13.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Nga muza agimiane e poetit Agim Desku

 

HOMAZH FJALËS

-Vëllait

 

E di çfarë më thonë miqt e fjalës

Kur i pyes për fjalën e bukur

E them nga shpirti i plastë

Se s’ka si fjala e shejtë vëlla

 

Edhe nëse e shkel fundin e botës

Edhe po hyre thellësive titanikiane

Fjalë të dhembjes e më plagë gjen

S’gjen si të vëllait dhe mikut të shejtë

 

Nëpër shekuj fjala s’di a na ka besue

 

A ka folë ndonjëherë gjuhën tonë

Kur i jemi betue në dhembje të vëllait

Kurrë mikun mos më e tradhëtue

Nuk i harrova kurrë plagët e luftës

 

Ndoshta kam arsye sot të festoj

Fitoret e luftës në ditar po t’i numëroj

Vëlla nuk të harroj jeta e bukur

Ia dole t’i mund Apokalipsat e ferrit.

 

PSE SHKRUAJ

 

Shkruaj se e di se ju duhet miqve një fjalë

Ajo e bukura t’i mbanë në jetë të gjallë

Kam më shkrue për yjet që më s’janë vet

Mbi re ka kohë që kanë ba shoqëri të re

 

Më duhet të shkruaj për t’ia kujtuar vetes

Se dikur isha pesë shekuj i robëruar

Për besë fjalën e kisha të trashëguar

Për këtë flasin lapidarët nëper secilin lokalitet

 

Për të bukurën ec e mos e thuaj një fjalë

Kur rri me ty dhe të shndërron në hyjni

Shumë kam për të shkrue për të vërtetën

Nëse nga aty kam liri të flas për jetën

 

Edhe çfarë më thot luftëtarja të shkruaj

Lirinë e trimit në teater e do ta ruaj

S’ka frikë nga dhembja e as nga shembja

Demonët e atdheut i di me emra

 

S’dua të shkruaj për urrejtjen asnjë fjalë

Ah sikur të ishte kjo e keqe veç përrallë

Të shkruj për hyjnitë kur të falin dritë

Buzëqeshja e tyre çdo ditë lart të ngritë

 

Të gjithë shkruajnë për rrënjët e Gjergjit

Por unë shkruaj të mos na marrin ca të huaj

Ec e mos shkruaj për këtë popull më gjuhë të Zotit

Mjerisht i ndarë në copa të Evropës

 

Ca në Anadoll e ca në botë si robot

 

Shkruaj edhe për motrën bije e konakut

Kur vjen të vëllai pimë kafe buzë oxhakut

Dritën e diellit nga larg ajo ma sjellë

Për të trëndafilat më të bukur unë i mbjelli.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.