13.5 C
Tiranë
E martë, 24 Mars 2026

Nga  Përparim    Hysi

Për bukë të rrah dhe unë !!!
(tregim i jetuar)

 
      Parabolë
As që  mendoja se do ta risillja para lexuesëve këtë tregim që e kam përjetuar. Po,kur këndojnë shkodranët”Asht sjell moti për së mbari”,pavarësisht këngës së bukur shkodrane, ja tek më shfaqet”qemania e NASTRADINIT” që avazin e ka nga prapa. Moti” së mbari” zgjati mbi dy vjet dhe shkrehu mbarë GLOBIN. E kam fjalën për covidin me mutacione,i cili,ende po lëshon metastaza,përsëri andej nga KINA.Tek ne(kot thotë populli “peri,ku është më i hollë,këputet”, dhe nuk ka kund më”pehollë” se vendi ynë;poulli ynë.Dhe sikur mos mjaftonte kaq, u shfaq”gogoli-luftë” në horizont”. Lufta vërtet po zhvillohet në UKRAINË,por unë e supozoj sikur është mu tek pragu. Aq e ndjej këtë luftë,sikur zhvillohet mu tek pragu, sa jam gati të bërtas si romakët dikur:-Hanibali mu tek porta!!! Epo kush dëgjon thirrjen time marroke,kur në surdinë,ata që kanë tridhjetë vjet që lozin me fatin tonë; me jetën tonë, na mbajnë me”idulgjenca” të kohës së MARTIN LUTERIT,se”mbrojtja jonë është e sigurt:se na mbron NATO!!!”. Janë po ata që”Hanibalëve ua kanë hapur  portat kanatë më kanatë,se ARMËT,TOPAT,TANKET,AVIONËT,ANIJET LUFTARAKE,NËNDETËSET,RAKETAT,të gjitha i çuan për skrap dhe jo vetëm një gur nuk vunë për ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit,por dhe”guri” u duhej për veten e tyre;për familjarët e tyre dhe,kur thoshte ÇAJUPI;”Janë aq të pasur,sa nuk dinë se çfarë kanë”. Janë po ata(tridhjetë vjet në pushtet) që prishën gjithçka dhe sollën në SHQIPËRI: vitin zero. Rezervat ushqimore për popullin janë bosh dhe,siç deklarojnë,kur “stafetën e pushtetit e kalojnë nga një krah nëtjetrin:-Ju boshatisët rezervat se në to nuk gjen një tenxhere fasule!!! Natyrisht, këtë”boshatisje” gjithmonë e ka bërë  k u n d ë r s h t a r i. Dhe,kur vjen në pushtet,ky që shau”kundërshtarin”,ha dhe atë”tenxhere” dhe i nxjerr fundin. Natyrshëm, njerëzit ngrihen në protesta, por ja që lëshohet”idulgjenca”:-Mos protestoni” Ka covid! Rrezik infektimi! Shkon një hall e dil një tjetër dhe,pak nga pak,thika po shkon drejt e në eshtër. Nuk dua të filozofoj dhe dua që t’i nxjerrë bojën cilitdo politikani,të djathtë e të majtë, për t’u thënë:-Jini të gjithë aq fajtorë sa nuk kini fytyrë,por kini surrat. Mos e mirni popullin për sylesh dhe gënjeni vetëm”trushplarët dhe alabakët që duan anarshi”,se njerëzit me mend në kokë as ju votojnë dhe as ju mbështesin.
*       *      *
GËTE thotë diku:” Gjenitë paraprijnë”. Për mua,MIGJENI ka qenë gjeni! Ai nuk jetoi  aq,sa të shihte tragjedinë e madhe njerëzore të LUFTËS së dytë botërore”,por që në vitin 1937,kur shkroi”Të korrat” parashihte se njerëzimi do katandisej” me ngranë hekur”. Dhe kështu ndodhi. Dhe unë,tek i ndjek gjithë ngjarjet që  zhvillohen mu para syve tanë,stresohem me”snobët e surdinave” që  ndërsejnë turmat drejt anarshisë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,tjetra i takon KRYEPUSHTETARIT dhe kabinetit me aq këshilltarë,sa,po t’i numërosh, është me trishifra.Unë jam 80-vjeçar dhe,tek e shoh që rri mbi fesbuk,më ngrihen flokët gjemb:sidomos me bufonatat”vetëm për bukë” nuk  ka vdekur njeri!!!
E vërteta jo vetëm ka vdekur,por ka ngordhur!!! Dhe jo se shkruaj revan,por e kam jetuar. Por si mund ta dijë,kur vet ka lindur në njëfamilje të kamur për kohën dhe ka qenë si”vezë e kuqe” në kulaçin e pashkës.
Në vitin 1959,unë kisha dalë mësues dhe punoja në një fshat të largët,sa pas tij,kishte vetëm detin nga një anë dhe ,nga ana tjetër,kënetën e KARAVASTAS. Tek bisedoja me më të vjetrin e fshatit për historikun e fshatit, që në fjalinë e parë kumtoi:”…imatë ngordhi!!! Unë u hodha përpjetë,ndalova dhe i them:- XHA,ZARIK,por çfarë thuaj?Ngordhi themi për kafshët.”Ngordhi për bukë,- pohoi ai dhe tani u kam thënë çunave:- Gjetët para në rrugë, e merni a nuk e merni,punë për ju. GJetët kokrrën e misrit, ma bini t’hu!  Dhe mund të vazhdoja me shëmbuj të tjerë seç është mungesa e bukës,por mendoj,se përjetimi që do tregoj më poshtë,ia vlen ta lexojë dhe ai,i “fesbukut”.
*    *   *
Qe aty.pas viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar.  Unë banoja në MBROSTAR-URA,një fshat 4-km larg FIERIT.Fshati qe sektor i fermës”ÇLIRIMI” nga më të mëdhatë në vendin tonë. Qe fshat goxha i madh,vetëm votues,kish mbi dymijë. Në dallim.nga fshatrat për rreth, fshati ynë ishte i “lumtur”:se hante bukëgruri .Veç buka qe e listuar:sa frymë kishte,aq bukë vinin në dyqan.Llogaritej me 700 gr për frymë. Kurrë nuk kish ndodhur që të mbetej  familje pa racionin e saj.Kështu mendoja sa një ditë, u befasova me një të papritur.
Sa erdha nga shkolla në shtëpi, pa hyrë tek pallati ku banoja, befas m’u afrua një nxënës dhe më thotë:
– Profesor, të kërkojnë në këshill!
Shkoj për tek zyra e këshillit(qe afër 500 metro larg shtëpisë sime),trokas dhe,kur hyj brenda, u trondita. Në tavolinën qendrore”kokësit e fshatit”: sekretari i partisë,kryetarja e këshillit dhe në mes: qederi apo sikleti im,sa e pashë me sy. Qe shefi i hetuesisë së FIERIT që,kur dilte në qytet, impononte një”dehjeje nga detyra e ligë dhe aq e rëndë” për kohën dhe,kur më pa,tërë mllef,m’u drejtua:
– Erdhe profesor, e njeh këtë?
Për t’u njohur me”këtë”,hedh sytë dhe shoh një nxënësin tim të klasës së tetë që,kur ma”rrëfyen”,jo vetëm i kishin vënë prangat dhe nga një krah e shtrëngonte,si me darë,i plotfuqishmi i zonës dhe nga krahu tjetër,operativi, por pashë si si i dridhej buza.
– Si nuk e njoh? Po ky është XHEVAHIR ZYKA, nxënësi im i klasës së tete dhe XHEVAHIR e quajnë dhe si xhevahir është me sjellje.Nuk  trazon qoftë dhe një mizë.
-Jo more,foli ai,”qederi”, të paskemi thirrur që ta dekorojmë,ë? Por,s’do mend,- shtoi tërë mllef:si është mësuesi,ashtu dhe nxënësi. E pa rebelimin tim dhe,pa më lënë kohë për përgjigje, më tha:- E di ti,mor profesor se ky,xhevahiri yt që”nuk trazon dhe mizën”,na ka rrahur kryetaren e këshillit;na ka rrahur një komuniste. Dhe,sakaq,kërceu si me sustë,ngriti putrën e tij prej ariu, iu afrua kërcënueshëm nxënësin tim  të urtë si shqerrë.
Sakaq lëshoi sokëllimën:- E rrahe kryetraren e këshillit apo jo? Një britmë që më shkaktoi konvulsione dhe mua.
Ndërsa prisja përgjigjen mohuese nga XHEVAHIRI, kur dëgjoi:- E rraha!
– Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii?- ulëriu qederi!
– E rraha,se më la pa bukë!!!,- tha XHEVAHIRI!
-Pa bukë, përsëriti fjalët,ky,i tmerrshmi.
Nazim, hiqja prangat,urdhëroi.
Kryetare, për bukë të rrah dhe unë,- dhe me gjithë vartësit u largua.
Atë ditë pashë se dhe djalli nuk është gjithmonë i zi.
*      *      *
P. S. Duke mos ndëryhyrë në ngritjen galopante të çmimeve,duke bërë ideferentin se”për bukë nuk vdes njeri” i them kryeministrit, mos loz me zjarrin:se për bukë të rrah dhe unë! Gjallë është XHevahiri dhe,po u shtuan”xhevahirët”, gjendja vërtet bëhet e rrezikshme.Shpresoj që të mos ndodhë kështu.
 
                                                  Tiranë,17 mars 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.