardë lekë… 

Kjo është opozita e sotme, që kërkon të bëjë vetëm mjegullnajën, kërkon të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos integrohet në organizmat ndërkombëtare. Këta janë “opozitarët” e PD të udhëhequr nga krimineli Sali Berisha dhe banda rreth tij. Presidenti i Republikës duhet të distancohet nga politizimi në PD. Ti shërbejë reformave të domosdoshme të cilat janë dhe rekomandime të ndërkombëtarëve, drejtësia dhe prokuroria janë çështja e ditës.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.