Nanë Terezës

Rrezja e diellit kur ra në flamur
Dhe shqiponja mori tjetër nur
Pyesin zogjtë mor çfar kanë pyjet
Pse ma shumë po ndrisin yjet
Bjen bekimi në mal e n’gur
Mbi çdo krua e mbi çdo gurrë
Lëshojnë bekimin zanat e malit
Mir’se vjen bija e shqiptarit.
Në mal të Shenjt e në bjeshkët e Namuana
Prulen malet krejt të tana
Nanë Shqipni fort hije të ka
Po të vjen bija sot me të pa
Nënë Tereza e kësaj bote
Ma e bekuemja bija jote
Brigje, lugje hije e mrize
Krejt të tana sot i ndrite.
Në çdo fjal që zemra të thur
Në çdo shkep e në çdo gur
Sjell bekim e krenari
Në çdo votër ship për ship
Nanë Terezë shpres sjëll ndër ne
Siç sjell dielli ditën e re
Kudo ku janë në botën mbarë
Ban krenar ti çdo shqiptar.
Sa her’ lind dielli ndër këto male
Paç bekimin moj bi shqiptare
E sa her’ të rrahu zemra ty
Në shekuj rroftë e bardha Shqipëri