P O E Z I E K O M B I T
Pjeter Nikolla, studiues, shkrimtar.
SiMBOL I KOMBIT & SIMBOL I FLAMURIT
Nje poezi e bukur botuar ne librin tim:
“Mendimi Pleks Ylberet” , Tirane 2018, f. 128.
E shoqeruar me Historine Mitologjike te shenjte me Zeusin Pellazgjik dhe me referime te historianeve te shquar.
Dy shqiponja anës së qiellit,
I hodh Zeusi Pellazgjik, 1)
Fluturuan ato rreth diellit,
U takuan në qendër të Tokës.
Te Pellazgët e Dodonës.
Atje, në qendër, te pellazgët,
Zemër e botës, te Dodona,
Ku plaklashtat profetonin
Për Zeusin e shqiponjës.
Dy shqiponjat u përballën
Dhe u ngjizën trup e kokë;
Simbol mbeti nga Pellazgët
Kjo shqiponja me dy kokë.
Te shqiptarët e trashëguar
Dhe valëvitet në flamur.
1) Prof. Cino Pici në librin e tij “Mbi Pellazgët” ( f. 287 deri në 311) skruan:“ Zeusi i Pellazgëve hodhi në ajër dy shqiponja në anë të kundërta të qiellit, për të përcaktuar qendrën e tokës ne pikën e tyre të takimit…. Dhe ato dy shqiponja, pasi i ranë Botës përreth, u takuan. Homeri thekson se vendi ku u takuan dy shqiponjat ishte Dodona Dimërkeqe, atje ku mbretëroi Zeusi. Mitologu i famshëm Robert Granes në librin “Mitet” ka shkruar: “Shqiponjat u takuan në qendër të Tokës, aty ku ishin Pellazgët, në Dodonën Dimërkeqe”. Po ashtu, shkencëtari Philippe Aziz në librin ”Civilizimi Etrusk”, botuar në Gjenevë, më 1977, shkruan se Homeri i quan Pellazgët hyjnorë te “Odisea” (XIX,1,17) dhe Herodoti i quan Pellazgët vendës e të mistershëm (Storie, 1 deri në 57).
oooo…oooo
Poshte: Foto e Zeusit ne castin kur leshon dy Shqiponjat ne qiell te hapur te cilat u bashkuan dhe u be Shqipinja me dy krere!