26.5 C
Tiranë
E martë, 26 Maj 2026

 Nga Stiljan DEDJA

 

 Lordi !

 

Lordi është qeni i komshiut tim përballë. Sot ai na ka mbledhur, me rastin e një vjetorit të vdekjes, apo të përvjetorit në ngordhje të qenit të tij të dashur Lordit. Jemi mbledhur këtu, te një lokal në lagje, pranë shtëpis sime : “bar lokal familjari” quhet.Jemi të ftuar unë me gruan, motra e komshiut me të shoqin, motra e gruas komshiut me të shoqin edhe një shoku i tij me gruan.Po pimë kafe dhe mbas saj mora vesh që e shoqja e komshiut ka pregatitur një tortë të madhe dhe sipër ka shkruajtur: “Lordit tim të paharruar”.

Të them të drejtën me gruan bëm pak debat, sepse ajo thoshte, se duhet të hedhim ndonjë lek.- S’kam dëgjuar grua që të hidhen lekë për një qen të ngordhur ! Epo kështu janë rregullat ! I dimë neve gratë këto punë burrë !E pash që po ngulte këmbë shumë dhe hajt pranova! Po sa i thashë? -Po dhjetë mijë lek më tha dmth të vjetra.- Jo i thashë të paktën të hedhim pesëmijë. Përsëri ajo ngulte këmbë te e vetja dhe unë desha s’desha më në fund pranova për dhjetëmijë.Më kujtohet lordi – Ishte një qen i vogël borë i bardhë në trup të vogël me leshra të gjata, që ja mbulonin edhe sytë.Gjithmonë kur hapej dera e tyre, lordi i hovej para fytyrës së tyre, si një vashëz e bukur, me vështrim të lumturuar sikur i thoshte:mirë se erdhët. Komshiu e donte shumë dhe bënte çdo gjë për të.Në qafë i varej një zinxhir floriri i bukur, që edhe shumë njerëz do ta kishin zili, ta mbanin atë.Komshiu e nxirrte herët qysh në 6:30 të mëngjezit, duke bërë shëtitje me të. Një ditë më rrëshqiti goja dhe i thash komshiut se- pse e fuste në krevat atë, por ta linte të paktën aty në një qoshe.- Ç’të duhet ty më tha prerë e di vet se çfarë bëj! Mu zemrua dhe nuk më foli pothuajse një muaj me gjithë gruan e tij.Nuk duronte dot tia shaje lordin.Dukej që ishte përpirë krejt nga një dashuri e madhe për të. Kur bënte vaki që lordi të bënte ndonjë zarar në shtëpi ,dëgjohej e shoqja që shante me fjalë, ai inatosej dhe bënte debat me gruan e tij. Nuk duronte dot asnjë ofendim ndaj Lordit.Mbaj mend para një viti ditën kur Lordi ndërroi jetë – ishte dita më e hidhur dhe më e keqe për komshiun tim, pothuajse një ditë zie. Ata as nuk dolën fare nga shtëpia për rreth një muaj, vetëm kohën kur shkonin në punë dhe nuk i flisnin asnjë komshiu aty në hyrje.Një hidhërim i madh dhe një pamje e mjerë  kishte pllakosur familjen e tij. Mbas ca kohësh kur u qetësuan pak, i them komshiut, që të merrnin një qen tjetër. – Nuk bën vaki më thotë, nuk e ndërroj dashurin e Lordit me ndonjë dashuri tjetër mu përgjegj. Ngela i shtangur në vend! I habitur nga kjo përgjigje dhe nga kjo dashuri e madhe që ndjente ai për qenin e tij Lordin. E çuditëshme ! më dukej si diçka jashtë normales. Mbaj mend, kur vinin për vizitë tek ne komshiu me gruan e tij, gjithmonë flisnin vetëm për lordin e tyre të dashur!Unë mërzitesha jasht mase, sepse nuk bënin muhabet tjetër, por vetëm  për lordin dhe për asgjë tjetër.Kjo gjë më kujtonte edhe motrën time, që kur vinte për vizitë tek ne, dikutonte vetëm për mbesat e saj, duke imituar çdo lëvizje apo thënie të tyre. Tani që edhe unë kam  dy mbesa edhe gruaja ime ku shkon, diskuton me ta vetëm për dy mbesat e saja! Për mbesat e tua mund të diskutosh me pasion, besoj se është normale, por jo për një qen ! Edhe unë i dua kafshët. Shpesh herë kam dashur edhe unë të marr një qen të vogël ,por besoj se nuk do t’ia kaloja kurrë dashurisë së komshiut për Lordin!

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.