ËNDRRA
Tregim
Ajo e priste shpesh në ënderrime…
Çdo natë para se të flinte përqafonte jastëkun duke ëndërruar atë:
-„Shpirti im!“- pëshpëriste dhe mbyllte sytë. Shpresonte që ai do t`i vinte në ëndrrën e bardhë…
Edhe atë natë si në mijëra netë , ajo përqafoi jastëkun dhe psherëtiu…
-„Shpirti im!“- nuk vonoi të thoshte dhe bashkë me fjalët dhe një loti pastër iu shkëput syve të gjelber…
-„Zilja e telefonit binte panderprerë. Ajo ashtu e përgjumur nxitoi të përgjigjej .
-Alo! -zëri e drithëroi. Vështroi telefonin. Numri i panjohur, por i kompanive vendese.
-Ke ardhur shpirt?!- pyeti ajo. – Nuk më ke thënë se do të vije.
-A mund të takohemi dhe pastaj do të të sqaroj gjithçka! -ishte dëgjuar zëri i tij.
-Erdha shpirt, të bëhem gati! – kishte mbyllur telefonaten dhe zgjatur dorën për të marrë peshqirin e banjos…
I dha një dorë të fundit Make-up dhe vështroi vetën e kënaqur në pasqyre. Pavarësisht viteve ende ishte e bukur…
Ishte ulur në një tavolinë përballë ashensorit dhe sa u hap dera ajo ndeshi në syte e tij.
U turbullua dhe ndoshta u skuq sepse ndjente t`i digjte lehte fytyra…
Ai u ngrit në këmbë dhe I buzëqeshi…Se kuptoi se si u gjend në krahët e tij në një përqafim disa minutësh…
U shkëputën me vështirësi nga ai përqafim …sikur donin të rrinin ashtu përjetësisht…
Avioni I tij nisej pas tre orësh.Ajo mbushi sytë me lot duke llogaritur kohën e kafesë , rrugën dhe pritjes së nisjes së avionit…
Ai vazhdonte të shpjegonte ardhjen me nxitim, prerjen e biletës ardhje-kthim…
-Ngushëllime shpirt- I tha ajo. – U prehtë në paqe!…
Xhaxhai i tij kishte ndërruar jetë…
Minutat kalonin ai vështronte druajtshëm orën. Befas buzëqeshi :- Ta kam sjellë një dhuratë!…
Ajo e vështroi me habi. Në duart e tij pa një kuti bizhushë. Habija tashmë zuri vend në fytyrën e saj.
-E bleva javë më parë – buzëqeshi ai- që ta sillja këtë verë , por vdekja e xhaxhait bëri që unë të vija më herët.
Buzëqeshja u zhduk në fytyrën e tij derisa pëshpëriste…nuk di se si do të shkojë vizita e verës…
-A mundem- tha dhe i hapi kapakun kutisë nga e cila doli një diell ari…
-Uaa! – pasoi një pasthirrmë…
-Ti shpesh më thua dielli im…! – u dëgjua zeri i saj habitës por në të njetën kohë lumturues për dhuratën..
-Ndaj mendova të ta dhuroj një diell që të të ngrohë gjithmonë…Deshiron ta vendosesh?- e pyeti.
Ajo menjanoi kacurrelat e saj duke zbuluar qafen e bardhe. Ai u ngrit i qeshur, e vendosi varësen dhe e puthi në qafë.
Ajo u drodh nga ajo puthje , e shpuri dorën tek varësja , mbështolli diellin në pëllëmbë të dorës dhe pëshpëriti: – shpirt , shpirti im… dhe dy lot si rubin i rrëshkitën nga sytë…”
Hapi sytë…Jastëku ish lagur nga lotët, ndërsa dora shtrëngonte kopsen e xhupit të çunit që kish lënë mbi komodinë ta qepte në mëngjes…
Sa shume te pathena kane ngelur mes nesh
e kemi shtyre castin ti themi nje dite
harrojme dhe fluturojme siper resh
shpesh i bejme hesapet vet pa hanxhite
Harrojme se jeta eshte e sotmja qe kemi
E djeshmja s”eshte me , e nesermja kur te vij
I brengosemi te shkuares, bejme plane ku te vemi
dhe prape e leme castin te ik perseri…
E koha …e ka mare kohen pa kuptuar
ate qe ne e lame vet pa shkak te na ik
kur rrudhat dhe thinjat krejt na kan mbuluar
zgjohemi prej endrres mbushemi me frik…
Te kapur per dore drejt detit udhetonim
E luteshim qe casti te zgjaste perjetesi..
Puthjet fjalet shikimet mos mbaronin
Vet ajri qe thithnim mbushur dashuri…
Sonte te lus qe doren mos ma leshosh
kapu pas saj… dhe te lutem mos ik…
me perqafime pa fund dua t’me mbulosh
Kjo bote pa ty po me kall frike…

E urrej shiun sa fillon e bie
Tere nostalgjite i kthen tek une
Kujtimet e bukura mi fsheh neper re
kembekryq ulen castet plot furtune…
Dikur ti, si une e urreje shiun
Thoje se na mbante larg pafundesi
Une qeshja me kte trill te cuditshem :
Se endrrat humbin rrugen neper shi !
Rrugen e humbe dhe ti nje dite
Mjegulla shpirtin kish pushtuar…
Varkeza e ndienjave mes stuhise
Driten e timit far…s’e kish dalluar