Përgjigje publike z. Agron Tufa.
Portreti i fanatikut që “prodhon” kriminielë.
Agron Tufa! Një emër tani i njohur për shumë shqiptarë por, mjerissht si fanatik, sharlatan.
Për një të tillë mund të shkruash shumë, por mund të mosshkruash edhe asgjë. Nëse nisessh nga personaliteti i tij, mund të shkruash shumë. Ai është një tip që vuan nga çrregullime të forta të personalitetit. Eshtë fanatik, hakmarrës, injorant,, përçarës deri në thirrje për mord, egoist, shpifës, genjeshtar, korruptues, i korruptuar, i pabesë dhe… plot të tjera. Eshtë tipi që nuk njeh as moral, as ligj. Nëse nisesh nga vlerat e tij si njeri, mund të mos shkruash asgjë. Nuk ka asnjë vlerë. Eshtë tipi i njeriut zgaver. Një sharlatan i vërtetë.
Z. Tufa, si fanatik perfekt që është, gjatë kohës që ishte në krye të Institutit të Studimeve të Krimneve dhe Pasojave të Komunizmit, “prodhoi” vetëm kriminelë. Sipas tij, LANÇl, ishte vepër kriminelësh, të rënët për atdhe ishin kriminelë lufte.
“Prodhoi” edhe shumë të tjerë, dhe sigurisht nuk do të ndalej nëse nuk do të ndeshej në moralin e fortë të patriotëve dhe me leigjin, e “plagosur”. Dhe ia mbathi, si i deshtuar, i humbur dhe i vetëdiskriminuar.
Tani, meqënse ai nuk heq dorë dot nga pasioni i tij për të “prodhuar” armiqë dhe kriminelë, me tufën e tij të shpifsëve, me gjeti mua.
Z. Tufa, ju jeni një shpifës, dhe gënjeshtarë i pashoq. Jeni edhe i pabesë.
Në statusin tuaj, publikuar në fb, ju më akuzoni mua si përbindshin e rebelimit të burgosurve politikë në Qaf-Bari, me dt. 22 maj 1984.
Fantazia e juaj prej skizofreni, shkon aq larg, sa thoni se unë, paskam qënë ai që kam hypur në vendroje me megafon, u kam dhënë ultimatumin të denuarve dhe… pastaj, nën komandën time. është bërë nami.
Unë tani ju pyes: Mos jeni çmendur?
Jam shumë i sigurt se ju e dini shumë mirë se kush ka shkaur në Qaf-Bari me helikopter, kush ka hypur në vendroje me megafon, dhe se unë, ditën e rebelimit nuk kam qën ë fare në Qaf-Bari. Këto i dini ju.
Përse shpifni!? Përse gënjeni me kaq paturpësi?
Nga bindem unë se ju i dini këto?
Ju i dini nga unë. Sigurisht edhe nga të tjerët.
Ne nujk jemi takuar kurrë bashkë, por vitin e kaluar, kemi komunikuar në messenger, me kërkesën tuaj.
Ju më jeni drejtuar i pari: “I dashur z. Lekë Imeraj!
Po kërkojmë dëshmitarë okular kundër një oficeri, për dhunën e ushtruar mbi të burgosurit politik, në revoltën e Qaf-Barit me dt. 22. maj 1984. Pranoni ju të paraqteni si dëshmitar”?
Unë u jam përgjigjur: “Më gëzon fakti që ju kërkoni dëshmitarë okularë. Kjo tregon se jeni në rrugën e mbarë, drejtë së vërtetës. Unë nuk jam dëshmitar okular, për faktin se, ditën e ngjarjes, gjithë ditën, kam qënë në zyrë në Tiranë, dhe jo në vendngjarje”.
Ju e pranuat faktin që ju dhash unë, dhe përjashtimin tim si dëshmitar okular, i mundshëm.
Jua dërgova edhe përgjigjen që i kisha kthyer z. Mirakaj, publikisht në fb, për akuzat që më bënte.
Kemi biseduar edhe për z. Lekë Miraka. Juve ju shqetësonte fakti, përse ai refuzonte të dilte dëshmitar në gjyq për ngjarjen. Madje, u shprehët: sa i poshtër që po tregohet, dhe më pyetët, nëse kisha ndonjë version për refuzimin e tij.
“Nuk mund të them gjë, nuk i di arsyet e tij”, ju thash unë.
Për këtë po ju mendoj i pabesë.
Dhe tani, kini durim dhe lexoni të vërtetën mbi aktivitetin tim lidhur me rebelimin e disa të burgosurve në Qafë-Bari:
Me datën 22 maj 1984 (ditën e rebelimit), në orën 14,35 minuta, nga zyra ime në Tiranë, jam lidhur në telefon me komandantin e burgut të Qafë-Barit. E mbajë mend shumë mirë orën pasi, kisha rreth 50 minuta që kisha bërë kërkesën në centralin telefonik civil për lidhje. Më kërkohej urgjent informacion lart për rebelimin. Në atë kohë, drejtoria e burgjeve nuk kishte lidhje direkt me burgjet dhe lidheshim nëpërmjet centralit telefonik civil. Me komandantin e burgut, kam zhvilluar këtë dialog:
Unë: Hë komandant, si duket gjendja?
Ai: Gjendja është normalizuar. Në orën 13,00 u rivendos situata normale. Grupi i rebelve u dorëzua menjiherë pas ardhjes së zëvendësministrit dhe kuadrot e tjerë nga Tirana. (këtë e ka thënë edhe z. Mirakaj, në monologun tij). Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm mbushi flatëarrestet e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit dhe i dërguam në Degën e P. Brëndshme Pukë. Na njoftuan se kanë arritur.
Unë: Ka demtime në njerëz nga palët?
Ai: Jo. Në njerëz nuk ka demtime, nga asnjëra palë. Ka vetëm demtime materiale tek të denuarët…
Pra, siç e shikoni, z.Tufa, nuk kam qënë me magafon në vendrojen e burgut, por në zyrën time në Tiranë. Fantazia e juaj, si shpifës, ia kalon edhe Jul Vernit.
Unë vërtetë kam shkuar atë ditë në Qaf-Bari por, vonë, rreth orës 22-23, atherë kur gjithkush dhe gjithçka flinte, me përjashtim të rojeve të burgut. Unë, edhe nëse isha ai që më mendoni ju, nuk kishte mbetuar asgjë për mua. Jam njohur me informacionin e komandës për zhvillimin e ngjarjeve, për arrestimin e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit, për vdekjen e një të burgosuri etj.
Të nesermen, bashkë me komanden kemi bërë riorganizimin e vendeve organike tek të denuarët pasi kishte shumë ndryshime për arsye se disa u transferuan dhe të tjerë u shkarkuan.
E vërteta është se unë, të nesermen, pasdite, jam larguar nga burgu. Natyrisht që më vonë kam shkuar aty, në funksionin tim, ashtu si dhe tek të gjithë burgjet e tjerë.
Funksioni im, në Drejtorin e Burgjeve, ka qënë ai që sot, në burgje, quhet “punonjës social”. Unë nuk kam pasur forca ushtarake nën komandën time, nuk kam drejtuar dhe as komanduar të tilla.
Eshtë folur se unë, si dorë e hekurt, kam shkuar me helikopter nga Tirana për të shtypur rebelimin, një shpifje tjetër e rradhës kjo. Me helikopter kanë shkuar Zëvëndësministri i PB, Zëvëndësprokurori i përgjithshëm dhe drejtori i burgjeve.
Eshtë folur se unë, kam urdhëruar arrestimet e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit. Kjo është fantazi skizofrenësh. Siç e thash më lart, unë gjatë gjithë kohës të zhvillimit të ngjarjeve kam qënë në zyrë, në Tiranë, dhe jo në vendngjarje. por edhe sikur të kisha qënë prezent, ç’punë kisha unë me arrestimet, kur aty ishte Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm, njeriu kompetent për lëshim urdhërash arresti, në gjithë republikën.
Kjo është e vërteta mbi ngjarjen.
Juve, z. Tufa, duket se nuk ju shqetëson aspak ngjarja. Juve ju intereson lufta kundër meje, ajo që është në natyrën tuaj, luftë kundër të gjithë atyre që nuk janë si ju. Si fanatik që jeni, juve ju duhen gjithmonë armiq, kriminelë, dhe nëse nuk I gjeni dot, I prodhoni vetë. Dhe tani mendoni, se më “prodhuat” mua.
Fakti që ju më sulmoni mua, edhe si shkrimtar, është prova më e qartë për këtë që po them. Sulmi I juaj mbi mua, më ngjanë me thenjen e shkrimtarit gjerman, Kurt Tuholski, në kohën e Hitlerit. Kur Hitleri mori pushtetin, filloi djegien e librave dhe persektimin e shkrimtarve. Tuholski th: “Aty ku digjen librat, do të vriten njerëzit”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Edhe qëllimi I juaj është që të digjen librat, të persekutohen shkrimtarët dhe të vriten njerëzit.
Unë jam shkrimtar dhe përkthyes. Deri tani kam shkruar dhe përkthyer 25 libra (janë në treg) dhe 4 të tjerë I kam të gatshëm. Librat e mi, janë të redaktuar nga njerëz shumë të ditur të kombit tonë, nga akademikë, profesorë, filozofë, shkrimtarë, psikologë, me tituj dhe grada shkencore. Por, me tituj dhe grada shkencore të fituara me djersë, pa vjedhje apo plagjiaturë, siç flitet për ju.
Me paturpsinë tuaj, ju guxoni të shkoni aq larg, në luftën ndaj meje si shkrimtar, sa guxoni të atakoni edhe Shoqatën e Shkrimtarve Shkodër.
Por, ju jeni edhe mjaft injorant, në lidhje me librin. Akoma nuk e keni mësuar se, prej tri dekadash, nuk ka më LSHA por shoqatë shkrimtarësh. Shoqatat e shkrimtarve nuk janë organizma politikë që të bejnë “sitje” të shkrimtarve sipas bindjeve politike apo urdhërave tuaj.
SHSHSH, (shoqata e shkrimtarve Shkodër) është njëra me traditat më të mira kombëtare.
Këtu po e përfundoj përgjigjen time ndaj jush.
E di se ju dhe ata të tëfës tuaj, do ta kundërshtoni. Ju dhe ata basshkë do të mundoheni të prodhoni gënjeshtra dhe shpifje të tjera, gjë që është kusht për shpifësit dhe gënjeshtarët.
Nga Lekë Imeraj- shkrimtar dhe përkthyes.