18.2 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Nga   Përparim  Hysi

15-vjet  pa ty

         In memoriam,FREDERIK   RRESHPJA *
                (elegji)
 
1. 15- vjet pa ty

U bënë plot 15-vjet që”pushon” në RMAJË
Dil prej atij”burgu të errët”
Hudhi “këpucët e reja”,
Se”këpucë të reja,u veshin vetëm të vdekurve”
Dhe ti je më i gjallë,ndër të gjallë!

Hajde “se kanë ardhur
Luanët e fëmijërisë dhe duan
Të pijnë ujë tek pusi i vjetër”

 
Hajde se”asht tuj prit
Dhe SAADIU me një turban vesë mbi krye”
Dhe, kur të vish, mos m’u brengos
Nëse nuk e gjen, as SKËNDER DRININ
As RIZA LAHIN
Dhe as MOIKOMIN që  e kishe
Si binjakët siamezë.
 
15-vjet, besa nuk janë pak
E,ne, na ka marrë malli
Ku ta gjejmë tash atë varg
Askush tjetër si ti së gjalli.
                                               16 shkurt 2021

* ka ndërruar jetë më 17 shkurt 2006
** vargjet në thonjëza janë të Poetit.
*** emrat e lakuar miq të Poeti dhe,indjeri MOIKOM ZEQO,pothuaj vëlla me të.

 
2.Iku POETI
Frederik  Rreshpjes

Dhe iku POETI nga kjo botë e nëmur
POETI kaloi një jetë në zgripë
Diktatura,por dhe tash pushteti e kanë nëpërkëmbur
Paqe për POETIN! Pushtetarëve t’ju bjerë një pikë.

 
Iku shpirti i bardhë si pëllumbi
Por ç’përtypnin buzët e tij në ato çaste?
I dhimbshëm dhe mizor qe fundi
Për PRINCIN E LIRIKËS SHQIPTARE.

Lirika e tij, e mbushur me mesazhe
Që kjo botë të bëhet më e bukur
E mbushi POETI një magje
Dhe prapë i braktisur,i humbur.

 
Shteti ia shtoi rrudhat  e ballit
Dhe jeta e POETIT u sakatua
Katandisi POETI në pikë të hallit
Se dhe pushteti demokratik si njerkë u tregua.
 
Iku POETI dhe pas la një zbrastësirë të madhe
Braktisja e POETIT nga shteti është turp
FREDERIK RRESHPJA është PRINCI I LIRIKËS SHQIPTARE
SHTET! Tash turpin haje me bukë.
 
                           FLORIDA,18 shkurt 2006
 
3.Turp!!!
Tek varri i FREDERIK  RRESHPJES

Asnjë nga shtetarët tek varri i POETIT
Ajme! Sa turp që është! Sa turp!
Braktisja e POETIT është marre për shtetin
Shtet! Tash  haje turpin me bukë.

Është turp për ty,zoti kryeministër
Që je i apasionuar pas letërsisë
Dy herë turp për ty i”çkulturës” ministër
Që mu mbi portë duhet të varje flamurin gjysmë shtizë!

Që të dyve u shkul nga një vesh
Dhe u kam lënë me “provim në vjeshtë”.

 
                           FLORIDA,18 shkurt 2006
 
4. Një homazh që më  indinjoi
” Me nismën e ministrit të kulturës do bëhet një koncert-homazh
      për IBRAHIM KODRËN,KELË KODHELIN dhe VATH KORESHIN”
Nga shtypi i kohës

Dikush,qëllimisht, mungoi në këtë koncert-homazh
Si LIPE SHTOGU i estradës së FIERIT,u la jashtë listës,
Ka prapavijë dhe përcjell një mesazh
Sa ministrin e çkulturës e nxjerr pa kokrrën e kripës.

Se duket akoma” nuk e ka marrë vesh”
Që bashkë me këta iku dhe POETI FREDERIK RRESHPJA?!!!
Dhe nuk ke se si nuk bëhesh me stres
Dhe,sa për vete, nuk më rri mirë festja.

Po si mund të harrohet liriku aq i bukur
Që vjete të tëra qe i prangosur në qeli?
Mënjanimi i qëllimshëm flet pa u lëkundur
U mënjanua se nuk militoi në tuajën parti.

Kjo ndodhi se RRESHPJA qe opozitar
Ju fytyrën nxitë dhe balli i POETIT mbeti i bardhë.

 
                               FLORIDA, 28 shkurt  2006

Trianë,16 shkurt 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.