Ditëlindja
Se force e gruas eshte sa nje mal,
detin bene udhe,si ure kalimi,
Nuk ka shuman ate ta ndal,
ndaj mos e ndal ti fluturimin!
“””””””””””””””””””””””””
Poezia
Lule e art, je ne lendine,
petal-bardhe, puro si bora,
qe kur çele në shpirtin tim,
fluturim në univers un mora
Je pulebardhe në fllad pranvere,
detit-valë, dallgëzim,
ke frymëmarrjen e një reje,
ngre fole në shpirtin tim
Brigjesh-buzë,etur e tharë,
loti i mallit synë verbuar,
gjethe- vjeshte në tokë shpërndarë
un e ti binjakëzuar
Lumi i jetës vjen i marr,
Derdhet,mbytet,breg me breg,
si një flutur thith nektar,
humbesh,tretesh, shteg më shteg
Në zemrën time, je sekret,
burim uji, si gurre bjeshke,
pa ty jeten bej lanet,
shpirtin ndez si flak, si eshkë
Je binjake, buzeqesh hëna,
kur un shihem, n’pasqyre t’arte,
T’bukura,t’hijshme, s’ben me nena,
me fill t’argjendte ,qëndisur në kartë
O miq të mirë,mos humbni durim,
t’zbuloni t’dini timin sekret,
n’leter t’bardhë,vargu dhe shkrimi
është më i shtrenji amanet
Më mer ne krah ne univers,
mallin e shuan, gjurmë humb në erë
lotin e shndrit diamant e vese,
në shpirt e letër s’vdes asnjehere!
“”””””””””””””””””””””””””