16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga   Përparim Hysi

Nga   Përparim Hysi

Jo.Ajo nuk qe fjalë,por qe si një anatemë
Si një piskame  e madhe:diçka  si  apokalips
Shembi objektet e kultit dhe denigroi fenë
Dëm më të madh nuk bën dot një përbindësh.

 
Plugun ideologjik si pjellë Satanai
Çau kokat e njerëzve sa gati i shkallmoi
Më gjeni një tjetër monstër që t’i  ngjajë
Atij që 6 shkurtin me pranga e pagëzoi.
 
Dhe rendën tellallët  nga Tirana
Kumtin prej korbi me krra-krra trumbetonin
Me dhjetra klerikë u vunë në pranga
Në pranga u vunë  dhe të pafajshëm që besonin.

Tellallët ktheheshin në TIranë me hossana
-Udhëheqës i lavdishëm na shpëtove nga ky terr!!!
Qenë gati të thyenin edhe kafka
Vetëm e vetëm,për”famëmadhin”,Enver.

E kam jetuar këtë teatër absurd
Që u luajt anë e mban SHQIPËRISË!
Po e shkruaj këtë poezi sot më 5 shkurt
Për mos e harruar këtë”ditë të mallkuar të zisë”.

*fjala e 6 shkurtit 1967 zhduku me përdhunë të drejtën e besimit.

 
                                    Tiranë,5 shkurt 2021
“”””””””””””””””””””””””

D I S T I K Ë T E M I/5

41.Dashurinë e kam të madhe, të përjetëshme e të fuqishme
Urrejten e bëj dalje,e nxjerr dhe e harroj:si j a s h t ë q i t j e !!!
42.Kur ikën nga kjo botë, mos pyet nëse ke lënë pasuri
Por vetëm një pyetje bëj:- Vallë a ke qenë njeri?!!!
43.Ky njeri të qajë nuk di dhe qeshjen të sforcuar si skërmitja
Për të kam aq neveri që,sa e shoh, më fillon alergjia.
44.Në shkollë,po mësove, i fituar për jetë je
Se qe me dy sy dhe tani shikon me tre.
45. Të harrosh ç’ke njohur se sot ke pushtet
Prë mua nuk je njeri,por je ibret!
46.Nëse e harron atë që të ka bërë mirë
Nuk je më njeri,je kthyer egërsirë.
47.Gjyqtari që ha ryshfet dhe nuk jep drejtësi
Është si sharlatani që mallin kallp ta shet për flori.
48. E more pushtetin dhe me ty filloi skamja
Erdhe nga dera dhe do të hedhin nga dritarja
49.Në jam mirë për vete dhe vendi është keq
Ta dini që jam si me”ethe”,po vuaj e po heq.
50. Në bëre të liga, të mira mos prit
Je me sytëhapur,por nuk shikon dritë

Tiranë,6 shkurt 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.