15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

NGA KRIJIMTARIA E DIBRANIT HALIL TEODORI

 

NGA KRIJIMTARIA E DIBRANIT HALIL TEODORI

po ju sjellim dy poezi:
Qerpikët e tu! &
Mbi flokët e tua!!!
Shkrimtari dibran Halil Teodori ka lindur në Smallik, Zerqan në vitin 1958 dhe banon në SHBA prej 25 vitesh, por malli e sjell të vizitoj rregullisht vendlindjen. Ka realizuar disa botime studimore, por edhe në poezi e prozë, si: “Vegimet e moshës”, poezi, “Dritë nga errësira”, roman, “Gjurmët”, publicistikë, “Sabri Caka, krahu i shqipes në flamur”, roman monografik,, “Dashuria dhemb”, poezi,, “Të gjithë qiejt shkëlqejnë në sytë e dashurisë”, si dhe “ Aleksandi i Madh”, “Skënderbeu”, “Troy” (fliste shqip), përbëjnë punën voluminoze që ai ka bërë. Krijimtaria e tij është bërë mjaft e njohur.Mund të jetë një grafik i 2 persona dhe teksti
Qerpikët e tu!
Do ti këndoja çdo hëne,
Diellit do t’i thurja vargje,
Luleve do t’i ëndja poezi,
Çdo bukurie do t’i përulesha,
Ah qerpikëve të tu,
Nuk e di se ç’nuk do t’u jepja,
Të më krehin erën që më fshikullon,
Të më shpuplojnë pendët që fluturoj,
Të më ledhin buzën që puth.
Në qerpikët e tua,
varen këmbana,
Hëna të plota rrëzohen prej qerpikëve të tu.
Trokitja e fjalëve të ëmbla të dashurisë,
Në qerpikët e tu ngjyejnë buzën,
Kuaj të bardhë e beteja epike,
Shohin përtej këtij shtegu që nderen këto qerpikë,
Zana malesh e perëndesha antike,
Zbardhëdhojnë në tehun e këtyre qerpikëve,
Ah qerpikët e tu
Mu në zemër më therin
Në prushin e epshit që ti ndez, pikojnë
Pikojnë yje.
Mbi flokët e tua!!!
Autor: Halil Teodori
Mbi floket e tua gjethe bien
Ditë vjeshte në shkëlqimin e diellit
Butësia lozonjare e verës këndon me ty
Këngën melankolike të përjetimit
Një mallëngjim më ngërthen sakaq
E një plotëni më derdhet përbrenda
Heshtje përgjoj tek sa lodron
Me gjethet që fluturojnë gjithkah
Shikimin në horizon kam derdhur
Në gjoks një zog ndjej tek fluturon
Në buzë një këngë tek mërmëritet
Në sy një dritë shpërthen
Tej nën një pemë të veçuar
Në një stol stolisur kujtimesh dashurie
Një muzë për nën një shkulm dritë
Ka zënë vend e qiellin vështron
Lulet në mimozën e nuzëruar ngjajnë me fluturat
Me dehjen e qiellit mbush rreth e qark aroma
Mbi puthjet e tua fëshfërin
Gjëthet mbi fluturimin e flokëve ulen e rrijnë
Një e nga një i numërova gjendjet
Dhe gjethet i ndoqa me erën
Duke shetitur i prita i përcolla të gjithë
Me diellin ika edhe unë
Derdhem edhe unë në vërshimin e zhurmshëm
Hapat më nuk i ndjej
As veten time nuk e përcjell
Më zhaurimën e dritat që përflaken eci
Me kujtimet e ditës në shprehi
Me gjethen e rrëzuar në buzë
Me ëndjen dhe këngën në pëshpërimë
Kthehem, me zogjt, në strehëz
Nata ka penetruar gjithkah
Mes hapave që ikin dhe makinave që fugojnë
Qark pallateve e përbri dashnorësh
Duke lajmëruar mbarimin e ditës
Në këtë errësirë aromatike
Mimoza dredhur është në lulëzim
Endërr para pasqyrës
Kapur mbështjell dredhat e saj
Me hënën në panoramën që shoh
Nis të shfletoj kujtime të vjetra
Mbështetur mbi parvazin e dritares
Aty ku zogjt bubrrojnë e cicërijnë shpesh
Syt i shëtis nëpër mëndafshin e zi të natës
Si mbi kurmin e poroztë tëndin, e dashur
Mes vegimeve dhe dritash që nderen
Shëtis andjet e mija lozonjare
Ora sakaq ka vrapuar me vërtik
Heshtja është ndalur dhe përgjon
Me një “Natën e mirë” shkulem
E iki në ëndrra të ulem.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.