20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga Pirro Minella(Millona)

DEDIKUAR MIKES TIME TE VECANTE BUQA SOFTA!!!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
….”Une dhe askushi perballe meje….!!!”
…….Ti je Zonja Fisnike, qe njoha vjet ne takimin aq miqesor. Vetem me takimin e pare arrita dhe ta them sot me plot goje:
Ti je Zonje, por zonje qe nuk ngjan fare nga anet e tona. Jeta jote ne Amerike te ka bere qe sharmi yt te jete larg shume larg nga ne, as europiane, tjeter stili yt, tjeter eleganca jote.
As per te lindur gabohesh kur thua je nga Elbasani, je e lindur ne nje kontinent te bekuar. Stili yt i veshjes eshte krejt i vecante nga Zonjat e tjera te ketij vendi. Sharmi yt eshte e nje Aristokrate ne gen.
Shikoje ti miop i shpirtit te ngushte. Shikoje me qarte. Komplet Ti Zonja Fisnike je art, qe autori eshte i plotfuqishmi Zot, qe te ka krijuar.
Shikoje gjate mos ja nda syte. Shikoje thelle. Shikoje edhe si lakmitar. Por kam bindjen se lodhesh kot ta kuptosh., Ate, brilanten tone. Megjitheate vazhdo shikoje me vemendje, shikoji floket e zeza te bukura te buta, si mendafshi, shikoji cdo tipar edhe kur qesh, ajo di te fshehe lotet e shpirti te saj te lenduare nga Ty.
Sa e forte eshte aq e brishte eshte ne shpirtin e saj bujar qe te fali miqesine . Eshte e tera nje Art delikat, qe vetem nje artist e zberthen.
E kupton e pe dhe ketu eshte fati yt, aq vlen ti ne raport me te. Nuk eshte grua Zoti e ka skalitur ne art Zoti Autor. Ajo eshte e plotfuqishmja, po ti vetem ti sherbesh si sherbetor i saj.
Po eshte e bukur, edhe ekstravagante i takon te jete. Sensuale ne cdo levizje. Edhe kur te pershendet vetem me koke, edhe kur te dhuron nje buzeqeshje aristokrate.
Ne cdo moment eshte e bukur. Si personazh kryesor ne romane, por edhe aty eshte personazhi, qe autori ka fantazuar, qe vetem ne enderr e ka takuar se ne realitet nuk ka mundesi ta takoje. Lexoje romanin e atij autori. Ne cdo faqe eshte personazhi kryesor, edhe ne melodirat me te bukura ne notat e pentagramit shfaqet ajo Aristokratja.
Shume piktore ngrene telajot afer kopshtit te saj, piktura ne te bardhe e zi dhe me ngjyra shume llojeshe. Edhe aty eshte Aristokratja jone..
Jam i sigurte,o i ngrate qe edhe ne breg te detit buze mbremjes mes valeve qe perkeledhelen ne kembet e tua shfaqet Ajo Aristokratja jone. Edhe kur lagesh nga rrebeshi i papritur, nuk te lag shiu po rrebeshi i loteve te asaj Aristokrates sone. Mendo ajo eshte “Magji” Aristokratja jone.
E kupton nuk ka asnje kornize qe mund ta mbaj ate statike aty. A mund te mbyllen ne kornize, enderrat, deshirat apo pasioni i saj, Gabohesh Miop klasik. Eshte lindur per te qene Zog i lire, me krahet, qe perplasen fort per te marre fluturimin e rradhes.
Ajo ngjan si dallge e fuqishme ne oqean, apo uragan ne cdo cep te botes. Para sharmit te saj shkrintaret shterojne. Kush i prishi urat e komunikimit me te, kush u mundua ti veje pengese ne perballjen e saj.
Pasioni i saj e ben detin te shkumbezoje. Forca e saj eshte shkaterrimtare edhe malin me te forte e shkermoq e rrezon perdhe. Nese dikush mendon se ate Aristokraten tone e ka zbuluar, nese mendon se brenda shpirtit te saj ke eksploruar. Harroje se e ke njohur ate. Ajo cdo dite te zbulon dicka te re. Ajo eshte me e thelle se nje oqean edhe me te degjuarin. Ajo eshte Oqean Univers, Oqean me Yjesi.
Ti miopi im ke eksploruar vetem nje grimce. Nuk ke force te eksplorosh Universin.
…Lere miop Zonjen Aristokrate te endet Zog me krahe te fuqishem te lire…….
“”””””””””””””””””””””””””

…Sot ështe dita e dyte qe marr pjesë në Maratonën Ndërkombëtare të Poetëve…

8_ dite me 8_ poezi..

#PeetMeNotLeake#!!

Jam nominuar nga mikja dhe poetja Sofi Xiusobo !!

Do postoj per cdo dite nje poezi shoqeruar me foton time dhe duke ftuar cdo dite nje poet per te vazhduar stafeten e sfides.

Poezite ne kete maratone do perkthehen dhe botohen ne nje Almanak rus.

Skica e dyte per sot eshte ;

DEDIKUAR KUJTIMIT TE BABIT TIM !!!

…..” Tik taku i ores tende “Pobjeda” babush me rregullon ritmin e zemres time, ritmin e jetes time…”!!!

…Babush, sot dola vetem shetita, neper rruget e Tiranes, pa asnje destinacion vetem me ty isha. Me shoqeroi tik taku i “Pobjedes” tende. Po qysh nga 29 shkurti 1976, babush kur hodha grushtin e fundit te dheut, mbi varrin tend, babush, i terhoqa kembet zvarre, koken prapa babushi im. Tere jeten me ka shoqeruar ky tik tak i “Pobjedes” tende babushi im.

Me ka ndodhur, qe disa here ne jete jam rrezuar, i kam bere vetes shume pyetje per keto rrezime dhe kam dale une fajtor babushi im. Por tik taku i “Pobjedes” tende ma ka rregulluar rtimin e zemres time, ka mbajtur ritmin e jetes time.

Edhe kam qare ne heshtje babushi im, jo se jam i dobet, por se kam qendruar shume gjate pa qare, kam qendruar fort, sipas tik takut te “Pobjedes” tende i dashur babush.

Kam qare kur u fejova dhe te erdha tek koka e varrit te solla Dolen qe nuk e njohe dot, me dhe bekimin tend. E degjova renkimin e thelle, por tik taku i “Pobjedes” tende babushi im me rregulloi ritmin. .

Kam qare kur u martova babush se mungoje te celje i pari me vallen tende, dasmen e djali te vetem tendit, driten e syve, Perseri tik taku i “Pobjedes ” tende ma rregulloi ritmin.

Kam qare kur me lindi Elon , princesha e bukur, qe nuk ndjeu puthjen e babushit te saj. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende babush me rregulloi ritmin e zemres dhe vazhdoi ritmi i jetes time, edhe kur e percolla per ne parajse, shume shpejt.

Kam qare babush, kur te uroja datelindjen tende cdo 9 shtator dhe te vija tek koka e varrit dhe shikoja nje thinje me shume ne floket e tua me onde, babushi im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende ma mbante ritmin.

Kam qare babush, kur percolla nenoken time qe e kishte pergatiiitur “pajen” per te ardhur tek ty, babushi im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende me mbajti ritmin. Kam qare babushi im dhe tani qe femijet u rriten dhe kane filluar te ecin vete me hapin e tyre te ndertojne jeten e tyre.

Kam qare se te dyja cupat e mia te kujtojne babush por u ka munguar perkeledhja dhe puthja jote ne balle se ti aty me puthje gjithmone mua. Perseri ti taku i “Pobjedes” tende babushi im me mban ritmin.

Keto jane momente qe kam qare babushi im, por kam ngritur koken dhe kam bere qe jeta ime te jete e bukur, me plot kuptim e mbushur me cilesi e plot vlera. Perseri tik taku i”Pobjedes: tende, babushi im me rregullojne ritmin.

Dua te ndjehesh ti krenar babushi im, se ti ke patur besim gjithmone tek une, se pas cdo reje qe kam kaluar une, ka dale dielli me i forte. Po babushi im, se akoma kam ne mendjen time te fiksuar:

“Biri im , ne qoftese nuk ke mundesi te besh te mira, te pakten te keqen e ke ne dore te mos ta besh..”

Koha ka bere dallimet e veta. Kam zgjedhur midis te mires dhe te keqes. Jeta eshte lufte babushi im. Perseri ritmi i “Pobjedes” tende babushi im me mban gjalle ritmin e zemres time, ritmin e jetes time.

Shpresa kurre nuk duhet te lendohet babushi im, rrezja e diellit do te rilinde edhe me forte edhe me e ngrohte, babushi im…

….Te kesh zemer te mire babushi im, eshte te jetosh dhe te jesh ne qendren e vemendjes te jetes time, te ndjesh, te dish te qeshesh por edhe te qash, babushi im dhe jam i sigurte se perseri tik taku i “Pobjedes” tende do e mbaj ritmin e zemres time, ritmin e jetes time…..!!!

Pirro Minella(Millona)

Tirane me, 18 Tetor 2020

“””””””””””””””””””””””””””””

…..” Ikje e shpejte, la prapa trishtim e brenge te perjetshme…”!!!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

…..Koke ulur hyra ne dhome. U ngrit ne kembe. U puthem me mall te dy. Nuk kisha fjale ta ngushelloja, per humbjen aq papritur te bashekeshortes se tij, qe ishte dhe njekohesisht shoqja ime dikur studente

Na sollen kafete. Cigaren e padjegur deri ne fund e shtypi dhe ndezi tjetren. Nuk kishte pike gjaku ne fytyre.

Te dy mendonim, ishim studente kur u dashuruan te dy. Nje dashuri teper e madhe e thelle plot jete e pasion mbi dyzete vjet bashke kudo dhe nje dite papritur iken ne perjetesi.

Filloi te flase me ze te ulet duke mu drejtuar mua, por me shume i fliste vetes se vet per ta bindur:

-Sa papritur mu nderprene tere enderrat e bukura qe kisha me te. Nuk e mendova kurre se ishte nata e fundit qe ajo flinte me mua. Nuk i dhurova ato perqafime per shume nete te tjera, sa e ndjej mungesen e atyre perqafimeve.

Te nesermen ne mengjes si zakonisht iku per ne pune, kurse diten tjeter jo, sa puthje do ti dhuroja pa dale nga dera e shtepise.

Si tani ne vesh degjoj ate zerin e saj “diten e mire”, ishte hera e fundit qe e degjova, sa keq nuk e dija, perndryshe ate ze do ta rregjistroja ne celular dhe ta degjoja cdo mengjes me vone. Sa here te me merrte malli per ate ze”

Degjo miku im-e ngriti zerin dhe me gisht mu drejtua mua:

-Beji gjejrat sic duhet qe te kesh te nesermen, se ndryshe ajo nuk vjen dhe te ngelet vetem e sotmja. Ja une nuk kam me te neserme me te, thua kam bere gabime.

Sot per ty mund te jete hera e fundit qe te shikojne njerezit e tu. Prandaj ate qe ke per te bere per ata njerez beje sot, se ja si mua e nesermja nuk vjen me kurre.

Do te pendohesh kur te mendosh se nuk gjete kohen per nje buzeqeshje, per nje perqafim te ngrohte edhe per nje puthje se ishe duke u marre me dicka tjeter, qe mund ta beje me vone, kurse keto nuk i realizon dot.

Sa nevoje kam une per te, prandaj mbaji afer ata qe dashuron, sillu me ngrohtesi me ta, gjej kohen edhe duke sakrifikuar dicka tjeter . Thuaji fjalet me te dashura qe di per ata qe dashuron.

….Mos harro se nje dite edhe une dhe ti do te ikim dhe askush nga njerezit qe na rrethojne nuk do te te kujtojne mua dhe ty per ato mendime qe kemi sot ne koken tone te pashprehura me ata, pra ato mendime diku te fshehura thelle dhe qe nuk do te marrin udhe kurre….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.