14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

                                 Këta politikanë të “rruajnë mjekrën” !

 

 

Kjo shprehje është plotësisht e vërtetë dhe e saktë, jo vetëm për politikanët tanë këtu në shqipëri, por edhe për ata në vendet më të demokratizuara të botës. Fakt është, që politikanët e të gjitha vendeve në botë, kanë tipare të përbashkëta dhe të përafërta me njeri- tjetrin, gjë të cilën ia dikton të qënit pjesë e politikës, si dhe  politik-bërja dhe kushtet e zbatimit të saj.Por politikanët shqiptarë kanë disa gjëra pak ndryshe nga politikanët europianë.Këta  tanët nuk i nështrohen asnjë ligji dhe nuk njohin asnjë rregull. Për realizimin e qëllimit të tyre ata janë gati të shkelin çdo vendim apo ligj, që e kanë miratuar po ata vetë.Tek politikanët tanë gjen vend shprehja :” të rruajnë mjekrën”, ndërsa për vete shumë prej tyre na “mbajnë mjekër”. Ata janë të zot të rruajnë mjekrën e njeri- tjetrit !Në fakt edhe me mjekrën e vet nuk para merren, por vetëm kanë qef të merren dhe “të rruajnë mjekrën” e të tjerëve. Edhe të veten nuk dinë ta trajtojnë siç duhet, në shumicën e rasteve mjekra e tyre vjen në disa vënde në gri dhe në disa vënde e bardhë, disa të tjerë në gri dhe në të verdhë. Në fakt mjekra mbahet për besim apo për modë, si dhe për tu treguar si filozof apo mendimtarë me dituri të thella në çdo fushë . Në fakt ka një shprehje shumë të goditur ku thuhet : – Mjekra krihet katundi digjet! Edhe këta politikanët tanë  po merren shumë me mjekrën e tyre apo edhe me mjekrën e të tjerëve, kur Shqipëria po digjet dhe ka problemet e saj. Politikanët tanë me çfarë kuptohet, nuk preferojnë ta mbajnë mjekrën e tyre për qejf, apo për besim sipas rregullave të librave të shenjtë, por ata duan ta mbajnë mjekrën e tyre për tu dukur si filozovë apo mendimtarë të thekur për të cilët “ka nevojë atdheu” apo kombi.  “Të rruajnë mjekrën” do të thotë ta heqin burrërrinë dhe të lenë të çvreshur. Nqs ata e mbajnë mjekrën për këtë arsye, ata duhet të na na japin mendime të pjekura dhe të rëndësishme dhe të vlefëshme në parlament, ose siç thotë populli: të mos i bjetë fjala në tokë.Në Athinën e lashtë drejtuesit e vendit të cilët ishin edhe filozofë, mbanin mjekër, pasi ata vërtetë me idetë dhe mendimet dhe kontributin e tyre ishin të vlefshëm në përparimin e vëndit të tyre. Politikanët e sotëm shqiptarë mbajnë mjekër si filozofët e lashtë Athinas, apo të kontinenteve të tjera, por vetëm që as nuk I afrohen fare atyre në drejtim të ofrimit të diturive dhe përvojës së tyre,  për të bërë një shtet demokratik me parime të larta të zbatueshme në jetën shqiptare. Këta  tanët as që e mendojnë fare kontributin që ju takon si të zgjedhur të popullit, por vetëm mendojmë të çvasin sadopak nga pasuria e vlefëshme e këtij populli të varfër.Të mos japësh asnjë kontribut të vlefshëm, por vetëm të demostrosh “varfëri” në mendime e tua të papjekura dhe aspak të kualifikuara, është pak e çuditëshme, sepse ata nuk e justifikojnë mjekrën e filozofit të ditur, që ata mbajnë.Ku ta gjente ky populli ynë shqiptar që politikanët tanë të ishin filozofë të mençur me një mjekër të gjatë!Mjekra e tyre e palarë, e palyer dhe e pakrehur, lë një shije të keqe në opinioinin popullor shqiptar dhe atë europian. Do ishte shumë bukur që socialistët të kujdeseshin për mjekrën e tyre dhe ta lyenin mjekrën me një boj rozë, ndërsa demokratët me një bojë blu dhe LSI-ja  ta lintnte mjekrën ashtu siç e ka të bardhë të palyer at’here do të kompletohej flamuri Francez. Ky servilizëm i bukur do ti pëlqente dhe do ta joshte Francën. Ajo do të gëzohej shumë dhe jamë i bindur që do të influenconte pozitivisht në hapjen e negociatave me shqipërinë. Dikush mund të thotë: ti lyejm mjekrat sipas flamur Gjerman, gjë e cila do të ishte në fakt e njejta gjë, por vetëm se Gjermania është më pozitive konkretisht me shqipërinë për çdo lloj problemi.Sipas qendrës së kontrollit të sëmundjeve në SHBA: mjkra në këtë periudhë pandemie nuk është e këshillueshme pasi ajo del jashtë maskës e cila na mbron nga korona virusi. Në fakt është një fjalë e urtë popullore :” lëshofsh mjekër “ me kontekst biblik, për ata persona që zoti I detyron të mbajnë mjekër, si një besnikëri ndaj tij.Por këta plitikanë nuk të lënë të rrisësh mjekër (me kuptimin figurative të fjalës) sepse mjekër duan të kenë vetë ata, të duken si filozofë dhe mendimtarë të mëdhenj.Shumë nga poplitikanët tanë janë të stërvitur prej vitesh të godasin kolegët e tyre, me anë të prapaskenave të sajuara nga ata vetë. Ata karakterizohen nga arroganca dhe babëzia. Këta politikanë janë të dehumanizuar. Ata nuk njohin asnjë lloj etike dhe qytetarie.Fjalori i tyre është banal edhe fyes. Lufta për pushtet ka arritur kulmin e vet sidomos tani që po afrohen gjithnjë e më shumë zgjedhjet e përgjithëshme të 25 prillit .Lufta e tyre midis njëri tjetrit duket edhe në përpjekjet e ethëshme që ata po bëjnë për tu zgjedhur deputet në partitë e tyre.Lufta e bërrylave është e ashpër dhe e sofistikuar. Të gjithë ata që “të rruajnë mjekrën” janë grumbulluar rreth kryetarit të partisë , sepse edhe megjithse u ndërrua sistemi dhe u bë me lista të hapura, përsëri vendosjen e çdo personi në listat e kandidatëve e ka po kryetari i partisë. Nuk të mbush mendjen ajo, që zgjedhja u bë nga anëtarët e partisë. Në fakt autoriteti i kryetarit i imponohet edhe një pjesë të madhe të drejtuesve të partive në rrethe.Lufta e tyre midis njëri tjetrit do të vazhdojë përsëri edhe më e fortë edhe pas zgjedhjeve. Në fakt pushteti është edhe më i ëmbël se një vend në parlament, pasi ai të jep favore, forcë, të jep karrike dhe çështë më e rëndësishmja ai të jep të “korra”.Prandaj lufta për të rruar mjekrën e njëri- tjetrit do të vazhdojë pasi vetë politika është ndërtuar e tillë, kështu funksionon ,prandaj edhe shumë intelektualë të spikatur në fusha të caktuara, nuk kanë njohurit e duhura dhe nuk e praktikojnë dot luftën e bërrylave dhe të “mjekrës së rruar”.Shumë nga ata sot qëndrojnë indiferentë ndaj politikës, duke mos u lejuar të japin kontributin e tyre të specializuar, në lidhje me problemet e shumta të periudhës që po kalojmë.

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.