16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Nga krijimtaria e poetit:Simon Tota

DREJTESIA E VONUR

Lulja qe cel vone,
te zbukuron aren,
drejtesia e vonuar,
dikujt ja zbardh faqen,
S’besoj te jene dengla,
te shpresojme sepaku,
qe te mos mbeten endrra,
duhet te veproje SPAKU.
Mbase ka ardhur dita,
drejtesia ne veprim,
disa nga politika,
nuk mund te kene shpetim.
Neqoftese keshtu do ndodhe,
perterihet historisa,
dikush dhe mund te ngordhe,
por fiton shqiperia.

Simon Tota. 06/07/2021

“””””””””””””””””””

NJE SHOQE TE MIRE,DIKUR UNE KISHA.
Nje vajze te bukur,shoqe e kisha,
me nje pasterti shpirterore,dhe teper e zgjuar,
une ne ate kohe,i ri ne moshe isha,
por me shoqen time te jetes,sapo isha martuar.
Politika e kohes,gjithe populli ushtar,
stervitjen ushtarake,beja me ceten vullnetare,
ne luften imagjinare,do te luftonte i gjithe populli mbare,
dhe me bukuroshen e zgjuar,shiheshim Jo rralle.
Kur shiheshim ne sy,s’i fshihnim dot emocionet,
dhe ashtu ciltirsisht,i buzeqeshnim njeri tjetrit
ne citjet luftarake,s’kurseheshin municionet,
dhe bukuroshja ne fjale,shenonte gjithmone dhjete.
E imagjinoja me te dashurin,dore per dore,
une e kisha mike,dhe nuk behesha xheloz,
as nuk e imagjinoja,ta kisha dashnore,
se ne jeten e perditeshme,kam qene serioz.
Une e kisha shoqe,por s’mund te isha i dashuruar,
principe te qarta,kam patur dhe ne rini,
kur me shoqen e jetes,isha i martuar,
nuk mund te abuzoja,kurre me dashurine.
Nje vajze te bukur,shoqe e kam patur,
me pelqente,ta shihja sa me shpesh,
porse me te,miqesine,e doja te paster,
pasi ne rrugen e jetes,doja te ecja serbes.
Shoqerine e sinqerte,me mua respektonte,
miqesisht me buzeqeshte,kur une e takoja,
drejte e ne sy,ajo me shikonte,
me te njejten medalje,dhe une e respektoja.
Por ja vjen koha,qe shoqeria perfundon,
mbase ndokush,kujtohet thjeshte per emer,
sejcili ne rrugen,e jetes se tij shkon,
por kur eshte e paster,ajo ruhet ne zemer.
Dhe mikja ime,nje dite u martua,
nga larg me gjithe zemer,lumturine ja urova,
miqesia e dikurshme,nga une s’u harrua,
nje poezi te sinqerte,asaj ja kushtova.
Rruga e jetes,sjell zikzake dhe gezime,
ndertova nje familje,te bukur dhe te vertete,
i lumtur une ndjehem,me bukuroshen time,
kjo eshte dhurata,me e cmuar ne jete.

Simon Tota Londer me 30/06/2021

“”””””””””””””””””””

SIKUR KOHA TE KTHEHEJ PRAPA!
Sikur koha te kthehej prapa,
dhe n’qershor te fillonte vapa,
stinet ne rregull te varjionin,
ne mars zogjte te ciceronin.
Sikur te kthehej ,prape vegjelia,
te gjithe te mblidheshim tek shtepia
varferine do ta pranoja,
vetem prinderit ti shikoja.
Sikur te kthehej prape qetesia,
te qete ta shihja ate vend,
por te mos e kishte shqiperia,
komunizmin ,si sistem.
Sikur te kthehej burreria,
si dikur ne kuvend,
e qeshur te jete djaleria,
do te ndriconte ,prape ai vend.
Sikur te kthehej Kastrioti,
ti dilte per zot arberise,
si dikur prej qemoti,
te ishte prijesi i shqiperise

Sikur te lind’te Avni Ristemi,

djali trim i laberise,

per tradhetaret e ketij vendi,

zjarr nga gryka e alltise.

Sikur shqipen ta shikoja,

te bashkuar pergjithmone,

varferine do ta pranoja,,

do punoja ne atdheun tone.

SIMON TOTA. Itali. 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.