14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Nga krijimtaria e poetit :Sahit F. Osmani

PLOTPUSHTETSHMERIA JOTE
Si nuk pushojnë qelizat e trurit
Rrahjet e zemrës si nuk pushojnë
Gjaku të qarkullojë venave të trupit
Dhe zilia e egër si nuk pushon
Shpirti do të vdiste pa këngë
Dhimbja s’do të jetonte pa dashuri
Në kujtesë nuk do të rronte
As një çast i lumtur nga ti
Plotpushtetshmëria jote
Natën dhe ditën në një pemë i mban
Edhe kur jeta pa kuptim të rrëshqitka
Ne mbetemi degë të ngjitura në trungun tonë
Do t’i vjelin dashuritë – fruta
Ata që gishtërinj të ylbertë kanë
Do të pikojnë yjtë e dëshirave
Pleksur ylberit me ngjyrat e dashurisë sonë
“””””””””””””

O SËMUNDJE LUBI !
Mjaft më, o sëmundje lubi
ç’ka do më tepër prej meje
je si shkretira e etur
shëndetin deri në pikë ma e pi
ti sulmon atë që kemi më të shtrenjtë
çdo gjë e jotja të shtyn të trishtohesh
më bën që t’jem i zgjuar në çdo kohë
nga pangopësia jote gjithçka mund të ndodh
pres të më zërë gjumi
nga shtrati të zgjohem i freskët
ti sëmundje lubi e pangopur shumëkokëshe
shkofsh andej prej nga më kurrë s’kthehesh
duke më lën mua të qetë që ta vazhdoj jetën
“””””””””””””””””””

EJA KËTU KUR TË PIQET RRUSHI
(Fragmente vargjesh nga vendlindja ime,Randobravë)
Doja diçka të moçme nga vendlindja e ime
Dashuria hyn në shpirt më shfaq bukurinë
Fjalë e parë e shqiptimit shpirtmjaltë gjuha
Burim i kroit të lashtë që kurrë s’u shterrua
Zogu i zemrës me sqep e gdhendëte gurin
Foletë shqipeve stuhitē s’mund t’i shkulnin
Këtu të parët tanë kishin mbirë si prej dheu
Fushat plot gjelbërim, lisa që preknin qiellin
E bukura më tha: eja këtu kur të piqet rrushi
Në butin e zemrës ëmbël do t’kullojë mushti
“”””””””””””””

PORTRETI YT
Ishe ti ajo që i kalove kufijtë e artit
i dhe shpirt portretit që e krijove
nuk e le shterp brenda vetvetes
e bëre që të jetojë në çdo kohë
Dashuri për dashuri dhuroje
me furçën e erërave të zemrës
ngjyrat e gjenin vetë njëra-tjetrën
në bezen e dashurisë bashkoheshin
“”””””””””””””””

KOSOVË
donin ta shuanin dritën e plisit të bardhë
që rrezatonte mbi kokën tënde si diell
të mohonin çdo të drejtë që kishe
në shtrat të Prokrustit të shtrinë
të t’i këputnin gjymtyrët e trupit e t’shpirtit
që ti të mos flisje shqip
Gurë e dru e dhe e fusha e male
bjeshkë të larta,e lumenjtë që gurgullojnë
u bashkuan, objekt lufte u bënë
trupin e shpirtin tënd s’lejuan t’i coptojnë
edhe vdekjen të pavdekshme e bënë!
Fatjon Bunga, Elham Pasha dhe 28 të tjerë
1 koment
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.