N’KRAH SHQIPONJE FLUTUROJ
Tuj shetit në Amerikë
E kudo n’gjithë Evropen,
Për Shqipri malli s’më ik’
Nuk e ndrroj me ma dhanë boten.
Një shqiptar kur e takon
Edhe dielli e ngroh token,
Shpirti shndrit, zemra gëzon
Tuj fol shqip kurr’ nuk ngopem.
Kan’ rrit shtatin nëpër botë
E dikush atje ka le,
I don vendi tash sa mot
Si n’vend tand kërkund nuk je.
Sikur fmia që don nanen
Bashkë me baben që krenohet,
Edhe nata bashkë me hanen
Don shqiptari të bashkohet.
Nëpër botë ku ka shqiptar
Katër stin’t bahen pranver,
Edhe bleta mbledh nektar
Edhe lulet kan’ ma er’.
Zemra don me fluturu,
Kur shqiptarin afër ndjen.
Fjalë prej zemre tuj dhuru,
Ai për kangë bahet refren.
Ramazan Çeka

NUSJA ME XHUBLETË-
—————————————
…Ma e bukra ditë në jetë,
Kur u vesha me xhubletë,
Dola nuse porsi zanë,
Lakmi m’paten diell e hanë.
..Tanë dasmorët kishin ardhë,
Me m’marr mu me kalë të bardhë,
Si e ka zakon Malsia,
Me m’çu mu nuse te shpia.
…Kur dola nuse në derë,
Porsi lule mbushë me erë,
Bjeshkët koken nalt kanë çu,
Si kunorë m’kishin rrethu.
…Lamtumirë kull’ ku jam rritë,
Erdh’ për mu e bardha ditë,
Me u ba nuse si zanë mali,
Se po m’pret nji sokol djali.
…Përmbi mal frynte veri,
Doli dhandrri si skifteri,
Me m’prit mu si sokoleshë,
Me xhubletë që kisha veshë.
…Edhe zanat nëpër kroje,
Bashkë me bletët nëpër hoje,
Kur m’kan’ pa vesh’ me xhubletë,
M’thanë ti je zanë e vërtetë.
Ramazan Çeka
“””””””””””””””””””””””
TA NDEZIM DASHNINË
N’zemrën time po të ishe,
Do të dehej dashuria,
Do ta pije me gjithë shishe,
Të kuptosh ëndrrat e mia.
Mbush një gotë e mbush një tjetër.
Me zjarr’ dashurie.
Mbushe plot me ver’ të vjetër.
Mos e pi me gotë rakie.
Bashkë me ne as nata s’flen,
Le ta nisim nga e para.
Zemërthyer mos më len,
Mos m’i len buzët e thara.
Asgjë o shpirt s’ka mbaruar,
Ndarjen mënjan ta hedhim.
Atë zjarr’ gati të shuar,
Puthjet tona le ta ndezin.
Syt’ e zemrës flasin vetë,
Kur e ndjen dashnin’ në shpirt,
Se dashnia e vërtetë,
S’vjen pran’ teje ditë për ditë.
Ramazan Çeka