8.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Mars 2026

Nga Pjetër Nikolla, shkrimtar, poet.

BANORËT E FSHATIT SHËNGJIN JANË AUTOKTONË
NË TROJET E VETA TË LASHTA PIRUSTE.
Marrë nga libri gati për botim: “Të pathënat për
Mitogjinë dhe autoktoninë e Mirditës”
Disa gojëdhëna të pavertetuara:
Edhe për fshatin Shëngjin ka gojdhëna se janë të ardhur, nuk janë vendës. Aurori Prengë Ceku (vendas, Xhuxhas) në librin e tij për Srriqen shkruan: “ …i pari i katundit, Gjini, i ardhur nga malësitë e veriut… në kohën e pushtimit turk, bashkë me të vëllanë, Kolën, u ndanë në Qafë të Shtegut. Gjini u gjet te Kroj i Kuq nga një banor Xhuxhas, i cili e solli dhe e vendosi në tokën e tij ku sot është fshati Shëngjin”. (Prengë Ceku, “Për Srriqen”, 2019, f. 98-99)
Tregojnë se vëllaj i Gjinit, Kola, shkoj në vendin ku quhet sot Kolosjan, Kukës. Thonë se pasardhësit e Kolës kanë ardhur në Shëngjin si të afërm, edhe banorë hhëngjinas kanë shkuar në Kolosjan në dasëm me një ka për dore! Sigurisht ata mund të kenë shkuar, si të ndikuar nga kjo gojëdhënë e sajuar, por në fak kanë pasur edhe kumari midis tyre, Shëngjini dhe Kolosjani.
Që nga përmbajtja, duket qartë gojëdhënë e sajuar, që është kategorikisht e pavërtetë, sepse dihet se banorët e Shëngjinit ishin aty, shumë shekuj para pushtimit turk, ku thotë Gojëdhëna. Ata kanë aty trojet e veta të lashta, ku është sot qyteza Bushat dhe troje të tjera të lashta. Pragojdhëna është e sajuar.
Një gojëdhënë tjetër e shkruar tekstualisht: “Një gjini e ardhur…. Ka dalë nga fshati Klinë i krahinës së Pejës dhe ka ngulitur në vendin e gjinisë Çipen, ku jetojnë edhe sot, kanë krijuar fshatin e tyre Zhyn, kanë ardhur, ose janë bërë më vonë 4 gjini: Nokaj, Boçi, Gjeçi, Ndrejt”.
(Prengë Gjika, “Gjurmë etnologjike në trevën e veriut”, 1999, f. 73)
Edhe për këtë gojëdhënë, nuk ka asnjë fakt, apo argument, shkencor. Prandaj gojëdhëna mbetet e pavertetë.
Nga ana tjetër del zbuluar gojëdhëna, sepse ka ndodhur e kundërta. Familja Palushi, e ardhur nga Xhuxha e Fanit, ka emigruar në Kosovë dhe është ndër tre familjet e para që formoj fshatin Klinë. Kjo është e ditur nga e gjithë Klina e Pejës. Klina sot është bërë qytet me afër 15.000 banorë. Familja Palushi banon edhe sot në qytetin Klinë.
Pra nuk e krijoj fshatin Shëngjin gjinia e Klinës Kosovë.
Përkundrazi e krijoj Klinën familja Palushi me origjinë nga Xhuxha e cila është ndër tre shtëpitë e para që krijuan fshatin Klinë. Kjo e vërtetë dihet nga e gjithë Klina. Edhe sot familja Palushi jeton në qytetin Klinë.
Janë interesante gojëdhëna të shumta, të autorëve të ndryshëm edhe nga Luma, të cilët kanë shkruar për këto histori gojdhënash të pavertetuara.
Përmbajtja e gojëdhënave afërsisht është e njejtë me këtë që tregon Kolë Leka i Madh, i cili thotë: “Kur erdhi turku, erdhën dy vllazën, Kola dhe Gjini ishin në Kolosjan. Kola i martuar, kur e pyetën turqit u pëgjigj se, “Kol s’jam” dhe I meti ky emër fshatit të atyshëm dhe u bë mysliman. Gjini erdhi në Fan dhe mori një vajzë nga Xhuxha dhe u vendos në Shengjin. Gjini lindi pasardhësit që krijojnë fiset me 4 vllazni: Noka, Boçi, Gjeçi dhe Nrejajt, me barqet e tyre… nga Gjini ka marrë emrin fshati Shëngjin…”.
Edhe kjo gojëdhënë është me të dëgjuar e sajuar, sepses siç argumentuam më lart, banorët e Shëngjinit janë të lashtë në trojet e veta, shumë shekuj para pushtimit osman.
Fshati Shëngjin është formuar krahas formimit të trojeve të vjetra të fshatarave të tjera të Fanit, shumë shekuj para pushtimit osman.
Për këtë autori Nikollë Loka shkruan se fshati Kogjin (Shëngjin) në rregjistrimet osmane të vitit 1591 e kishte rentën feodale në akçe më të madhe se fshati, Gjonëm (Domgjon), Domgjoni e kishte 1390 akçe, kurse Shëngjini 1400 akçe. (N. Loka, “Fani del nga muzgjet” 1996, f.22) Pra fshati Shëngjin krahasoheshe me fshatin Domgjon.
Kështu nuk e krijoj Gjini, fshatin Shëngjin, sepse ai ekzistonte para shek. XV, kur erdhën turqit.
Këto sajesa janë përralla dhe absurditete të çuditëshme, të cilat kërkojnë t’i bëjnë banorët e Shëngjinit jo vendës, por të ardhur, endacakë, ardhacakë e jo vendas, mania keqdashëse për t’i bërë mirditasit të ardhur dhe jo vendës.
Drejt mendojnë disa studiues të cilët kërkojnë hulumtime të bazuara shkencore, jo vetëm për Shëngjinin, por edhe pë fshatra të tjera të Fanit dhe të Mirditës.
Në fakt tendenca e lëvizjeve të banorëve në fshatarat e Fanit, ka qenë e vazhdueshme, sepse ishin me toka të pakta e të varfëra. Banorët kanë emigruar për në vende të ulta e më pjellore si në: Kurbin, Lezhë, Rrafshi i Dukagjinit, etj.
Edhe sa i përket gojëdhënës, se Bushati me Cakonin u ndeshën dhe u mund Cakoni i cili u largua, ashtu dhe për Çipnit e Xhumenët, që thuhet se janë larguar, kjo duket e besueshme, si largime të veçuara të banorëve të asaj kohe, të cilat normalisht kanë ndodhur. Por fshati nuk ka patur ndonjëherë ndërprerje banimi dhe nuk ka patur ardhje në masë për tu evendosr në këtë fshat, përveç ardhjeve të veçuara dhe të pranuara nga banorët vendës.
Përfundimisht, nga të dhënat e deritanishme, banorët e këtij fshati janë autokton, si pasardhës të fisit të pirustëve. Territori i Shëngjinit është ngjitur, kufijar me Xhuxhën, me vendin e Gurit të Xhuxhës. Kështu banorët e fshatit Shëngjin, janë vendës të njëkohshëm me Xhuxhën dhe fshatrat e tjera të Fanit si pasardhës të fisit të pirustëve.
Çeshtja e këtyre gojëdhënave të shumta të pa vertetuara me argumente shkencore, mbeten, që nga studimet në të ardhmen të saktësohen, sepse historia vjen duke u pasuruar vazhdimisht dhe të shkruhet, shkallë-shkallë e vërteta e historisë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.