16.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Nga Maria Hizma Kuci

28 1 2016·
TI
Ti …lulja ime ku ndjej aromën
por dhe gjëmbi i saj që dhëmb
ti gëzimi im që sjell mëngjezin
por dhe trishtimin që më çmënd..
Ti burimi im i fjales ,i mendjes
por edhe shkretëtirë e Saharas
ti gjelbërimi dhe lulja që çel
por edhe vyshkja e mjerimi i pamasë
Ti ozoni i ajrit në timen mushkri
por shpesh dhe karbon
ti dritë e madhe në sytë e mi
herë errësirë që tmerron…
Ti Himalaje e lartë për tu arritë
dhe shpesh e butë lëndinë
ti që je i trishtimit tim digë
dhe shperthen madhërisht dashurinë
Ti je lartësia qielli im i shtatë
por je dhe ferri në tokë
shpesh -herë je mrekullia e tetë
pa ty a duhesh kjo botë?
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.