Si dashuronte gjeniu Albert Einsteini?
Gjatë kohës që Einsteini vazhdonte shkollimin në Zvicer, në moshën 17 vjeç, njihet me studenten Mileva Maria, nga Serbia. Pa e zgjatur shumë, u dashuruan.
Lidhja nuk mbeti shterpë: Si rezultat i lidhjes, erdhi në jetë vajza e tyre, që do të quhej Liesel. Einsteini nuk e kuptoi kurrë, si ajo u lind në Hungari ndrërkohë, që ai jetonte në Bern.
Sot mendohet, që Lieselin, e adoptoi dikush ose vdiq në periudhën e gjirit. E vërteta nuk dihet pasi familja e Einsteinit nuk foli kurrë për atë fëmijë.
Me datën 6 janar 1903, në Bern, Einsteini u martua me të dashurën e vet, serben Mileva. Martesa ishte në kundërshtim me dëshirën e prindërve të tij.
Pavarësisht nga humbja e fëmijës jasshtëmartesor, Einsteini, me datën 14 maj 1904, u bë përseri baba. Pasardhësi ishte Hans Albert, një bebe e shendoshë, dhe i shendetshëm, një Einstein i vogël. Gjashtë vjet më vonë, erdhi dhe vëllai i tij, Eduarti.
Mileva e donte shumë burrin e vet dhe e mbështeste aq sa mundej. Megjithatë, diçka nuk funksiononte midis të dyve, si bashkëshortë. Ndërsa Einsteini po i afrohej gjithnjë e më shumë gjuhës me gjithësinë, gjuha e komunikimit me gruan e vet po bëhej gjithnjë e më e pakuptueshme. Në vitin 1914 u ndanë. Mileva, bashkë me të dy djemtë, shkoi në Zyrih. Në vitin 1919 u bë ndarja gjyqësore e martesës.
Mileva vazhdoi të jetonte në Zyrih, në kushte të vështira ekonomike por pa pretendime.
Të gjitha paratë që Einsteini i fitoi nga çmimi „Nobel“ në vitin 1921, ia dha ish gruas së vet, Mileva. Ajo i investoi paratë në patundshmëri.
Djali i tyre i dytë, Eduarti, vuante nga sëmundje mendore. Për mjekimin e tij, Mileva u detyrua të shiste një pjesë të madhe të patundshmërive.
Në të kundërtën e djalit të vogël, djali i madh Hansi, gëzonte shendet të plotë. Ai u martua në vitn 1927 dhe shkoi në Amerikë. Mileva mbeti me Eduartin e sëmurë, për të cilin u kujdes gjithë jetën e saj.
Einsteini kujdesej për jetën e vet. Fundi i dashurisë me Milevën, për Einsteinin, nuk do të thoshte fundi i dashurisë me botën femrore. Në vitin 1912 u dashurua me kushërirën e vet, Elsa Loewenthal. Gjithçka shkonte mirë, dhe në vitin 1919 u martuan. Elsa solli me vete dy vajzat e saj, nga martesa e parë. Einsteini u bë njerk.
Elsa, jo vetëm si bashkëshorte por, kishte marrë përsipër një detyrë shumë të madhe, përkujdesjen ndaj njeriut më të ditur të shekullit. E ndjente me shpirt një gjë të tillë. Ajo e shoqëronte Einsteinin në të gjitha udhëtimet dhe vizitat e tij, në çdo kohë, dhe kudo që ai shkonte. Elsa mrekullohej nga vlerësimi dhe respekti që njerëzit e ditur tregonin për burrin e saj. Në bisedë me Philipp Frank (filozof, fizikant dhe matematicient austriak), ajo i tha: „E di shumë mirë se çfarë fizikanti gjenial është Alberti im i dashur“.
Mjerisht, kjo dashuri e madhe, nuk do të zgjaste shumë. Elsa, u prek nga një sëmundje e rëndë e cila, në vitin 1936, pak para Krishtlindjes, ia mori jetën. Ajo vdiq në duart e Einsteinit, në shtëpinë e tyre, në Princeton-Amerikë.
Pas vdekjes së Elsës, në vitin 1939, motra e tij, Maja, shkoi tek Einsteini, që të jetonin bashkë. Të dy e donin shumë njëri-tjetrin, si motër dhe vëlla. Edhe kjo bashkëjetesë do të përfundonte tragjikisht, për të dy. Maja vdiq në vitin 1951. Alberti mbeti përseri vetëm.
Me 15 prill 1955, Einsteini përfundoi në spital, në Princton.
Me datën 18 prill 1955, në orën 1.15, në moshën 76 vjeçe, vdiq i vetmuar, pa njeri te koka, njeriu më i madh i të gjitha kohërave, Albert Einsteini. Po atë ditë u dogj kofoma e tij dhe hirin e hodhën diku, atje ku edhe sot akoma nuk dihet.
Askush nuk e din se ku prehen mbetjet e gjeniut.
Përktheu: Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist