Revoltat e Beogradit të nxitura nga nacionalizmi Serb.
Trazirat e ditëve të fundit në Beograd dhe Novi Sad apo edhe në ndonjë qytet tjetër të Serbisë, tregojn qartazi për një ringjallje të nacionalizmit në Serbi, të nxituara dhe frymëzuar patjetër edhe nga ndonjë ndërhyrje nga jashtë, të cilët nuk e dëshirojnë aspak rrugën Europiane të Serbisë si dhe demokratizimin e saj. Në fakt këto protesta nisën si një mosdakortësi ndaj vendimeve të qeverisë për të forcuar masat ndaj përhapjes apo shtimit të rasteve të virusit në vend , si dhe futjes së vendit në shtet- rrethim në ditët në vazhdim. Pastaj ato morën karakterin e protestave politike ndaj sistemit, të udhëhqur nga opozita vendase.Sipas gazetës Serbe “Blic”:- protestuesit u përpoqën të futeshin në ndërtesën e kuvendit, por policia i ndaloi. Ky reaksion i dhunshëm i protestave të nacionalistëve të ringjallur Serb, në fakt konçidon me marrveshjen që kërkohet të arrihet në Paris, për zgjidhjen e problemeve të njohjve reciproke Kosovë- Serbi. Sipas revistës Serbe “Informer”:-protestuesit dolën në rrugë më 7 dhe 8 korrik dhe pati 19 policë të plagosur. Gjatë protestave dhe trazirave para kuvendit të serbisë 19 policë dhe 17 demostrues u plagosën. Dhjetë policë patën këmbë të thyer.Përsëri po sipas “Informer” policia u sulmua me goca deti, pishtarë, gurë dhe objekte të tjera.Nebojsa Stefanoviç do të shprehej se:- kemi një situatë ku mund ta përshkruajmë si një situatë lakuriqe. Vuçiç në gazetën “Blic” i cilësoi protestat si “ekstremiste dhe se shërbimet e huaja ishin të përfshira në to”dhe gjithashtu i cilëson gjithashtu ato si :-dhunë politike më brutale të kohëve të fundit. Sipas tij “ekstremistët hynë në kuvend dhe kryen të paktën dy krime dhe pastaj sulme ndaj policisë”. Presidenti Vuçiç do të shprehej se :- sa duket, kishte faktorë të huaj dhe shërbime të huaja që ndikuan në mbledhje dhe ai e përsëriti atë disa herë.Në fakt sipas “Blic” është arrestuar dhe një shtetas i huaj që mori pjesë në trazirat në Beograd.Presidenti Vuçiç në një konferencë për shtyp gjithashtu do të shprehej se:- shërbimet e huaja ishin përfshirë në organizimin e dhunës në Beograd para bisedimeve për Kosovën në Paris.Sipas gazetës Serbe “Nedeljnik” :- një grup djemsh në stenda të zeza këndonin këngë që “kosova është Serbi” dhe shumica e tyre janë ftuar të ulen. Mendohet se prapa kësaj trazire për destabilizim qëndron Rusia, që dëshiron të prishë arritjen e një marrveshje Kosovë- Serbi të ndërmjetsuar nga europianët. Sipas gazetës Serbe “Republika” pati njoftime për kërcënim me vdekje për presidentin e Serbisë Vuçiç .Stevanoviçi, një drejtues i partisë në pushtet akuzoi indirekt opozitën të udhëhequr nga “Aleanca për Serbinë”që arriti të bojkotojë zgjedhjet.Trazirat e fundit në Serbi po tregojnë për një ringjallje të nacionalizmit ekstremist Millosheviçian si dhe atij fetar Serb.Ata nuk jan dakort me rrugën dhe përpjekjet e qeverisë Serbe, për zgjidhjen e problemit të Kosovës, si dhe nuk duan antarësim të Serbisë në Be dhe në NATO, por janë pro aleancës së vjetër me Rusinë. Patriarku Serb Irinej për Kosovën do të deklaronte :”Kosova është Jeruzalemi ynë” dhe se: “Beogradi nuk duhet të heqë dorë nga Kosova, nga lufta për të ruajtur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.” Preidenti Serb dhe të gjithë nacionalistët , duhet të kenë parasysh ultimatumin Amerikan para pak kohësh, nëpërmjet zvëndës sekretarit të shtetit, gjatë një vizite pune në Serbi, bërë presdentit të Serbisë se:” harrojeni Kosovën, integriteti territorial i Kosovës nuk preket,hiqni dorë nga Kosova ose përballuni me pasojat”. Z Miodrag Kreculi anëtar I forumit Serb të Gjermanisë do të shprehej :” Serbisë i mungojnë ide inisjativa dhe vendosmëri dhe nuk do të ketë zgjidhje, derisa konferencat e sponsorizuara nga KB me pjesmarrjen e aktorëve kryesorë dhe respektimin e parimeve ndërkombtare sjell pakënaqësinë e pritjeve të tradhëtuara të Beogradit dhe Prishtinës në një ekulibër.” Patjetër që Serbia duhet të arrijë një marrveshje përfundimtare me kosovën, ku duhet të përfshijë njohjen reciproke, duke ruajtur sovranitetin e dy vendeve. Ka ardhur koha kur Serbia duhet të veprojë dhe të pranojë realitetin a pamohueshëm Kosovar. Çdo ditë që kalon, është në humbje të prespektivës Europiane dhe Amerikane të Serbisë ,kjo do të ishte një largim i pamenduar mirë nga ane e serbisë dhe një vet izolim i saj.Nacionalizmi serb po përpëlitet në ditët e tij të fundit, përball aspiratave të popullit demokrat serb, si dhe këmbënguljes Europiane dhe Amerikane, për tërhejqjen e Serbisë në anën e vendeve demokratike në botë.