Paraprine nje thenje brilante e njerzeve te shquar
“Mbështetja dhe siguria më e madhe e një kombi
dhe njëkohësisht më e lira është edukimi i rinisë.”

Familja lëkundet në krizë!
Ca fëmi pa edukim, Ca pa kujdes prindëror,
Ca në bashkëjetesë e diku dhunë,
Familja përpëlitet në dështim,
Ndjehet dhimbje e rënkim!
Ca prindër të verbuar për pasuri,
Ca të tjerë ankohen për varfëri,
Shkolla e mbytur në formalizëm,
Në një shoqëri indiferente,
Pa emërgjencë të punës edukative,
Epidemi e së nesërmes!
Shoqëria e zënë me problemet e politikës!
Medja e mbushur me modele antivlerash!
Qeveria e zënë me luftën kundër opozitës!
Opozita e zënë të pengojë qeverinë!
Elita e harruar nga koha,
Injorantët pengojnë dritën!
Ku është edukimi i brezit të ri !?
Zhvlersime të moralit e të traditës!
Ku vemi pa strategji edukimi?!
Opozita çliron energji negative,
Shoqëri pa sistem vlerash..
Gërmadhë trishtimi!
oooo…oooo