9.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Nga   Përparim Hysi

DITA  E SHËN VALENTINIT

               (poezi)
 

Nesër është SHËN VALENTINI, DITË E MADHE E  DASHURISË
Të rinjtë përshëndet Përparimi,përmjet vargjesh së poezisë
Tek i sheh që festojnë,nëpër sheshe,nëpër rruga
Dhe gëzojnë,dhe dashurojnë,dy nga dy me djem e çupa.

Me dhurata nëpër duar dhe me lule si buqetë
Që të gjithë të gëzuar,e bekuar KJO DITË do jetë.
Dhe çlirojnë vërtet gëzim,as që pyesin për covid
Sheshit shfaqin dashurinë,se është SHËN VALENTIN!

SHENJTI është”engjëllmbrojtës” që i mbron nga “infektimi”
Është bekim dhe “shëronjës”,në këtë ditë tëmadhe gëzimi
Dy nga dy shfaqen të çiltër dhe të mbushur emocione
Nuk pyesin më për dimër,për”covid” me mutacione.

Ja tek japin përqafime,dhe zënë puthen dashurisht
Dhe vërtet shfaqin gëzime, syrin “tërr” prej pandemisë
I mbush forcë dashuria dhe dëbon çdo lloj covidi
Për të rinjtë poezia! Një bekim nga PËRPARIMI:

 
Të festojnë të gëzuar,tek ata të buçasë jeta!
Dua t’i shoh të përqafuar(enkas për ta u shkrua vjersha)
Le të dalin  nëpër sheshe, le të dalin npër rruga
Ju uroj këtë DITËFESTE:-Dashuroni,djem e çupa!
 
                                 Tiranë,13 shkurt  2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.