27.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Qershor 2025

Nga Preng Cuni :

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ashtu si dikur afrikanët që “humbën tokën, dhe fituan Biblen”,

Ashtu edhe shqiptarët “humbën Shqipërinë, dhe “fituan demokracinë”.
Kundërevolucioni i përgaditur në kohë dhe shumë kujdes nga qarqe të caktuara antishqiptare shpërtheu në vitin 90 dhe shqiptarët u “droguan” me demagogjinë e “Lirisë dhe demokracisë”.
Kështu shqiptarët u mashtruan, u manipuluan dhe “hynë me dëshirë” në rrugën e “demokracisë pacifiste”.
Shqiptarët humbën Shqipërinë dhe fituan vetëm “lirinë për të llapur”.
Shqiptaret “fituan lirinë e demokracinë” por vendi u mbush me varre.
Shqiptarët fituan “lirinë për të ikur nga sytë këmbët” dhe humbën atdheun e tyre
Shqiptarët u “ngritën për të shkatrruar komunizmin”, por shkatrruan vehten e tyre.
Shqiptarët “përmbysën sistemin”, por shkatrruan gjithë strukturat ekonomisë e prodhimit.
Shqiptarët u “ngritën për demokraci” por shkatrruan fabrikat, uzinat kombinatit, fermat dhe kooperativat bujqësore ku sigurohej mbijetesa e çdo njeriu.
Shqiptarët “fituan lirinë e demokracinë” por humbën punën.
Shqiptarët “fituan demokracinë” por humbën sovranitetin integritetin e tyre.
Shqiptarët fituan “lirinë e demokracinë”, por humbën nderin e dinjitetin e tyre.
Shqiptarët “fituan lirinë”, por humbën fëmijët e tyre, të cilët sot enden nëpër botë si “çifutët në shkretirë”.
Shqiptarët “fituan demokracinë”, por humbën pasuritë kombëtare, të cilët u vodhen e po grabitën çdo ditë.
Shqiptarët “fituan demokracinë”, por humbën vlerat kombëtare, humbën rininë e cila po braktis çdo ditë vendin.
Shqiptarët “menduan se do të fitojnë Bashkimin me Kosovën”, por në fakt e humbën shansin historik të Bashkimit, çka po çon drejt një ndarje te re.
Shqiptarët në fund shekull humbën gjithshka, sepse u gënjyen, u mashtruan dhe u tradhëtuan nga klasa e tyre udheheqse, e cila u tregua e paaftë, frikacake, servile dhe sherbëtore e qarqeve antikombëtare.
Sa më shpejt që shqiptaret të kuptojnë “atë se çfarë ka ngjarë” aq me shpejt ato, do të mund të ringrihen ne nivelin e vetdijes kombëtare.
Shqiptarë kthehuni në vendin tuaj, mos e lini vendin në mëshirën e të paaftëve, dhe sherbetorëve servil të qarqeve antishqiptare.
Vetëm Bashkimi i Shqiptarëve do te mund të shpëtojë këtë Komb Vital i cili me shumë se kurrë sot rrezikohet.

“Oligarkia financiare përpiqet për sundim, dhe jo për Liri”, -thoshte Lenini.

Në “fshatin tonë Europë” janë çmendur të gjithë..
Presidentin e Francës të cilin e “rreh” e shoqja, trimërohet e kërcënon Putinin.
Merz i Gjermanisë i cili ka “harruar humbjen e faqen e zeze” të parardhësve tij naziste krekoset dhe hedh në “aksion” armët e tij që nga Ukraina të godasë në thellësi Rusinë.
Matanë Anglia sebashku me SHBA, të cilat dikur me BS ishin në koalicionin e madh antifashizmit, sot nxisin konfliktin naziskin Ukrainë-Rusi..
Polonia e cila ka mbetur si “gomari mes dy mullareve”, nuk di nga t’i a mbajë..
“Klubi i Burokrateve të Brukselit nxit Ukrainën e një të “droguari” për të vazhduar luftën me Rusinë, “deri në ukrainasin e fundit”.
Ndërkohë që në Gaza vazhdon lufta e tmerrshme e urisë pas shkatrrimit total te gjithe asaj zonë, dhe deportimit të një populli të lashtë e të pafajshëm qe jeton në tokën e tyre..
570000 mijë fëmijë të vrare, qindra mijra tjere kërcënohen te vdesin nga uria, dhe “Demokracia Europiane hesht”, ajo nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse mijra vete demonstrojnë në Londër, Paris Romë deri veten në Telaviv..
Tmerr dhe turp për ndërgjegjën intelektuale botrore…
Demagogji cinike tingëllon “Karta e Helsinkit e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Karta e OKBse për drejtat e Liritë e kombeve..
Sistemi i oligarkisë financiare I shpall me bujë këto Drejta para masave popullore, biles ajo I “shkruan ato edhe në Kushtetutën e tyre”, por kur asaj I rrezikohet pushteti “Kushtetuten e kthen në një “leckë” me te cilën fshin duart e gjakosur dhe në skenë thërret Fashizmin..
Dhe kjo ka ndodhur, popujt kanë humbur tashmë Liritë dhe Drejtat e tyre themelore..
Bota është vetëm një hap larg luftës trete botrore..
Popujt janë të trembur, të tromatizuar, të paorganizuar dhe të braktisur nga udheheqjet e sindikatat e tyre..
Komunistet janë të ndarë, të përçarë, te paorganizuar dhe e kanë humbur “nordin”..
Prandaj sot më shumë se kurrë është Domosdoshmëri që klasa punëtore, rinia, dhe intelektualet të bashkohen në një Front progresist për t’i thënë Ndal rivendosjes Fashizmit.
“Njerez, ju dua, jini vigjilent- thoshte Juljus Fuçik, sepse barku që e polli bishën fashiste nuk është shtërpëzuar”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.