9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Nga; Luan Sheshi

MOJ PRANVERA BUZË-PLASUR…

Moj Pranvera buzë-plasur,
pranë shumë ç’më je qasur…
Ç’më je qasur,s’më lëshon,
kor bilbilash,s’din ku shkon…
S’din ku shkon,moj e trazuar,
mes tre stinësh pa u takuar…
Pa u takuar që tjetërën Verë,
Vjeshta,Dimëri njoll në derë…
Njoll në derë,njoll në dritare,
cipën plasur sot paske fare…
E paske fare prej gjelbërimi,
nga pas lënë kuaj trishtimi…
Kuaj trishtimi udhës mbetur,
retë hutuar muzgjesh tretur…
Muzgjesh tretur me ngadalë,
kohë shpresimesh malli malë…
Moj Pranvera buzë-plasur,
pranë shumë ç’më je qasur…
Ç’më je qasur,kapur ç’më ke,
të të zë besë,më nuk bëj be…

30 prill 2022…

“”””””””””””””””””””

ËNDËRRA UDHË PO KËRKON…

Ëndërra udhë po kërkon,
humbur shtegu nëpër pyje,
varur degësh shtegëton,
gjoks errësire numëron yje…
Numëron yje mes fiksimi,
një,dy,tre…dhe pa përtuar,
nisur prapë që nga fillimi,
grricur ferrash…ferrëzuar…
Ferrëzuar…ëndërr e vjetër,
buste pemësh kacavirrur,
shkruar keq njollë në letër,
prej harrese bojë-bjerrur…
Ëndërra udhë po kërkon,
ngecur shtigjesh fëmijërie,
varur degësh shtegëton,
në mëngjes mjergullës bie…

Luan Sheshi: 3 maj 2022…

“””””””””””””””””””””””””””

MUZGU PRAP Ç’U PËRGJAK…
Muzgu prap ç’u përgjak,
rreze-fikurat tek lëshoi,
retë vërdall…morën flak’,
zgjatur hija shpejt kaloi…
Endur unë…ca i hutuar,
hedh vështrimin diku tej,
akt i fundit s’ka mbaruar,
gjurmë të tij nuk po i gjej…
Ndehur perdja e gjakosur,
nis tërhiqet mes rrudhimi,
hequr zvarr’ dita plagosur,
krahët mbyllur shtegëtimi…
Muzgu prap ç’u përgjak,
mes imazhesh përrallore,
retë vërdall…morën flak’,
vetull-çarat…prish sinore…

Luan Sheshi: 2 maj 2022…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.