“Stuhi” Prilli !
Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, të dekretuara tashmë nga presidenti i republikës, do të jenë patjetër një stuhi e vërtetë si ato të Prillit, me shira të rrëmbyeshëm, me bubullima dhe me shumë të papritura, për partitë dhe për popullin shqipëtar. Dihet që këto stuhi dhe furtuna kanë shoqëruar popullin shqiptar dhe situatën politike në shqipëri qysh në fillimet e para të demokracisë. Re të zeza si ato të prillit kanë mbuluar qysh prej 30 vjetësh skenën politike shqiptare. Zërin gjëmues të “bubullimave” e ka ndjerë tërë kto vite populli shqiptar edhe prapa kurrizit të tij, duke “përpirë” një herë e përgjithmonë shpresat e popullit dhe të rinisë shqiptare, duke mos i dhënë asaj asnjë një fije shprese e shpëtimi. Jehona e kësaj bubullime është dëgjuar deri në europë, e cila ka qenë “skeptike” në lidhje me demokracinë shqiptare dhe reformat demokratike. Një farë krisje ka shoqëruar mardhëniet midis tyre. Kjo re e zezë qëndronte e frikëshme mbi kokat tona. Zhurma për ndryshime në kodin zgjedhor kryesisht për kualicionet parazgjedhore dhe për listat e hapura sapo u miratuan në kuvendin popullor. Të dyja partitë e mëdha kanë nzjerrë armët dhe janë gati të godasin për vdekje njëri- tjetrin. Lufta për pushtetin është një luftë e frikëshme dhe mund të çojë në një konfrontim të rrezikshëm midis anëtarëve dhe militantëve të dy partive të mëdha. Kritika vërehen edhe për opozitën jasht parlamentare, e cila në këto moment parazgjedhore duhet të ishte në parlament, për të dhënë mendimet dhe votën e saj për ndryshimet kushtetuese. Ky largimi i saj nga parlamenti dhe djegia e mandateve po reflektohet sot në punët dhe marveshjet që po bëhen aktualisht për zgjedhjet. Edhe opozita parlamentare konsiderohet nga shumë specialist politik si vegël e Edi Ramës, e cila i duhet atij për të dalë nga situata të vështira me të cilat tani po ndeshet vazhdimisht partia e tij .Parlamenti i shqipërisë votoi me 97 vota pro- për ndryshimet kushtetuese apo 13 vota mbi kurumin e nevojshëm. Pra edhe disa deputetë të opozitës parlamentare votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Kjo gjë ishte larg pritshmërive të gjithkujt! Ata nuk iu bindën urdhërit partiak dhe dolën jashtë rradhëve apo rrjeshtit të partisë së tyre. Disa fanatikë apo militant të sëmurë i cilësuan ata si “tradhëtarë” apo “të shitur” si dhe njerëz “pa dinjitet” dhe si rrjedhim ata u kthyen të jenë tabelë e sulmeve të partive të tyre. Opozita jashtë parlamentare e Lulëzim Bashës është kundra këtyre ndryshimeve kushtetuese, pasi mendon se me kualicione parazgjedhore mund të jetë më e fortë dhe mund të arrijë rezultatin e dëshiruar. Në fakt ky votim nga ndërkombëtarët u quajt legjitim, paçka se nuk u arrit kompromisi i nevojshë dhe i dëshiruar nga partitë në zgjedhje. Mos-dakortësia nga partitë e vogla për këto ndryshime kushtetuese nuk bëhet për “listat e hapura” . Ata janë pro kualizioneve parazgjedhore, cila duke dalë me kandidat të përbashkët me partinë demokratike, u jep shansin atyre të fitojnë ndonjë deputet për në parlament. Por ky bashkim listash të përbashkëta, apo kualicione me emra të përbashkë,do të sjellë padiskutim qefmbetje të anëtarëve apo kandidatëve të partisë demokratike, të cilët duan të kandidojnë nga partia e vet, për kontributin e tyre në këtë parti, si rrjedhimkjo do të sillte përçarje sado të vogël të PD në zgjedhje. Duket qartazi që mardhënjet e presidentit me kryeministrin janë në pikun e tyre të konfliktiit. Presidenti nga partia socialiste është cilësuar si : njeri i sherrnajave, konfliktual dhe kapriçioz ,me një anshmëri të theksuar ndaj qëndrimit instiutiocional që i jep ligji, duke dalë hapur pa pyetur për rolin e tij në mbrojtje të opozitës dhe të ish partisë së tij, me alibinë se gjoja mbron unitetin e kombit shqiptar. Lufta e tij me ambasadorët është një luftë e turpërshmë e cila na diskrediton në sytë e ndërkombëtarëve dhe të europës. Ai mendon se ambasadorët e BE në shqipëri janë vënë në mbrojtje të hapur të edi Ramës dhe kjo gjë mund të jetë sipas tij e rrezikshme në zgjedhje. Janë anatemuar me fjalë “fyese” dhe “ofenduse” ambasadorët, sepse nuk flasin dhe mendojnë si opozita shqiptare, si Knut Flakeshtein apo Varhelyi. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë si një gur prove përpara BE. Etja për pushtet ka bërë që opozita të sëmuret ,kur komisionerët europian tregojnë për arritjet e shqipërisë në rrugën e reformave.Presidenti proteston me militantet e ish partisë së tijë dhe ato të PD. Kërcënimet me shpërndarje parlamenti tregojnë për rrolin destruktiv të tij. Presidenti ka kohë të shikojë se kush duhet te zgjidhet ne PS!! Ai i drejtohet asamblesë të PS duke i kujtuar atyre se:- Ramën nuk e lidh asgjë me socialistët. Sulmet midis tyre vazhdojnë vazhdimisht dhe arrijnë deri tek edhe dëshmorët e luftës. Problem më i rëndësishëm në këtë periudhë zgjedhore janë edhe manipulimi i listave zgjedhore si dhe shit- blerja e votës, fenomene të cilat janë vërejtur vazhdimisht gjatë gjithë periudhës zgjedhore qysh nga fillimi.”Stuhia” ka nisur pothuajse e vrullëshme. Motorrët janë ndezur dhe besoj deri në prill kjo stuhi do vij duke u forcuar dhe nqs nuk e ndalim, ajo mund të shkatërrojë gjith proçesin zgjedhor. Ndoshta zgjedhjet me lista të hapura do ti shërbejë demokracisë në shqipëri dhe pastrimit të figurave parlamentare. Kjo do të bëjë që stuhia e Prillit të ndalet dhe vendi të fitojë qetësin e duhur dhe të ardhmen e tij europiane.