20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Nga PRENG PJETRI

(Ripostim)
Aq shumë u fol dhe u përfol për reformat, sa që ju dridhej karrigia në këmbë atyre që de fakto duhej t’u dridhej, madje dhe largoheshin menjëherë nga ai pozicion pune që e mbajnë krejt padrejtësisht. Mirëpo tashmë kjo kategori nëpunësish e kanë fjetur mendjen meqë askush nuk guxoi t’i rrëzojë nga karrigia e tyre. Vetë të majtët që kanë fituar të drejtën për të komanduar dhe qeverisur vazhdimisht e kanë ngritur zërin e tyre, por për çudi askush s’i ka dëgjuar dhe mbështetur. Është totalisht e papranueshme që sot, pas më shumë se dy viteve nga marrja e pushtetit nga e majta, të vazhdojnë me karshillëk drejtorët politikë të PD-së. Një rast sporadik ndodh kryesisht në Lezhë e kryesisht në arsim dhe shëndetësi, që pa dyshim janë dy faktorët kryesorë që sollën humbjen e kandidatit të majtë për kryebashkiak në Bashkinë e Lezhës. Thuhet ose ndofta mund të jetë e saktë se këta drejtues i ka mbrojtur ish-kryetari i qarkut meqë deri para pak kohësh i përkiste PD-së. Pyetja shtrohet sot për sot, kush po i mbron këta lojtarë kundërshtarë të fortë politik? Ka drejtorë shkollash që mbajnë këtë post prej më shumë se një dekade, madje pa pasur as arsimin përkatës, e jo të mendosh për master që tashmë thuajse të gjithë mësuesit e kanë mbrojtur. Po a mundet ky drejtor t’i kërkojë llogari një mësuesi që ka një specializim masteri? A mundet dhe a dëshirojnë këta drejtorë reforma dhe aplikim të avancuar në fushën e arsimit? Lypset me çdo formë dhe mënyrë që DAR Lezhë të bëjë detyrimisht freskimin e këtyre drejtorëve që ju duket shkolla si pronë e tyre duke mos përfillur asnjë ligj dhe mendim të stafit shkencor e pedagogjik. Në të kundërt, nuk kemi reforma asgjëkund..
Nga
PRENG PJETRI
LEZHË.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.