I bie fyellit në një vrimë !
Jam poet, këngëtar,
Shkruaj vargje dashurie,
Kur më djeg i madhi zjarr,
Kap fyellin dhe i bie !
Vajzës, që shumë e dashuroj,
puthjeve të zjarrta pa pushim,
Dashurisë,asaj ndjenje i këndoj,
Që më fal, të vetmin ledhatim !
Jeta nuk ka, vetëm diellin në agim,
Por ka dhe plot gjëra ngushtësie,
Pse pra këndon pafund ky fyelli im
Vetëm, të bukurat, këngë dashurie ?
Nuk është vetëm dashuria,
Që ndjeshëm të trazon,
Ka dhe të tjera njerëzia
Qe bashkë me jetën shkon!
Po përtej dashurisë,
A ka ndonjë tjetër gjë ?
A i këndohet, miqësis, shoqëris,
Apo dashuria vetëm një ?!!
Një ditë, fyelli nga dora më ra ;u thye
Dhe ngeli vetëm me një vrimë
Përsëri dashuria në timen krye
Bie në atë fyellin me një vrimë !