Unë jam… Prandaj do të mendoj!
Ditët javët kalojnë ngadalë në këtë heshtje të zhurmshme…
Çdo gjë me kujton ty
Dhe koha duket kaq e gjatë, kaq e humbur..
Nuk e di ku e lexova
Malli e mërzitja bashkë, të mbyllin…
Dëshirë e paqëndrueshme për t’u larguar….
Transformoj momentet në kujtime
Kujtimet në momente
Momentet në fragmente
Fragmentet në shpirt……. Thjeshtë kuptoj se historia e jetës nuk ka qenë kurrë e qartë për askënd!
Lordi I’m
E. D
“””””””””””
Të falënderoj!
Po… Me shpirt të falënderoj…
Mbas një stuhije, një qiell i pastër dhe i qetë vjen
Çdo gjë duket më qartë
Gjërat më mirë i kupton
Asgjë nuk ngelet e fshehtë….
Ka diçka që shërohet në heshtje
Diçka instiktive që të tërheq menjëherë në një botë tjetër
Ku largohesh nga zhurma e botës dhe më shumë nga zhurma e mendimeve tua….
Dhe pastaj gjen atë qetësinë e vërtet edhe pse ishte e fundit ajo që kërkoje…
Kupton të vërtetën, gënjeshtrën
Atë gënjeshtër që të kish verbuar sytë aty ku nuk e prisje..
Dhe kur dukesh me mire, se kaq, ngelet pluhur dhe hi….
Vërtet të falënderoj që më bere të kuptoj dhe dhimbjen time ta letesoj!
E. D
“”””””””””””
Dora…. Dhe mendimet!
O zot…
Mendimet me ngacmojn…
Me vine vërdallë
Përpara meje një letër dhe një laps…
Dora të shkruaj filloi….
Pak unë e pak ti te dy një çmenduri…
Mendimi i parë që më erdhei sot sa po u zgjova në mëngjes
Doja ta largoja e ta harroja, po nuk me largohesh nga mendja dot
Dhe fillova të shkruaj me shpresë nga mendja për ta larguar
Ka fjalë që në mendjen na ngelin na ndjekin dhe pse të heshtur mund të jemi….
Ndoshta më parë ishin fjalë gëzimi dhe qeshnim
Po ja qe ato fjalë mbesin kujtime dhe zemrën e vrasin sa herë që në mendjen vine….
Një Femer kur dashuron me të vërtet dhe zemrën plagë të j’a kenë bere..
Nuk del nga rruga siç thonë disa…
Po mbyllet në vete e nuk beson ma
Zemra mund të ketë shumë dhoma për dashuritë se aty hynë të gjitha…
Nga dashuria për prind e femit si dhe për njerëz të tjerë që na rrethojnë
Por kur dashuron me shpirt, është vetëm një dhomë, ka vend vetëm për një njeri…
Mund të jetë vetëm një herë, vend të zërë një dashuri
Në rini apo me vone nuk ka rëndësi…
Të çmendur të dy pak unë e pak ti…
Po kish një ndryshim…
Nga unë nga ti…….
Kjo çmenduri!
E. D
“””””””””””
Do shkruaj….
Do shkruaj për ty gjithë here…
Aq sa dora të ketë fuqi lapsin në dorë ta mbaj…
Aq sa sytë e mi të kenë dritë..
Do shkruaj, jo të të shaj..
Se të kam thellë, të vetmin në shpirte…
Do shkruaj të mbys heshtjen e shpirtit
Të heshtë një ndjenjë, ta mbytesh atë, nuk do ta besh te padukshme..
E. D
“”””””””””
Ka aq shumë dhimbje sa nuk i shprehim…
Ka kaq shumë lodhje sa që i kalojmë me një buzëqeshje…
Sa shumë plagë,kaq zhgënjyese
Me besoni…
Dhe….
Bukurija e përrallave nuk është
“të lumtur për gjithmonë”
Dhe as….
“përgjithmonë”
Por….
“ata jetuan”