0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Nga profesor Shezai Hoxha

Nga profesor Shezai Hoxha, mësues për gjysëm shekulli i cili shkruan :
Bota e një njeriu është jeta (të menduarit) e tij.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Letërsia si arti i fjalës dhe konkretisht poezia e Z/Frakulla përmes fjalës së veshur me figurën artistike dhe problematikave të shoqërisë Shqiptare e bëjnë krijimtarinë e tij të veçantë , të dallushme , të prekshme , të kuptushme dhe mikluse , përkëdhelëse , ledhatuese për botën e lexuesit shqiptar dhe më gjërë.
Ata që lexojnë poezinë e Z/Frakulla e kanë stamouar atë Made in Eduart ”Pasha Vlonjati”……
……………………………………………………………….
…………………………………………………………………………………………………………………….
Si konkluzion kush është ”Pasha Vlonjati” ?!Mund të jetë një imazh i Eduart Pasha Vlonjati, flokë, në këmbë dhe veshje të sipërme
Eshtë vetvetja, i papërshkrueshëm , i pa gjendur kund, poeti lirik me një botë shpirtërore shumë të pasur , të ngrohtë , inpresionues , miqësor, ku çdo fjalë dhe varg ka tiparin e veçantë buzëqeshjen dhe lotin , poeti i dashurisë , i vuajtjes dhe dhembjes , i mallit dhe shpresës , i qëndresës dhe i bëzëqeshjes , hulumtues i botës njerëzore duke ( u futur) depërtuar deri në skutat më të errëta të saj, fantazues dhe realist , shpirtbardh, se vetëm kështu , siç thotë ai , vargu i tij do të jetë i pastër pa lulka dhe zbukurime të kota pa vlerë, një harmonizues i mirë i formës dhe përmbajtjes të veprës së tij letrare .Vargu i poezisë së ”Pasha Vlonjatit” ka dalë nga korrnizat tradicionale , është herë me rimë dhe herë pa rimë , qëllimi , thotë ai është që lexuesi ta kuptojë mendimin dhe mesazhin që kam dashur të përciell…
Z/ ”Pasha Vlonjati”
Ju faleminderit që më zgjuat nga monotonia e moshës së tretë të lodhur nga vitet, por dhe pas një pune për afro gjysëm shekulli si mësues Gjuhe dhe Letërsi Shqipe.
I vajose bollonat e makinerisë time , i shtrëngove fort që unë ta ndiej veten dhe një herë si atëherë kur fillova maratonën e mësuesit bashkë me nxënësit e mi të dashur që s’mbahen mend se sa janë , bashkë me mijërra fletore të nxënësve kaluar në duart e mia .
Pena juaj Z/Frakulla mos shteroftë kurrë, veç buroftë poezi të bukura për ta mikluar shpirtin e këtij populli të etur për letërsi, për art ….
Shëndet dhe suksese
Me respekt
Shezai Hoxha
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.