14.5 C
Tiranë
E premte, 17 Tetor 2025

Nga   Përparim    Hysi

Kur u “ringjall” DRITËROI

       (ose një fjalë që nuk e thashë dot)
                   (ese)
 

 

Sado që fjalën”ringjall”e kam futur në thonjëza, ringjallja  DRITËROIT ka ndodhur vërtet. Ka ndodhur më datën 21 mars(pra,10 ditë më parë), mu afër” Zjarrfikseve” tek “21 dhjetori” në Tiranë.Unë kisha ftesë nominale për të  marrë pjesë në atë ceremoni sa religjioze,po ta pranëvësh me RINGJALLJEN e KRISHTIT, aq buçitëse artistikisht dhe,padyshim (gjithmonë duke hyrë nën lëkurën atyre që besojnë),kjo shfaqje madhore artistike, përgatitur me shumë art e profesionalizëm nga dy DIOSKURË apo MECENATË të LETËRSISI,ARTIT dhe KULTURËS MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, ZONJËS SË NDERUAR, ZAMIRA (MIRA) KORANÇE dhe ZOTËRISË  SË NDERUAR,PERIKLI  SHULI, me siguri, sado pak paradoksale, do ketë mbrritur deri atje ku prehet, përjetësisht, POETI I MADH I KOMBIT,I PAVDEKSHMI  DRITËRO  AGOLLI. Kushdo që lexon,ç’shkruaj, e merr paksa me koifiçent korregjimi dhe  si ekzagjerim nga ana ime, por mrekullisht “ringjallja” ka ndodhur dhe”celibrimi” i gjithë këtij riti,nga religjioz në një përjetim të bukur artistik ka ndodhur dhe unë me këtë  shkrim timin, jo vetëm shfaq keqardhjen që nuk  mora pjesë dot për arsye subjektive ( kam mbi një muaj që jam kthyer në”infermier” që kuroj si “paciente”timeshoqe,pas një operacioni dhe nuk lëviz dot nga shtëpia më shumë se një orë), por më vjen keq se, si pjesëmarrës nuk e thashë dot fjalën time,për POETIN E MADH, DRITËRO   AGOLLI.

                                                                    *      *      *
Parabol:
       Mesviteve  ’50-të të shekullit që u mbyll, në ELBASAN, nxënës në shkollën pedagogjike, më luante mendja për të parë filma. Mes tyre, më kujtohet filmi “Shtëpia Rikordi”(Casa Ricordi) që, me aq sa mbaj mend,qe një shtëpi që”celebronte” muzikë. Dhe,çuditshëm,pas  mbi gjashtëdhjetë e ca vjetësh, e gjeta një shtëpi të gjashme me atë që kisha parë në film . Jo vetëm e gjeta, por hyra atje dhe kam folur përmjet mikrofonit.Se kjo shtëpi,e ngritur mu  afër”Zjarrfikseve” në TIRANË,njësoj si ata”Ricordët italianë”,celebron letërsi,art, kulturë, muzikë dhe këtë e bën pa zhurmë e bujë, si një detyrim prej atdhetari të denjë dhe”Pronarët” e kësaj shtëpie jo vetëm e kanë faqen e bardhë para ATDHEUT dhe SHQIPTARËVE në të katër anët e GLOBIT dhe,kurrë,asnjëherë, nuk  kanë pritur honorare,dekorata (të cilat shpërndahen me”tonelata” në interes të politikës) apo stimuj të tjerë.
“CASA RICORDI” SHQIPTARE  është ajo  shtëpia “JEHONA  SHQIPTARE” ku,po  trokite, të pretë buzëqeshur e zonja,ZAMIRA MIRA KORANÇE-Presidente e kësaj shoqate dhe administratori i vlerave kulturore-artistike, ZOTI  PERIKLI SHULI. Nëse përngjasimi im “çalon” se tek”CASA RICORDI” luan një “VIP” si MARCELO MASTORIANI,këtu, tek kjo shtëpi,PRESIDENTE NDERI është IKONA E TEATRIT KOMBËTAR DHE TË KINEMATOGRAFISË,NDERI I KOMBIT,MARGARITA  XHEPA!
                                              *     *    *
“Celebrimi i këtij rituali “( le të mësohemi me këtë emerëtim) është përgatitur me kohë. Do zhvillohej “FESTIVALI I KATËRT POETIK” dhe,kryesisht:vetëm për POETIN e MADH,DRITËRO AGOLLI. Ky”festival” kish brenda dhe  “DITËN E POEZISË” dhe, për ta bërë më të prekshme, qysh nga fundviti 2020 është  shpallur konkursi poetik për gjithë poetët që në këtë”maratonë poetike” të konkurojnë me nga një poezi për DRITËRONË. Poezitë gjykohen nga një JURI tepër profesionale dhe më 21 mars 2021,tek”SHTËPIA RICORDI SHQIPTARE” do shpallen fituesit.Një ritual i bukur që është fat që nuk duhet ta humbësh. Natyrshëm,që më 21 mars “shtëpia”buçiti nga poetët; buçiti nga këngët e vallet dhe lumturoi të gjithë pjesëmarrësit. Unë kam konkuruar me një poezi dhe,në vend të recitimit( siç është”kanuni” i shtëpisë),do thosha fjalën time për POETIN E MADH.
E kam zakon që,gjithmonë,flas pa letër.Profesioni i mësuesit më ka dhënë atë përvojën e lirëshmërisë kur flas para auditorit.
Dhe ja çfarë do thosha:
DRITËRONË e kam njohur përmjet veprave dhe,deri sa një ditë, u takova fizikisht me të. Qe përmbysur diktatura dhe ai, megjithëse nuk ishte më Kryetar i LIdhjes  së SHkrimtarëve,kishte ardhur në FIER (unë isha inspektor për gjuhë-letërsinë pranë DREJTORISË ARSIMORE),për të marrë pjesë në një promovim libri. Qe me MOIKOM ZEQON dhe,në atë takim (unë sa kisha filluar të shkruaj poezi),lexova një poezi timen,enkas për të. Më kujtohet,kur ia thirrit  të qeshurit (kështu mund të qeshin vetëm ata me shpirt babaxhan,se i tillë ishte),se unë,duke ndjekur diçka intime e familjare të tij, në një varg thosha për të”… edhe ANI tha:-Nuk të kam xhan!!! Ani qe e mbesa e vogël(tani ajo është  zonjushë a ku ta dish ca më teper).-Ore,  më tha:-Po aty,prapa divanit tim qe ti dhe plasi të qeshurit. Pastaj, u bëmë miq.Se atij i hanin brirët për miq. Qe me detyrë të rëndë në diktaturë,por i inkurajonte talentet. Më kujtohet një vajzë që kishte marksizimin a  mathematikën 7 dhe,me kriteret e kohës, nuk mund të vazhdonte  shkollën e lartë. Dhe DRITËROI:- Nuk mund të humbasim një talent se nuk di artimetikë. U bë poete vajza. I guximshëm. Kryetari i LIDHJES,në atë kohë,kur ikje për dhjamëqeni, ka shkruar veprën më të bukur humoristike”Shkëlqimi i shokut ZYLO”. Qe shpotitës romani, por godiste lart dhe qe”shaka me zarar”. Realitetin muk bënte sikur nuk e shihte dhe i binte pragut, të dëgjonte dera.”Vilni,vajza, vilni (ish fjala për vajzat kooperativiste),por shiko “mos vidhni”. Ai bërtiti,kur erdh demokracia,duke iu drejtuar sociaistëve të tij:-Ne nuk reformohemi, se nuk donin të hiqnin emrin e Enverit nga UT). Më pastaj, kur FATOS NANO,kryetar i PS,tha jini”kënetë”, qe DRITËROI që bërtiti:”Nëse ne jemi kënetë, ti je buf kënete”. DRITËROI? Po si mos e doje atë? Erdhën proceset demokratike dhe,tak,aty-këtu ndodhi ajo që thotë EMANUEL KANT:”Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive”.Dikush nga ata që DRITËRO i kish hapur”dritën jeshile” për të botuar, tani lëshoi britmën ogurzezë:- Do vrarë DRITËRO AGOLLI!!! Dhe DRITËROI (unë kot nuk e quaj MADHËSHTORI), e priti me buzëqeshje mbushur neveri dhe,flakë për flakë, iu përgjigj:” O ti IKS,kokën pa qime,sa di ti/ di bytha ime!!!”. Sfumim më neveritës se kaq nuk mund të gjesh. DRITËROI e citoi “IKSIN” me emër,se ishte i drjetpërdrejtë dhe sulmeve u vinte gjoksin. Mosha bëri të sajën dhe vepra e fundit që shkroi,qe “Prit dhe pak”. Me dorën që i dridhej,shkroi:-Përparim! Nuk di a do të pëlqejnë këto poezi të mia? Sa i thjeshtë dhe po aq babaxhan dhe madhështor,njëkohësisht. Ai,USTAI I MADH I VARGJEVE, më jepte audiencë pëlqimi mua,”çirakut”. Qe nga vlerësimet dhe dekorata më e madhe që kam  marrë përmjet kësaj pyetjeje retorike. Koifiçenti i vlerësimit rritet edhe më, se librin ma dërgoi përmjet MIKUT TONË TË PËRBASHKËT,DURO MUSTAFAI(edhe ky ndërroi jetë dhjetorin e kaluar).

     Dhe ja poezia ime konkonkuruese:

DRITËRO    AGOLLIT
Nëpër ara letërsie,plugun ngule si bujk DEVOLLI
Mbolle grurë poezie,made in DRITËRO   AGOLLI!
Me lirikën mu në buzë,dora s’ndalet,vetëm shkruan
Po ku shterë e jotja muzë, o POETI  BABAXHAN!

Në livadhe poezie, nuk kullot si kalë azat
Por zgjedh kumte dashurie dhe i sjell me vargjet mjaltë
Herë vërshon si llavë vullkani,se çan magmën e lëshon zjarr
Për ATDHENË të digjet xhani, o i MADHI ATDHETAR!

T’u zbardh koka nëpër vite,zemra mbeti si  i ri
Sepse zemra jote rrihte,për KOSOVË e SHQIPËRI!
Dhe për ne,s’qe veç POETI dhe nuk qe veç PROZATORI
Ti për ne qe DEPUTETI! Qe DRITËRO  MADHËSHTORI!

Dhe, në fund, me dorë të dridhur shkrove librin “Prit dhe pak!”
Por s’të fali,vdekja e hidhur; ti jeton në vargjet mjaltë.
E kap librin unë me dorë dhe më bëhesh fare pranë
Sikur dora digjet horë,për ty dhëmb i imi  xhan!

                                      Tiranë, 12 janar 2021
Konkursi u zhvillua më 21 mars dhe nuk qe konkurs,por një”maratonë e bukur letraro-artistike” që secilit nga konkuruesit( kishin ardhur nga gjithë trevat ku banojnë shqiptarë) i takon  nga një degë dafine vetëm për pjesëmarrjen në këtë”celebrim” ku u ringjall, i PAVDEKSHMI,DRITËRO  AGOLLI.
 
                                                       Tiranë,1 prill  2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.