4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Nga Sotir ATHANASI

 

DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR

Refleksion mbi librin e Prof. dr. Flori Bruqi: “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”

 

Librin e fundit të akademikut, Prof. Dr. Flori Bruqi, “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, e mbajta gjatë nëpër duar duke e lexuar e shfletuar me laps në dorë. Së brëndëshmi ndjeja një siklet e trazim të ngjajshëm me ato që na bënin të na dridhej jo vetëm zemra, por çdo qelizë e trupit.

Të gjithë kemi parë dokumentarët mbi kasapanat e nazizmit ndaj hebrejve në kampet e shfarosjes në masë. Në furrat e djegies me emra që ngjallin llahtarë, ndonëse isha i bindur që: skenat e ngjajshme, nga kriminelë shpërndarë mbi një popullsi civile, me karakteristika të denja vetëm për dinosaur prehistorikë në parcela me njomishte, fatkeqësisht, i përjetonte populli im autokton.

Në atë krahinë me emrin Kosovë dhe që: me aq puritantizëm, pa asnjë anëshmëri e krah politike, si një gjykatës i veçantë i historisë, por edhe si një prokuror, bir i kombit të vet, ngrihet në lartësinë që ia kërkon koha.

Autori, Prof. dr. Flori Bruqi (për çudinë tonë) ka duruar mbase me dhëmbët shtrënguar nën okelion: Mos durofsh, o Perëndi, por të lutem paisëm me forcë të përballoj dhimbjen dhe t’u them bashkëkohësve të mi, që: të jenë vigjilent e të hapin sytë për atë që kanë kaluar bashkëkombësit e mi. Kaq.

Se Prof. Dr. Flori Bruqi, si ndonjë Apostul i dërguar nga fuqiploti, hulumton në dokumentacion.

I qëmton me durimin e kirurgut neuropsiqiatër ato, përpara se t’ia paraqesë botës, e cila (O Zot!) e ka më të lehtë shpërfilljen dhe rehatinë, se sa të vigjëlojë se çfarë ndodh rreth saj!

Oh! Po si ka mundësi që kontinenti ynë i vjetër të jetë plakur kaq shumë (se s’dua të them është matufjepsur) kaq skajshëm, sa të mos dijë të dallojë. Çfarë?

Atë që të rinjtë e nazistizuar serbë, alla (Turma Arkan), kishin kohë që nuk u dërgonin të dashurave të tyre (në qoftëse ende ekzistonte dashuria) buqeta me lule të freskëta. Jo.

Ata i zëvëndsuan ato me krena njerëzish civilë të pafajshëm. Shënja këto të një barbarizmi modern. Le t’i referohemi historisë. Hitleri hypi në fuqi më ’33-shin. Më ’39, sulmoi Çekosllavakinë.

Pra, vetëm gjashtë vjet iu deshën të helmonte rininë e vëndit të tij, që: për hir të një Gjermanie të madhe, të hiqte dorë nga lulet, nga dhimbja kur sheh lotët e një nëne, nga humanizmi kur të del përpara një paraplegjik, nga… Nga ndihma mbimë të pafuqishme, nga. . .

Edhe katrani Millosheviq, këtë bëri. E filloi me paramilitarët për një Serbi të madhe dhe solli kasapanën ndaj popullit boshnjak. Parimi i të pangopurit, është: “oreksi hapet duke ngrënë”. Shpërfillja e Kontinentit Matuf Europian, solli masakrat nga më të rafinuarat e më të përgjakëshmet tashmë, edhe në Kosovë.

E dini, miqtë e mi, si quhej plani për gjenocid e shfarosjen nga trojet e tyre mijëravjeçare, nënvizoj, autoktonët, një gjakësit tanë të Kosovë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.