16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Nga Pjetër Nikolla shkrimtar, Poet,

Pjeter Nikolla Studime.
E VËRTETA DHE E DREJTA JANË TË SHENJËTA
Publikuar te shqiptarët e Amerikës me kërkesën e tyre, shtator 2018.
Botuar në librin” Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptarëve në SHBA”. 2018, f.95.
Mora shkas për këtë shkrim, nga shprehja në takime e simpoziume: “Ky është mendimi im”. “Eshtë mendimi im ndryshe”, “Kam mendimin tim”, etj.
Cdo me thene kjo!?
Ke mendimin tend dhe mund te flasesh c’te duash pa pergjegjesi?! Sigurisht qe jo.
Cdo mendim eshte dhe duhet te jete i bazuar nga pervoja njerzore e arritjeve ne fusha te ndryshme te dijes, shkalle-shkalle, nga Epoka ne Epoke, nga viti ne vit , e nga dita ne dite, shkalla e njohes se dijeve rritet e perfeksionohet.
Prandaj mendimi dhe dija eshte e mesuar nga kjo pervoje shume shekullore njerrzore nga sejcili person, nuk eshte ndonje shpikje e askujt.
E per rrjedhoje mendimi i sejcilit eshte i bazuar nga sa ka mesuar nga kjo pervoje njerzore. Sepse, pervoja, praktika eshte kriter i se vertetes.
Kjo eshte filozofia e teorise se njohjes se dijeve mbi GJITHESINE!
Po kështu lexova në librin me titull: “Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë.” me autor Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova, për kishën katolike dhe aktivitetin atdhetar të personaliteteve shqiptare në Amerikë, ku në f. 30 të librit më bëri përshtypje shkrimi me titull: “ Fjalë që lëndojnë-fjalë që dëmtojnë” nga Sami Repishti dhe Tonin Miraka.
Pse fjale qe lendojne dhe fjale qe fyejne e poshterojne?!
Ku i mesuan?! Cila eshte pervoja njerzore! Ku eshte kultura dhe qytetrimi bashkekohor?!
Jo për të bërë analizë, por si studiues në fushën e historisë më tërhoqi vëmëndjen, ku shkruhet:
“…. nga qëllime të errëta, të elementëve që, të mshehun mbas të ashtuqujtunave”parime” , nuk hezitojnë me shpërthye, në formë e në rëndësi të damshme, “në mbrojtje” të njerës, apo tjetrës ideologji, me frymën e zemrimit ose të hakmarrjes, e sidomos me qëndrimin e patundun se “teza” e tyre është teza e vetme e vërtetë….”!
Nuk ka teza te njerit apo te tjetrit, por ka teza te dijeve shkencore njerzore!
Pse ka aq fryme zemrimi dhe urrejtje te shpifur!?
Prifti, Dom Anton Kçira kishte ndërhyrje me qëllime konstruktive që mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën, por atyre që nuk ju shkonte për shtat ( e drejta dhe e vërteta) e quajtën incident!
I ashtuqujturi incident, apo “lapsus”, siç thuhet në shkrim, unë mendoj se Dom Antoni ka shprehur një shqetsim në formë kritike, jo denigrues, por se nuk i vinte mirë të dëgjonte veprime të tilla, kundër SHBA, e cila historikisht ka qenë mbrojtëse e Shqipërisë dhe shpëtimtare e Kosovës nga kthetrat serbe. Kjo na turpëronte.
Dom Antoni ka reaguar drejtë, sepse pas kësaj ndjente rreziqe që denigrojnë në dëm të mardhenjeve me SHBA, te shoqërisë shqiptare dhe të bashkëjetesës fetare!
Këtë e verteton edhe fjala e akademikut amerikam, për kundërvënjen që iu bë Dom Antonit ku ishin kamufluar të vertetat e ndodhura për interesa të njerit, apo tjetrirt dhe u zbrazën plot intriga të manipuluara pas gati tre vitesh! Kjo duket edhe në opinionin e shqiptarëve në SHBA, në krah të priftit katolik.
Prifti i Fanit në Mirditë, një shekull më parë, në çdo fjalë të tij në bashkëbisedim me besimtarët e krishterë betohej: “për të vërtetën”! Ai nuk betohej, as ne Zotin, as ne Krishtin! Dhe kur e pyesin pse?! Ai u pergjigj:
“E verteta edhte e shenjte”!
Prandaj eshte betim:
“I BEKUAR NGA ZOTI”
Kjo pati bërë shumë përshtypje pozitive te besimtarët e krishterë, të cilët mësuan nga veprimi i këti prifti të nderuar dhe filluan të velerësojnë më shumë të vertetën, duke përbuzur gënjeshtrën dhe mashtrimin!
Kështu eshte vlersua dhe forcuar besa dhe fjala e dhënë në Mirditë.
Prifti sigursiht ishte bazuar në mësimet e krishtera të Jezus Krishtit që, pikrisht për të vërtetën ai u flijua (i pa krahasueshem ne histori) për njerzimin!
Në shkrim thuhet se fjala duhet të jetë e dobishme e jo të lëndojë! Prifti Dom Antoni e realizoj këtë, sepse mendimi i drejtë kritik është i dobishëm.
Dom Antoni shkonte te myslimanet dhe uronte për festat fetare. Nga ana tjetër disa imam e hoxhallarë po vjellin vrerë kundër krishterimit dhe kombit shqiptar e deri kundër Shën Terezës e Skënderbeut! Këto nuk kanë lidhje me Dom Antonin, por morëm shkas nga incidenti i ndodhur për të trajtuar probleme të tilla shqetsuese aktuale.
At Gjergj Fishta shkruan: ” Ne katolikët do ti shkrijmë kryqet e do ti bëjmë fishekë për të mbrojtur vllezërit tanë mysliman”.
Ky është qendrimi i klerit të krishterë ndaj besimtarëve mysliman!
Por kjo nuk do të thotë se besimtarët dhe klerikët katolikë të heshtin kur fyhen e dhunohen nga imam e hoxhallarë, disa prej tyre po bëjnë propagandë të shfrenuar radikale islame kundër besimit të krishterë dhe kombit shqiptar deri në mohimin e tokës shqiptare duke e quajtur tokë arabe! Kështu nuk po e dëmtojnë të krishterët bashkëjetesën fetare, por është kjo propagandë që po vjelle urrejtje dhe po ndikon në dobësimin e bashkëjetesës fetare.
Për këtë duhet të ngrihen peshë klerikët e të gjitha besimeve fetare në Shqipëri në Kosovë, në Maqedoni etj, dhe siç janë rrjeshtuar para opinionit publik të botës, të rrjeshtohen e të merren vesh dhe të mos i lejojnë këto akte dhune e poshtërimi ndaj krishterimit dhe Kombit shqiptar!
Nuk është vendi këtu ti themi aktet e thënjet më të tmerrëshme të tyre antishqiptare dhe kundër besimit të krishterë, por kërkohet të mbahet qëndrim i prerë ndaj këtyre akteve të papranueshme dhe të rrezikëshme.
Nga ana tjetër, po shtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës ç’bëjnë?!
A nuk po shohin nga syte se kjo propagandë është kundër kushtetutës së këtyre shteteve?!
Si është e mundur që mediat shqiptare dhe kosovare i lejojnë në shtyp dhe në ekranet televizive të bëjnë një propagandë të tillë kundër kombit shqiptar dhe shteteve të Shqipërisë e të Kosovës?!
E DREJTA DHE E VERTETA MANIPULOHEN!
Unë si studiues e si poet nuk kam frikë të them të vërtetën, por kam frikë nëse arrij ta them të vërtetën ashtu siç është ajo realisht!
E vërteta dhe e drejta janë të shenjëta dhe të rëndësishme në mardhënjet midis njerzëve pa dallim feje dhe ideje. Prandaj duhen mbrojtur e respektuar nga të gjithë pa përjashtim.
Persërisim nga shkrimi se: nga qëllime të errëta, dalin “në mbrojtje” të njerës, apo tjetrës ideologji, me frymën e zemrimit ose të hakmarrjes!
Fatkeqesisht kështu po ndodh jo pak po masivisht kudo në jetën shoqërore dhe politike në Shqipëri dhe në Kosovë!
Si është e mundur që në media, të ashtuquajturit analist vihen në ndy grupe përballë njeri-tjetrit në mbrojtje sejcili të ideologjisë së vet, jo vetëm me zemrim, hakmarrës, por mohojnë njer-tjetrin në mënyrë antagoniste, sikur nuk janë dy parti shqiptare, njera e pozitës dhe tjetra e opozitës?! Kur duhet të bëjnë analiza pa ndikime politike, por të thonë vetëm të drejtën e të vërtetën! Dhe argumentet dhe kritikat të jenë konstruktive, të cilat qojnë përpara zhvillimin në te gjitha fushat e jetës. Fatkeqësisht shajnë e shpifin për njeri-tjetrin që bëhen gazi i botës dhe ulin dinjitetin kombëtar!
Kështu është edhe në parlamentet në Shqipëri dhe në Kosovë! Flitet pa përgjegjësi në mënyrë denigruese kundër njeri-tjetrit aq sa, nuk ndihmojnë në dobi të Shqipërisë e të Kosovës dhe të njerzëve, por shkatërrojnë punën në të gjitha fushat e jetës!
Kështu edhe në shtypin e përditshëm ka tendenca të çuditshme që, disa gazetarë në vend që te jenë me të drejtën e të vërtetën, pa ndikime politike, mbrojnë sejcili partinë e vet, dhe të njejtin problem e trajtojnë krejtësisht të kundërt pa argumente, por me militantizëm dhe me ekstremizëm të skajshëm dhe me doza zemrimi dhe urrejtje të çuditëshme, pa asnjë bazë drejtësie dhe vërtetësie! Kjo nuk ndihmon, por denigron vetë ardhmërinë e vendit!
Sigurisht e drejta dhe e vërteta dihen, por i shtrembërojnë ato me qëllim! Në vend që të behen kritika konstruktive, të dobishme të cilat ndihmojnë për të përmirsuar punën në të gjitha fushat e jetës, bëhet e kundërta!
Kjo gjendje e mashtrimeve, poshtërimeve, fatkeqësisht ka pllakosur sot shoqërinë shqiptaret!
Pa një reflektim ndaj kësaj amullije, poshtërimi e denigrimi, shoqëria shqiptare nuk do të mund të përmirsohet drejt përparimit dhe të ardhmes europiane!
Duhet vlersuar shkrimi i autorëve Sami Repishti dhe Tonin Miraka, sepse ishte një reflektim edhe për për mua të bëj këtë shkrim për këto shqetsime.
Shumë gjëra të pa drejta e të pa vërteta po bëhen në emër të lirisë, pa menduar se liria ime shtrihet deri aty ku cënohet liria e çdo kuj tjetër, kur dihet se çdo gjë e pa drejtë dhe e pa vërtetë cënon e dhunon lirinë e njeriut!
Aktualisht në emër të lirisë e drejta dhe e vërteta po kërcënohen e dhunohen, të cilat po mbulohen me shpifje e mashtrime, një fatkeqësi kjo për dinjitetin e njeriut dhe për të ardhmen e shoqërisë shqiptare!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.