14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Nga   Përparim HYSI

16-vjet pa ty

      In memoriam,FREDERIK  RRESHPJA
         (elegji)
Frederik Rreshpja | Fekt

FREDERIK!
Kanë ardhur “luanët e thyer të fëmijërisë”
Dhe pinë ujë tek  pusi i vjetër”
Fshinë buzët të trishtuar
SE,mjerisht, nuk të kanë gjetur.

“Me një turban vese mbi kokë,SAADIU,
Erdhi enkas për ty nga PERSIA
Dhe SAADIUT buza i ngriu
Dhe qau me lot si fëmija!

Se ti ke ikur bukurosh
Dhe ke 16-vjet që prehesh në RMAJË *
Por kurrë, kurrë nuk do a na mungosh
Askush që të njohu, nuk e ka kollaj.

Ike dhe pas le një zbraztësirë të  madhe
Braktissja e POETIT nga shteti qe veç turp
FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS MBARËSHQIPTARE
Më 17 shkurt 2006,shteti turpin e hëngri me bukë **

Asnjë nga shtetarët nuk qe tek VARRI POETIT!!!
Ministri i(Ç)KULTURËS,gjasme,i pasionuar pas letërsisë
Katandisi si eunuk i pushtetit
Të mos përcjellësh me kurora një PRINC të POEZISË!

Më shumë e rriti kurbën indiferenca e pushtetit
Kur në TIRANË u mbajt një koncert-homazh ***
Prapë nuk u përfshi emri i POETIT,
Kujtesa e pushtetit mbushur me “tallash”.

Prapavija e”kësaj harrese” qe krejt e lexueshme
Se LIRIKU I MADH qe opozitar
Pushteti i asaj kohe nuk bëri gjë më të turpshme
Dhe në vizionin tim, ky qe akt barbar,

* në RMAJË varrosen katolikët.
**Vdiq më17 shkurt 2006 dhe asnjë përfaqësues nga Ministria e KUTURËS nuk mori pjesë në funeral.
*** koncerti-homazh u bë për të ndjerët:IBRAHIM KODRA;KELË KODHELI DHE VATH KORESHI.Është mbajtur më 28 shkurt 2006 dhe RRESHPJA prapë u “harrua”.

 
                                                                 Tiranë,20 shkurt 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.