Serbia duhet t’i përdorë njohjet e reja,si një justifikim për
njohjen e kosovës.
Njohja e shtetit të Kosovës nga izraeli, ka hapur polemika të mëdha në: europë, lindjen e mesme, turqi e gjetkë. Kjo po tregon, që njohja e kosovës nga Serbia është e pashmangëshme, nuk mund të ndalet. Duket që fundi po vjen. Dihet botërisht, që Serbia e ka humbur kosovën, sepse ky është vullneti i popullit të Kosovës, Amerikës, Europës dhe i vendeve demokratike në botë. Edhe Serbët, si ata në pushtet por edhe populli i thjeshtë kanë kuptuar, që Kosova nuk është më e tyre, por e popullit të vet kosovar. Ata e kanë të vështirë të ulin kokën dhe ta pranojnë këtë fakt, por do jenë të detyruar nga njohjet e reja që po vijnë. Me masakrat e tyre ndaj popullit Kosoves serbët e kanë humbur përfundimisht të drejtën të jetojn bashkë në vëllazëri me këtë popull; vrasjet dhe torturat nuk mund të harrohen kollaj.Vetëm njerëzit e sëmurë në Serbi janë akoma të verbër për ta kuptuar këtë gjë.Një popull me dhunë nuk mund të mbahet gjatë. Të gjithë në Serbi pranojnë, që mos- njohja e kosovës, po pengon integrimin europian të tyre, por e vërteta është se ata e kanë të vështirë ta pranojnë tani për tani shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ata pak njerëz që duan ta pohojnë këtë gjë, nuk mund të deklarohen, pasi do të emërtoheshin nga nacionalistët serbë si;tradhëtarë apo të shitur te Amerikanët.Sipas një ankete në Serbi; pranimi i pamvarësisë së kosovës pa asnjë lëshim të palës tjetër, është i papranueshëm për shumicën e qytetarëve Serbë.Sipas asistent profesorit në fakultetin e shkencave politike në Beograd Kristiç:- çështja e kosovës shihet si pjesë e rëndësishme e identitetit Serb.Edhe skenari i përfitimit të katër komunave veriore, apo asociacioni i komunave në jug dhe manastiret të pëfitojnë status eksteritorialiteti;është i paparanueshëm nga një përqindje e madhe e popullit Serb.Shumica e qytetarëve Serbë nuk janë të qartë për politikat që duhet të ndjekë shteti i tyre ndaj Kosovës. Shumë nga serbët flasin për kompromis, por në fakt nuk dinë se për çfarë! Edhe pala tjetër, ajo kosovare, nuk dëshiron të bëjë asnjë lëshim në kërkesat e Serbëve. Problemi i qasjes së popillit serb ndaj këtij problemi duket se është i vështirë . Deklarohet nga të dyja palët që; bashkjetesa midis dy popujve është e pamundur.Serbia po humbet kohë dhe po vonon. Çdo vonesë është në dëm të aspiratave europiane të saj.Sipas gazetës serbe “Danas”, një prej deputetëve të Bundestagut gjerman, të partisë në pushtet ka deklaruar se:- gjermania nuk do të ratifikojë marveshjen për pranimin e Serbisë në BE, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën Kombeve të Bashkuara. Me inisjativën e ish presidentit Amerikan Tramp, Izraeli dhe Kosova kanë vendosur mardhënie diplomatike midis tyre.Sipas kësaj marveshje prishtina do të hapë ambasadën në jeruzalem ( Bejtul- Mokades ), e cila është kritikuar nga BE, ku sipas saj bie në kundërshtim me politikat e saj dhe vendimet e OKB dhe ka kërkuar që Kosova ta rishohë këtë vendim. Ky vendim i Kosovës tregon se Kosova ka aleat më të ngushtë Amerikën dhe pastaj Europën.Kuptohet, që drejtues të pushtetit në Serbi, apo edhe ato partiak nqs do të ndërmernin ndonjë hap për njohjen e kosaovës, do të humbisnin menjëherë pozicionin e tyre politik dhe partiak.Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për kosovën dhe metohinë Petar Petkoviç shprehet se :” egzistojnë projekte që janë dënuar edhe se para të fillojë zyrtarisht realizimi i tyre, e tillë është ëndra e Ramush Haradinaj për të detyruar Beogradin të njohë Kosovën, si dhe ëndërrat e vjetra për krijimin e projektit të Shqipërie e madhe”. Sipas z Petkoviç:- pak ditë më parë zoti Haradinaj ka kushtëzuar NATO-n dhe BE-n për të krijuar “ Shqipërinë e madhe”, në rast se nuk marrin antarësimin e plotë për tre vjet dhe se ata do të bashkohen, nqs se edhe Aleksandër Vuçiç nuk e njeh kosovën.Dhe vazhdon se “Ai e di shumë mirë, që presioni ndaj presidentit të Serbisë është i kotë, kur bëhet fjalë për dëshirat e dikujt për njohjen e të ashtuquajturës Kosova”. Përsëri gazeta serbe” Danas” do të shkruante :- Duke komenuar deklaratën e ish kryeministrit të kosovës dhe të udhëheqësit të aleancës për armërinë e kosovës, z Ramush Haradinaj rreth bashkimit të të gjithë shqipëtarëve, Vuçiç tha se Haradinaj është “ I rrezikshëm, i cili nuk gënjen kur flet për bashkimin e kosovës me shqipërinë.” Vuçiç tha se :- gjërat po ndërlikohen rreth kososvës dhe Metohisë dhe republikës Srpska (RS) , ata shkojnë me të gjatë gjithë kohës; pyetja e vetme është se kur do të arrijnë në mur ? Pas letrës së presidentit amerikan Biden Vuçiçit me rastin e festës së serbisë, ai do të deklaronte se :” Nuk është e këndëshme “, gjë që është e qartë që politika e jashtëme amerikane do të shkojë në drejtim të njohjes së pamvarësisë së kosovës.Hoti kandidat për krye- ministër i aleancës demokratike të kosovës ( LDK) do deklaronte :” Integriteti territorial i kosovës nuk është për shitje dhe nuk është i negociueshëm, as nuk ka harta ose thika. Partnerët tanë garantuan më 4shkurt në “zyrën ovale” dhe sot me një letër nga presidenti Biden” .Ai vazhdon se: “letra e sotme nga presidenti Biden vulosi partneritetin që kemi ndërtuar me ShBA”.Deputeti i parlamentit europian Mandl do shprehej sipas gazetës exspres se:” njohja nga izraeli i kosëvës është një mesazh i qartë për shtetet e BE-së, që akoma nuk e kanë njohur kosovën. Shteti i izraelit do ta njohë republikën e kosovës që është shteti më i ri në europë. Kjo do të thotë shumë për mua, meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë , Izraelit dhe kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të europës, të cilët nuk e kanë njohur akoma pamvarësinë e kosovës”. Dihet që njohja e kosovës dhe Izraelit ka ardhur si rezultat i marveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në Uashington mes kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e ish-presidentit të SHBA-së Donald tramp. Pamvarësinë e kosovës e kanë njohur 117 vende. Serbia e njeh me trishtim njohjen e kosovës nga izraeli. Edhe ato shtete të cilat nuk e kanë njohur kosovën, kanë problemet e tyre të mbrendëshme duke parë pasojat që mund t’iu shkaktojë atyre kjo njohje. Edhe presidenti Palestinez Mahmoud Abbas, në një intervistë për BIRN-in do të shprehej :” Ne kemi mardhënie të mira me Kosovën, por ne nuk do të ndërhyjmë në konfliktin midis vendeve. Ne distancojmë veten dhe qëndrojmë larg nga të gjitha konfliktet, sepse ne nuk dëshirojmë të jemi këtu apo atje”. Më 2 shkurt të 2007 i dërguari special për statusin e kosovës z Martti Ahtisari dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe beograd për “pamvartësinë e kushtëzuar të kosovës”, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pamvarur kosovar. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh kosova u shpall e pamvarur më 17 shkurt të 2008. Më 22 korrik 2010 gjykata ndërkombëtare e drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshilll-dhënës, se :- pamvarësia e kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të ligjit ndërkombëtar. Shumic a e vendeve anëtare të BE e kanë njohur pamvarësinë e kosovës, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Ata kundështuan mënyrën e shpalljes së pamvrësisë.Afganistani është shteti i parë që ka njohur Kosovën si “shtet të pamvarur”.Populli i ndershëm serb e pranon pamvarësinë e kosovës, sepse e di se ç’tragjedi i ka sjellë shteti i tyre popullit kosovar.Kriminelët serbë që janë në pushtet ose jo, po pengojnë demokratizimin dhe europianizimin e serbisë,por ajo kohë pashmangësisht do të vijë.Forcat përparimtare në serbi duan njohjen e kosovës, por opinioni i mbrendëshëm nacionalisto- ekstremist nuk i lejon ata të ndërmarin një veprim të tillë.Proçesi i njohjes së shumë vëndeve të shtetit të kosovës, është në favor të forcave përparimtare serbe,dhe i nxit ato për të detyruar forcat exstremiste në serbi, që sa më parë të njohin kosovën dhe të ecin me shpejtësi në rrugën europiane të saj.Serbët nacionalistë duhet ta dinë mirë, se nuk mund të dalin kundra vullnetit të vëndeve demokratike në botë.Nqs mendojnë “për serbinë” dhe” jo për pushtetin” e tyre siç deklarohen, ata duhet t’i përdorin njohjet e reja të shtetit të kosovës, si një justifikim për kthesën që duhet të ndërmarin në drejtim të njohjes sa më parë të kosovës.


