8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Nga Imer Hysa

PJETËR NIKOLLA, SHKRIMATAR, POET DHE PUBLICIST I SHQUAR

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Dëshira për të shkruar për poetin, prozatorin, drejtuesin dhe zyrtarin korrekt shtetëror Pjetër Nikolla, apo më saktë për ti dedikuar nje një shkrim biografik, më lindi jo thjeshtë për ti bërë qokën, pasi ai emrin tim e ka përmendur në librat e tij, por për ti shprehur mirënjohjen e thellë për punën dhe veprën e tij në rrethet Krujë e Kurbin.
I lindur më 11 prill 1936, në fshatin Sang, Xhuxhë të Fanit në moshën dymbëdhjetëvjeçare familja e tij pikërisht në mars të vitit 1947, do të largohej nga Sangu për tu vendosur në Laç të rrethit Krujë sot rrethi Kurbin. Këtu ka jetuar nga fillimi i vitit 1947 e në vazhdim. Sot jeton me familjen në Tiranë.
Mësimet e para (tre klasë fillore) i mori në vendlindje, klasën e katërt e mbaroj në shkollën e fshatit Laç në vitin 1948. Ishte bërë traditë që ndarja e dëftesave pas mbarimit të shkollës bëhej në prani të prindërve dhe kuptohet nxënësit në përgjithësi dhe veçanërisht ata të dalluar mezi e prisnin këtë ditë.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme
Në komunikimin e rezultateve nga mësuesja Bukurie Hoxha në shkollë dhe në fshat para prindëreve, nxënësi Llesh Nikoll Lleshi, komunikohet me rezultatet më të mira dhe mbas tij komunikohet nxënësi, Pjetër Nikolla.
Shkollën 7-vjeçare e mbaron në Tiranë në shkollën, “Naim Frashëri”, i shpërblyer me Fletë Nderi për rezultate shumë të mira. Pastaj vazhdon rrugën e gjatë të dijes po në Tiranë duke përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë për ekonomi, dhe kursin e lartë për filozofi.
Pjetër Nikolla ka punuar në disa ndërmarrje ekonomike dhe institucione të rëndësishme në Rrethin e Kurbinit dhe të Krujës duke qenë kurdoherë një zyrtar model që e karakterizonte përkushtimi dhe ndershmëria në punë.
Fillimisht do të fillonte punë në Kombinatin, Kimiko-Metalurgjik në qytetin e Lacit si përgjegjës i fabrikës së Acidit sulfurik, kjo në periudhën 1.3.1966 deri më 31.I.1967. Falë punës së tij, cilësive dhe rezultateve të arritura në Uzinë si drejtues dhe lidhjet e ngushta me punëtorët, dhe respekti që ata kishin për të, bëri që ai të dallohet si kuadër drejtues i aftë dhe si njeri masovik. Kështu më 1.2.1967, ai largohet nga Uzina dhe emrohet instruktor i Bashkimeve Profesionale të rrethit të Krujës, deri më 15.12.1968. Edhe në këtë pozicion pune do të shfaqte cilesitë e tij më të mira duke qenë një zë i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Për punë të dalluar më 16.12.1968 do të zgjidhej Sekretar i Bashkimeve Profesionale të Rrethit Krujë, duke punuar denjësisht deri në vitin 1974, po kështu në vitin 1968 zgjidhet anëtar i Presidiumit të Bashkimeve Profesionale të Rrethit Krujë i cili për merita cilësore ka qëndruar për 20 vjet rrjesht,(ky një rast i veçantë), për punë shembullore ai është shpërblyer disa herë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Siç ishte bërë traditë e kohes që kuadrot të qarkullonin. Kështu në vitin 1974 emrohet Drejtor i Post-Telekomunikacionit të Rrethit të Krujës, ku përfshinte drejtoritë e Postave të qytetit të Krujës, të qytetit Laç, të qytetit Fush-Krujë, të qytetit Mamurras dhe të qytetit Milot dhe ka qëndruar deri në vitin 1978, ku në të gjitha vitet janë realizuar me sukses detyrat, duke u rrjeshtuar si ndërmarrje e dalluar e rrethit.
Duke qenë anëtar i Presidiumit të Bashkimeve Profesionale të Rrethit të Krujës, për punë të vlersuar rikthehet dhe zgjidhet Kryetar i Bashkimeve Profesionale të Rrajonit Industrial të Laçit, me 1978, punë që do e vazhdonte deri në vitin 1985.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pas një pune të sukseseshme mbi shtatë vjeçare në detyrën e Kryetarit të Bashkimeve Profesionale të Rajonit të Laçit më 30.8.1985 emrohet Shef Kuadri në Ndërmarrjen e Shfrytzimit të Hekurudhës Laç punë kjo që do e kryente deri në vitin 1987. Këtu është zgjedhur Sekretar i Byrosë së Partisë së ndërmarrjes, detyra të cilat i ka kryer me vlersime si nga Rrehti i Krujës edhe nga digasteri përkatës.
Siç ishte traditë, disa kuadro të suksesehëm transferoheshin në ndërmarrje që shfaqnin dobësi apo kishin nevojë për kuadro të fortë apo të zotë. Kështu do të ndodhte edhe me Pjetrin i cili më 16.11.1987, emrohet Kryetar i Degës së Kuadrit në Fermën e Gjormit Kurbin, punë që do e vazhdonte deri në fund të vitit 1992, kur u shpërbë ndërmarrja si rezultat i rënjës dhe shpërbërjes së sistemit ekonomiko shoqëror dhe siç dihet e gjithë pasuria u grabit dhe u shkatërrua plotësisht. Kjo periudhë përkoi me kohën kur Pjetër Nikolla doli në pension, duke lënë emër të mirë në të gjithë sektorët ku ka punuar, në qytetin e Laçit dhe në Rrethin e Krujës e të Kurbinit.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Për punë shembullore, Pjetër Nikolla është dekoruar tre herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë: me “Medaljen e Punës”, më 23.11.1969, me dekret nr.1967, të Kuvendit Popullor; dekoruar me medaljen, për sherbime të shquara shtetërore dhe shoqërore, më 29.10.1976 me dekeret nr. 5448 të Kuvendit Popullor; dekoruar me urdhërin e Punës të klasit të III, për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore, me dekret nr.6423, të Kuvendit Popullor.
Si intelektual i mirfilltë, Pjetër Nikolla është marrë me studime në fushën e Historisë, ai që herët ka botuar artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës, ka shkruar periodikisht mbi 24 libra, me zhanre të ndrysheme, tregime, libra për historinë, libra me poezi etj, disa prej tyre janë:Mund të jetë një imazh i 1 person dhe libër
-Libri me tregime, “Saga e Sangut”, botim viti 1992, libri “ Kasollja bot. Viti 1993, libri, “Komb i Denjë” bottim viti 1994, libri, “Dera e Gjomarkajve”, bot. Viti 1994, bëhet fjalë për dinastinë e Gjomarkajve që ka udhëhequr në shekuj; librin interesant me tregime, “Nëpër Shina”, botim viti 2005, librin, “Dukagjinasit”, botim Viti 2006, ku autori sjellë në vëmendje gjithë histtorinë e Mirditës të kohës së principatës së Dukagjinasve; librin, “Përshëndetje O Mirditë”, botim viti 2007, ku përshkruhet historia e bajrakëve të Mirditës; librin e “Vërteta e Mitologjisë Pellazgo-ilire”, poezi, botim viti 2008; librin “ Mirdita dhe identiteti Kombëtar”, e përkthyer edhe në gjuhën angleze, botim, viti 2009; librin monografik, “Kosova për Ndrecë Ndue Gjokën” e përkthyer në anglisht, botim viti, 2010; librin, “Trojet e Dardanëve”, pjesë të zgjedhura të Historisë së Dardanisë, (Kosovës), botim viti 2012; librin, “Lidhja gjenealogjike Kosovë Mirditë”, botim viti 2013; librin, ”Etnologjia e Kurbinit”, botim i vitit 2014, një libër ky me shumë vlera për historinë e Rrethit të Kurbinit, ku përfshihen edhe pjesë të historisë së Krujës, Durrësit, etj; librin,”Nëpër vështirsitë e jetës”, botim viti 2015; librin, “Ama e qytetrimit dhe shqiptarët e shquar” poezi, botim viti viti 2016; librin, ”Të mbrojmë vetveten”, poezi, botim i vitit 2016; librin, ”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire, poezi, pjesa e II, botim i vitit 2016; librin me poezi, ” Mendimi Pleks Ylberët”, botim i vitit 2018; libri, “ Lidhje Etnologjike, Mirditë, Kurbin dhe Lugu i Drinit, Kosovë”, botim i vitit 2019; libri, “Të pa thënat për Mitologjinë dhe Autoktoninë e Mirditës”, botim i vitit 2021. Ka në dorë edhe libra të tjerë historik dhe me poezi.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur
Ky është Pjetër Nikolla, studiuesi i shquar dhe me vlera të mëdha. Ai i ka shkruar e kënduar me shumë dashuri vendlindjes së tij Mirditë dhe Kurbinit që i ofroi dashuri, ku familja e tij ka jetuar si askush tjetër. Ai ka shkruar pjesë të zgjedhura të historisë së Kosovës, ka shkruar tre libra për historinë e Kurbinit dhe pjesë të historisë së Krujës, të Durrësit etj, ka shkruar dy libra me poezi për historinë pellazgo-ilire etj, duke lënë gjurmë në pasurimin e historisë duke dhënë kontribute të rëndësishme për historinë dhe letërsinë shqipe.
Edhe sot që është në pension dhe pse në moshë mbi 85 vjeçare ai është njeri aktiv, lëviz, lexon, shkruan, mban lidhje me miqtë duke bërë një jetë tepër aktive.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.