TREMBËDHJETË VITE ZËRI I ËMBËL SHQIP FLUTURON MBI
QIELLIN SKANDINAV
Trembëdhjetë vite me radhë si zog shtegëtar fluturon mbi qiellin
Skandinav zëri i embël i redaktorit të radios në shqip Radio Dituria nga
studio e Radio Borås në qytetin suedez Borås.
Është ky zëri i redaktorit dhe gazetarit Bahtir Latifi i cili çdo të merkurë
nga ora 18:00 me siglen e zakoinshme të radio Diturisë përshendet
bashkë atdhetarët në të katër anët e rruzullit tokëso me fjalët. ”Mirë
mbrëma dhe mirë se erdhët në valët e Radio diturisë, radio në gjuhën
shqipe nga qyteti Borås i Suedisë”, por edhe stafi redaktues dhe ai
teknik të cilët me angazhimin dhe punën e tyre bëjnë punë të vyer dhe
me vlerë për bashkëkombasit tnaë në mergatë.
Është krenari, është madhështi kur në radio valët në Skandinavi
fluturojnë fjalët në shqip dhe hyjnë në shtëpitë, aparatamentet, makinat
në lëvizje, të bashkëkombasëve tanë që jetojnë në Skandinavi. Por edhe
në internet (kompjuter) në gjithë vendet e botës aty ku frymonë shqip.
Historiku i Radio-Diturisë fillon, së pari, me shpalljen e pavarësisë së
Republikës së Kosovës në 17 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon
dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në
qytetin Borås të Suedisë së largët në veriun e Europës.
Radio- Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë
manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por
edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, ata njerëz guximtarë
e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë
Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mërgimtarëve të Radio Diturisë,
mërgimatrë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe
kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në
çdo vatër shqiptare në Skandinavi por edhe në vendlindje në Kosovë e
Shqipëri, në çdo pjesë të rruzullit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë
parasysh kohën e vendin, se ku jetojnë shqiptarët.
E përmuajshme kulturore informative
Në Redaksi thonë se tani kanë kushte solide për punë, duke ju falenderua,
qytetit të Borås, Qendres rinore Albkos në Hässleholm si dhe Bashkimit për
veprimtari shoqërore e shkollore ”Kulturens” nga Solna, të cilët mbështesin
punën jo vetëm të radios por edhe të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”
organ i së cilës është radio Dituria.
Tani thonë se kanë një teknik moderne për regjistrime, emitime si dhe ruajtje
të programeve të realizuara.
Rendësi tëposaqme këtu i kushtohete gjuhës dhe kultures shqipe,
ruajtjes dhe prezentimit të saj në vendet skandinave. Emisioneve për
fëmijë, ku vet fëmijët janë kreator të programeve dhe përgatitjes dhe
emitmit të tyre. Këta u janë shumë mirënjohës edhe miqëve suedez të
cilët në mas të madhe ndihmojnë dhe janë të kyqur në punën e radios në
menyrë që çdo emison të jetë sa më kualitativ.
Në redaksi kanë një breng e që si duket kjo brengë është kudo te ne
shqiptarët, bashkepunimi me shoqata shqiptare dhe adhurues të kulturës
që mungon.
Gazetari Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep
ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj, ”Në valët e Radio Diturisë
nga studio në Borås”. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata
të hollësishme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në
shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Ështe kjo një kënaqësi
për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptar\ëve në
Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në
qyutetin Borås të Suedisë, në qytetine textilit, në quytetine kulturës dhe
tradiutës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka
vlertë, ka përspektin edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të
anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e
mërgatës shqiptare për tyë informuar dëgjuesin anë e kand botës më të
arriturat tona.
Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në ballkan, në përendim, në
Amerikën e largët, në australi, është aty ku duhet të jetë me
informacione për shqiptarët: Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët, por
edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë.
Radioja, tashmë, ka bërë hapin e parë në zhvillimin e saj të
E përmuajshme kulturore informative
bashkëpnumit më radio tjera nga vende të ndryshme të botës dhe ata në
redaksi thonë se janë shumë të kenaqurë në këtë drejtm sepse kanë
arritur të krijojnë një rrjetë bashkepunimi më shumë radio me ze e
renome si në Sqhipëri me Radio Tiranën, Radio Kukesin dhe Radio
Bullgarin redaksinë e programeve në shqip, që kjo për këta mërgimtar
ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio
dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë, kulturor për
mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare
tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë.
Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe
human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën
shqiptare.
Degjuam edhe këtë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbel shqipe“Jemi
ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu në Veri, nga Lindja në Përendim
dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” .
Ju mund të na percillni ne në Suedi thonë këta në redaksi në valët 92,5
Mhz, cdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja
radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si
cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokëso mund të na
përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit nga studio e
Radio Borås http://borasnarradio.se/player/, si dhe ne webafqen e
Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni-www