13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Nga Pjetër Nikolla, studiues dhe krijues letrar.

E VËRTETA E “BALLIT KOMBËTRAR” DHE
“LEGAL ITETIT
GJATË LUFTËS NACIONAL ÇLIRIMTARE NË SHQIPËRI

Për të shmangur çdo dyshim dhe mosbesim, po i referohem misionarëve anglez dhe amerikan në Shqipëri gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, personaliteteve të ballit kombëtar dhe studiues e shkrimtar anglo-amerikan të dokumetuara dhe të shkruara në librat e tyre.
Përfaqësues i ballit kombëtar gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kundër pushtimit Fashist dhe Nazist , në Shqipëri ishin Mit’hat Frashëri dhe i Legalitetit që përfaqësonte mbreterinë, Abaz Kupi.
Nga dokumentat e studiuera me përgjegjësi, po rendisim fakte të dokumentuara dhe të shkruara prej vetë atyre:
Është përcaktuar qartë se Lufata Nacional Clirimtare e popujve kundër Fshashizmit e Nazizmit e udhëhequr nga kolacioni Alglo-Amerikan dhe shtete të tjera është konsideruar e drejtë në arenën ndërkombëtare.
Për krijimin e Partisë, “Balli Kombëtar” në Shqipëri, Reginald Hebbert, misionar Anglez, i hedhur me parashutë në Shqipëri në vitin 1943, në librin e tij, “Fitore e hidhur” shkruan:
“…Nuk duhet menduar se kjo është parti e organizuar në po atë mënyrë si edhe LNÇL . Ai është një grumbullim i padisiplinuar i njerzëve të veçantë që i bashkon vetm urrejtja e tyre kundër komunizmit, anarkizmit e terrorizmit dhe frika se çfar do të ndodhë me Shqipërinë në se partizanët do t’ia dalin mbanë të imponojnë doktrinën e tyre mbi këtë vend. Udhëheqësit e saj përfshinë njerëz që pa dyshim kanë patriotizëm dhe parime të larta, njerëz me pikpamje politike të moderuara. Duke i mbajtur sytë hapur, këta njerëz janë rreshtuar me gjermanët kundër LNÇL”.
Reginald Hebbet, “Fitore e hidhur”, bot. 1993, f.212.
Balli kombëtar në Shqipëri nën kryesinë e Mi’hat Frashët u bashkaua me pushtuesit, kundër LNÇL. Po kështu, por me një qëndrim të lëkundur doli edhe Legaliteti i kryesuar nga Abaz Kupi.
Bernd Fisher, studiues dhe historian amerikan shkruan:” Liberalët nacionalist, disa prej të cilëve kishin vendosur disa lidhje të dobëta me Lëvizjen Nacional Ç;irimtare formuan një grup të quajtur, “Balli kombëtar” Ky grup shpresonte të përbënte një organizatë politike dhe ushtarake për të moderuarit që nuk kishin besim te komunistët”.
Udhëheqësit e Ballit Kombëtar pretendonin se grupi ishte krijuar prej ditës së parë të pushtimit ilalian dhe në të vërtetë me disa ish politikanë ka ekzistuar një far organizimi jo zyrtar, por organizimi dhe platforma e Ballit Kombëtarë ishin qartazi një reagim i drejtëpërdrejtë ndaj themelimit të Levizjes Nacianal Ç;irimtare” Bernd Fisher, f. 184-185.
Reginald Hibbert misionar dhe ushtarak Anglez duke ju referuar dokumentave arkivore të misionit britanik në Shqiperi dhe , deshmitar okular i atyre ngjarjeve dhe zhvillimeve vë në dukje se: “Balli kombëtar refuzoj të bënte luftë guerile dhe ky ishte një verdikt strategjik i tij, që nuk u ndryshua asnjë hehrë….Besohej se udhëheqësit e Ballit Kombëtar i kishin siguruar italianët se nuk do të krijonin turbullira kundër tyre ose, nuk do pengonin përpjekjet e italianëve për të shtypur ushtarakisht forcat partizane dhe luftën e tyre Nacial Çlirimtare.
I tillë mendohej dhe synohej të ishte edhe përmbajtja e protokollit Dalmacio-Kelcyra, i nënshkruar në mars 1943, ndërmjet komandantit të forcave pushtuese italiane Dalmacius dhe përfaqësuesit të Ballit Kombëtar Ali Këlcyra,” Hibbert, “Fitore e hidhur” e Luftës Nacional Çlirimtare në Shqipëri. f. 94.
Piter Lukas, studiues dhe historian amerikan shkruan: “ Aty nga fundi i verës 1944, dukej se gjermanët i kishin vënë përopara partizanet, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, dukej se po tërhiqeshin, veçanërisht gjatë periudhës 14-21 gusht 1944, ku ofensiva partizane ishte shpartalluar rrotull qytetit të Fierit, duke shkaktuar humbje dhe vrasjen e 20 ushtarëve gjerman, një numri të konsiderueshme ballistësh në krah të tyre ku 70 prej tyre u kapër robër dhe u liruan të nesërmen nga forcat partizane”. Piter Luka, f.123.
Gjenerali Dejvis, shef i Misonit Ushtarak britanik, u takua më 8 nëntor 1943 me disa drejtues të Ballit kombëtar me misionin për t’i tërhequr këta të fundit në frontet e betejave kundër forcave gjermane, por bën të ditur ushtaraku britanik se Balli ua kishte bërë të qartë se ata nuk kishin ndermend të luftonin gjermanët, por vetëm partizanët e Lëvizjes Nacionalçlilimtare.
Duke analizuar ofensivën Gjermane të Dimrit 1943, e cila filloi të jepte shenjat e para të të suksesit kundër forcave partizane, njesitë e Ballit Kombëtar u bashkuan dhe morën pjesë aktive me ta në luftime kundër brigatave partizane.
Në shkurt të vitit 1944, komandanti i trupave gjermane Hermann Neubacsher informonte komandën e ti se, mbi 10 mijë nacionalistë shqiptarë ishin reshtuar në ndihmë të forcave gjermane, operacionet e tyre prej të cilave më shumë se gjysma i takonte Ballit Kombëtar, fakt të cilin e evidenton historiani Bernd Fisher, f, 251
Këtë fakt Bernd Fisher e përsërit kur pohon se në takimin me Mit’hat Frashërin, komandant i Ballit Kombëtar, i cili kishte sqarur se, megjithese Balli është deklaruar kundër forcave të Boshtit, ai nuk do të mertrte asnjë veprim armiqësor kundër gjermanëve. Bernd Fisher f.251.
Drejtuesi kryesor i misionit ushtarak të aleatëve Peter Hudson thkson mbi bastisjet e Ballit Kombëtar sidomos gjatë bregdetit i cili thekson: “Për këto shkaqe dhe të tjera na angazhuan tërësisht OSST, të përkrahnin frontin Nacional Çlirimtar dhe partizanët. Komunistët u shfaqën si grup i rezistencës së armatosur, i vendosur për të luftuar kundër pushtuesit gjerman megjithse, sipas Hudsonit, Enver Hoxha ishte njeri me të cilin nuk mereshe vesh lehtë. Urrejtja e tij e madhe për anglezët ishte e mirnjohur, por edhe mos pëlqimi ndaj amerikanëve, veçse zbuteshe nga misionari ushtarak amerikan Tomë Stefani. Nga ana tjeter Enver Hoxha gjente rastin dhe nuk linte pa mburrur Bashkimin Sovjetik që deri në ato momente nuk kishte lëvizuar as gishtin për të ndihmuar partizanët.”Ky është pohimi i historianit Peter Lukas në librin e tij, f.165.
Kjo është e vërteta e thënë me gojën e tyre dhe e shkruar nga vete ata në librat e tyre!
I dërguarai special i Hitlerit në Shqipëri dhe në ballkan Hermann Neubaher në kujtimet e tij shkruar në librin e tij, ”Guvernatori i Hitlerit në Ballkan”, Tiranë 2017, pohon se njerzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë kundër forcave tona. Ata u shpërndanë dhe u kthyen kundër partizanëve në jug. Vetëm Abaz Kupi që mbahej si ruajtës i frontit të mbretit Zog, me gjoja një mijë apo më shumë përkrahës, qëndronte në male në hapsirën midis Tiranës dhe Shkodrës, duke patur pranë vetes oficer kordinator anglez.
Margret Hezllak, misionare dhe zbuluese britanike deklaronte: “Rigjallërim të brigatave partizane, në saj të elasticitetit dhe monovrueshmërisë së brigatave partizane për të cilat një muaj më parë njoftonin se ishin shpërndarë nga ofensiva gjermane dhe gjendeshin para eliminimit të shpejtë…Arkiva britanike, telegrame, 204/10235.
Reginald Hibbert, (oficer i lartë i misionit Anglez gjatë LNÇL në Shqipëri), në librin e tij, “Fitore e hidhur” shkruan se, në Shqipëri organizimi i forcave partizane të Hoxhës në luftë bëri t’i jap fitoren komunistëve në Shqipëri. Duke parë pozitat e konsoliduara të tij thekson: “Asnjë nga prania britanike nuk ishte në gjendje që t’ia mblidhte Hoxhës”.
Ai thekson, se: “…gabimi i Çërçillit ishte që nuk veproi me Shqipërinë si me Jugosllavinë; është për të ardhur keq dhe ka qenë e panevojshme që Britania t’i siguronte Hoxhës ekstremizmin e tij, të mbështetur në forcat e veta kundrejt djallit të parë të huaj, duke i paraprirë në kohë, madje dhe Jugosllavisë, në këtë rol.”
Autori, misionar anglez shkruan: “…Enver Hoxha e kishte gjithnjë më të leht,”ta bëjmë vetë”, “të mos i përfillim aleatët” e cila pati përfundimisht suksese me një çmim të lartë për Shqipërinë dhe me pasoja të dëmëshme shumë serioze për mardhënjet e aleatëve perendimorë dhe Shqipërisë në fund të luftës.”Reginald Hibbert, 1993, f.217.
Forcat e Ushtrisë NCL, brig. I dhe III, nisën t’i afroheshin Tiranës dhe në rrugën Tiranë-Shkodër si dhe po i fshinin mbeturinat e zogistëve e të ballistëve drejt veriut në malsitë e Mirditës që është kështjellë katolike dhe e forte nacionaliste e Gjon Marka Gjonit një bashkpunëtor konsekuent i italianëve dhe gjermmanëve. Por në të njejtën kohë forcat që i kishin mbetur Kupit të inkuadruara nga misioni Concensus II dhe nganjëherë me ndihmën e oficerëve britanikë, organizuan me sukses dy a tre prita, sulme dhe shkatrrime të pozicioneve e të kolonave gjermane në rrugën Tiranë-Shkodër. Madje edhe një grup ballistësh me nja 200 veta, sulmoi dhe shkatrroi një kolonë gjermane më 10 shtator dhe Mitat Frashëri e Abaz Ermenji kërkluan që misioni Concencus ta rregjistronte këtë aksion dhe t’i furnizonte me armë e municione të reja për njerzit e tyre”. Po aty, f. 309
Autori thekson me të drejtë për komunistët se ishte “Fitore e hidhur”, kurse për anglezët unë mendoj se ishte një “Humbje e hidhur”.
Asgjë e krahasueshme nuk ndodhi në rastin e Shqipërisë. Britania vuri bast për një humbës dhe prandaj humbi kredinë e fituesit. Si përfundimi edhe fillimi ishin të varfër. SOE u kishte dhënë një ndihmë të rëndësishme materiale partizanëve, por ata e ndienin se këtë e kishin nxjerrë prej nesh me përpjekjet e tyre të pamohueshme dhe se, po të kishte parë punën e vet Britania, ata nuk do të kishin fituar!
Autori anglez vlerson se mos pajtimi i forcave legaliste të Abaz Kupit me partizanet dote ishte favor i një lufte civile. Kështu memoradumi i SOE tërhiqte vëmëndjen…: “ …duke pritur një pajtim ndërmjet zogistëve dhe partizanëve, mbështetja ushtarake për të parët do të ishte thjeshtë një inkurajim për zhvillimin e luftës civile…” . Reginald Hibbert, “Fitorja e Hidhur”, 1991, f. 246.
Pra kuptohej qartë nga aleatët se përçarja e forcave shqiptare kundër Nazizmit Gjerman ishte inkurajim për zhvillimin e një lufte civile.
Autori shkruan: “…Fiqiri Dineja, Mustafa Kruja dhe Mark Gjomarkaj, tre nga bashkpunëtorët kryesor “nacionalist” me Gjermanët kishin dalë nga Tirana më 11 korrik për të vendosur kontakt me Abaz Kupin. Ishte e qartë… sipas asaj që prisnin “nacionalistët” se partizanët duhet të ishin shpartalluar nga gjermanët, ndërsa ata vetë gjithnjë e më tepër ishin të shqetsuar, sepse po e shihnin që ishin mbërthyer me palën që po humbiste luftën…” po aty f.269.
Fitorja dukej nga FNÇL i Hoxhës, për arsye se nacionalistët nuk u organizuan në luftë.
FNÇL ishte nën kontrollin e komunistëve. Autori thekson: “ E vetmja levizje tjetër rezistence ishte ajo e Abaz Kupit, por ai ka muaj që s’ka ndërmarrë asnjë aksion ….Më 8 shtator humbi dhe kalanë e fundit në Krujë ku u çlirua nga partizanët. Abaz Kupi pret nga ne kur të mbarojë lufta që ta ndihmojmë për pushtetin e ardhshëm”. Po aty f.308.
Në relacionet e aleatëve thuhej:
1.“…gjendja (në Shqipëri) nga shumë anë është e ngjashme me Jugosllavinë, Lufta dhe Levizja Nacianalçlirimtare është një organizatë e majtë me një element të forte komunist, ndonse shkalla e kontrollit komunist është më e vogël se në rastin e partizanëve jugosllav ose të EAM në Grqeqi. Kjo është e vetmja organizatë në Shqipëri e cila po bën ndonjë luftim serioz kundër Gjermanëve…” po aty f. 268.
2. “…Lëvizja tjetër e vetme e rezistencës është ajo nën Abaz Kupin… i cili ende i qëndron besnik mbretit Zog. Kupi nuk e ka kompromentuar veten seriozisht me armikun, por deri më sot nuk ka ndërmarrë ndonjë operacion aktiv kundër tij…” Po aty f. 268.
3.”…Gjendja aktuale është se Lufta Nacionalçlirimtare sapo ia ka dale të përballojë një ofensive të forte Gjermane. …. Ne po i themi Abaz Kupit se ai duhet të përpiqet të arrijë një marrveshje me Luftën Nacionalçlirimtare, por nëse nuk do të ketë asnjë shpresë për këtë…. Ai duhet të heq dorë nga qëndrimi i tij negativ dhe të dale hapur kundër gjermanëve…” po aty ,f. 268.
Sa i pëket datës së saktë të çlirimit të Shqipërisë, që është bërë objekt diskutimi, misionari anglez Reginald Hibbert në librin e tij, deklaron: “Menjëherë pas përfundimit të plenumit të dytë, më 28 nëntor, Enver Hoxha dhe kolegët e tij u nisën për në Tiranë, që të merrnin pjesë në paradën e firores atje. Ditën tjetër, më 29 nëntor, u çlirua Shkodra. Lufta në Shqipëri kishte mbaruar. Reginald Hibbert, “Fitore e Hidhur”, 1993, f. 337.
Shumica nga këto fakte janë të shkruara në librin: “Fitore e Hidhur”, botuar anglisht 1991, përkthyer dhe botuar shqip 1993, autor oficeri i sherbimit të fshehtë informative Anglez në Shqipëri Reginald Hibbert.
Xhelal Staracecka, kolaboracionist dhe autor i librit, “ Përpara gjyqit të historisë”, kujton në këtë libër krerët e Ballit Kombëtar të cilët u gënjyen keqazi dhe ata me veprimet fallso vetëm hodhën dy-tre pushkë në ajër kundër gjermanëve ditët e fundit të largimit të tyre.
Me mbrritjen në Itali, MIT”HAT FRASHËRIN DHE ALI KËLCYRËN, FORCAT ALEATE I ARRESTUAN DHE I BURGOSËN SI BASHKËPUNORË TË NAZIFASHIZMIT DHE I DENUAN SI KRIMINEL LUFTE, DUKE I MBAJTUR NE BURGJET ITALIANE PER DISA VITE”(Xhelal Staravecka F. 153).
Ky ishte fundi i krerëve të Ballit Kombëtar, i Mit’hat Frashërit dhe Ali këlcyrës si pas pohimeve të vetë atyre siç ishte Xhelal Staravecka që pohon në librin e tij,duke i vënë vulën veprimtarisë së tyre trathtare si bashkëpunëtor të Nazifashizmit kundër ushtrisë Nacional Çlirimtare shqiptare.
Këto janë fakte të dokumentuara në vendimet gjyqësore ushtarake të forcave aletate në Itali.
Marrë nga libri,” Trojet e dardanëve”,autor Pjetër Nikolla, botim viti 2012, f.138-143.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.